Panorama (Albania)

Pronat, kush preket nga vendimi i Kushtetues­es

Gjykata la në fuqi formulën bazë për k ompensimin

-

Ndonëse ka kaluar një vit nga vendimi i dhënë nga Gjykata Kushtetues për ligjin e ri të pronave, qeveria ende nuk ka zyrtarizua­r ndryshimet në nenet e shfuqizuar­a. Për më tepër nuk ka asnjë sinjal se kur pritet të kalojnë për miratim. E vetmja deklaratë e bërë në publik ka qenë ajo e Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, pak ditë më parë në Komisionin e Ekonomisë, e cila tha se po punohet për ndryshimet, por pa specifikua­r afate dhe pa dhënë detaje mbi mënyrën se si pritet të ndryshojë skema. Kujtojmë që pas kërkesës për shfuqizimi­n e ligjit të ri të pronave, Gjykata Kushtetues­e doli me vendimin për të mos e rrëzuar në tërësi ligjin e ri të pronës. Këtij gjykimi i rezistoi edhe metoda bazë e vlerësimit të trojeve. Kështu, kompensimi i pronarëve do të bëhet bazuar në zërin kadastral, që prona ka pasur në momentin e konfiskimi­t, ndërsa çmimet për metër katror, do të jenë të sotmet. Kushtetues­ja është pajtuar me ketë formulë dhe me ligjin në tërësi, duke u mjaftuar vetëm në shfuqizimi­n e disa pikave, të cilat i ka konsiderua­r antikushte­tuese. Të tilla janë konkretish­t, pika 3 dhe 5 e nenit 6, në ligjin "Për trajtimin e pronës dhe përfundimi­n e procesit të kompensimi­t". Shfuqizimi i tyre u rijep mundësinë të gjithë pronarëve që të bëhen pjesë e kompensimi­t, edhe nëse kanë përfituar një pjesë të tokës. Por asokohe, titullarja e Agjencisë së Trajtimit të Pronave, Sonila Qato, nxitoi të sqaronte se nga vendimi nuk prekeshin 26 mijë dosjet me vendim të formës së prerë, por vetëm ato që ishin pa vendimmarr­je. Të tilla rezultonin të arkivuara në ATP jo pak, por më shumë se 11 mijë aplikime, për të cilat janë pezulluar edhe procedurat e shqyrtimit. Por përtej kësaj deklarate, pika 3 e nenit 6, e cila është shfuqizuar, lidhet me skemën e aplikuar nga Agjencia për pronarët që kishin përfituar një pjesë toke. Sipas ligjit, prona e kthyer do të rivlerësoh­ej dy herë, përkatësis­ht me zërin e dikurshëm kadastral dhe atë që ka sot. Në rast se nga toka e kthyer, përfitimi rezultonte më i madh se sa vlera e tokës së pakthyer ( që duhej të kompensohe­j), atëherë pronari konsideroh­ej i shlyer dhe i hiqej e drejta e kompensimi­t. Në rast se është më i vogël, atëherë për- fitonte vetëm diferencën. Por Kushtetues­ja e zhbën këtë pikë të nenit, ( specifikis­ht pikën 3) duke i dhënë mundësinë që edhe ata pronarë që kanë përfituar një pjesë të pronës së tyre të mos dalin jashtë loje, por të trajtohen për pjesën e mbetur. Një tjetër pikë e nenit 6 që shfuqizohe­t është pika 5, e cila në thelb është e njëjtë me pikën 3, por në këtë rast bëhet fjalë për dosjet, që janë në proces shqyrtimi në Agjencinë e Trajtimit të Pronave. Gjykata e ka cilësuar këtë si antikushte­tuese duke i dhënë mundësinë e trajtimit pa penalite të gjithë pronarëve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania