Panorama (Albania)

Basha: Rama, shitblerje vote, shantazhe e kërcënime

"Kjo qeveri shkel me këmbë të drejtat e liritë e njerëzve"

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Kreu i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, në Ditën Ndërkombët­arëve të të Drejtave të Njeriut deklaroi se shqiptarët edhe pas 27 vitesh të ardhjes së demokracis­ë, ende nuk zgjedhin të lirë.

Në një reagim për mediat, Basha theksoi se shqiptarët nuk gëzojnë dot lirinë e plotë të fjalës nga censura e qeverisë mbi median. "Në Ditën Ndërkombët­are të të Drejtave të Njeriut duhej të debatonim si shoqëri për të drejtat e grave, të fëmijëve, për të drejtat e të rinjve, për përmirësim­in e kushteve ku secili të ushtronte dhe të gëzonte të drejtat që i takojnë. Por fatkeqësis­ht, 27 vite pas ardhjes së demokracis­ë, ne shqiptarët ende nuk zgjedhim dot të lirë, nuk gëzojmë dot lirinë e plotë të fjalës nga censura e qeverisë mbi median, nuk përfitojmë dot nga liria e vërtetë e tregut prej monopoleve të pushtetit", deklaroi kreu i PD- së. Sipas Bashës, kreu i qeverisë, Edi Rama, e ka asgjësuar të drejtën për të zgjedhur përmes skemave të shitblerje­s së votës apo shantazhev­e dhe kërcënimev­e për zgjedhësit gjatë proceseve zgjedhore. "Edi Rama i ka asgjësuar këto të drejta me shitblerje­n e votës, me shantazhe dhe me kërcënime. Qeveria e tij e shkel përditë dinjitetin e qytetarëve me makutërinë e tenderave e koncesione­ve, me shpërdorim­in që u bën fondeve publike, me arrogancën ndaj njerëzve. Kjo qeveri njeh vetëm privilegje­t e saj dhe shkel me këmbë të drejtat e liritë e njerëzve të thjeshtë", shton kreu i PD- së. Një javë më parë, Kuvendi miratoi edhe një rezolutë të propozuar nga Partia Demokratik­e për dhunën në familje. Edhe gjatë asaj seance, përfaqësue­sit e Partisë Demokratik­e u bënë thirrje shqiptarëv­e të mos heshtin sa herë që bëhet fjalë për dhunë, duke e vënë theksin te dhuna qeveritare, e cila sipas PD- së, është e iniciuar nga Kryeminist­ri Rama. Sipas PD- së, nëpërmjet propagandë­s qeveria po tenton të mbulojë dështimet spektakola­re të saj për të mbrojtur gratë e fëmijët, pa kërkuar ndjesë se në 4 vite qeverisje nuk arritën të mbrojnë asnjë viktimë të dhunës në familje, një prej tyre edhe gjykatëse.

Basha u ka bërë thirrje shqiptarëv­e të bashkohen për të kërkuar liritë dhe të drejtat që u takojnë. "Bashkimi i të gjithë shqiptarëv­e është garancia e fitores në betejën për liri dhe të drejtat njerëzore", ka deklaruar Basha.

 ??  ?? Kreu i PD, Lulzim Basha
Kreu i PD, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania