Panorama (Albania)

PD feston 27- vjetorin e themelimit, ftesa edhe për PS- në dhe LSI- në

-

Partia Demokratik­e do të festojë sot në Pallatin e Kongreseve 27- vjetorin e themelimit të saj. PD ka përfunduar shpërndarj­en e ftesave për ceremoninë që do të zhvillohet në orën 18: 00 dhe në të cilën pritet të marrin pjesë personalit­etet më të larta të Partisë Demokratik­e që nga krijimi i saj. "Kryetari i Partisë Demokratik­e z. Lulzim Basha ka nderin t'ju ftojë në pritjen e organizuar me rastin e 27- vjetorit të themelimit të Partisë Demokratik­e të Shqipërisë. E hënë, 11 dhjetor 2017, ora 18: 00 në Pallatin e Kongreseve Tiranë", shkruhet në ftesat e firmosura nga kryedemokr­ati Basha për ceremoninë e sotme. Burime nga Partia Demokratik­e pohojnë se ftesa për këtë 27- vjetor të themelimit të PD- së kanë shkuar edhe për Partinë Socialiste dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim. Të kontaktuar nga "Panorama", eksponentë të lartë të Partisë Socialiste kanë konfirmuar se do të kenë përfaqësue­sin e tyre në këtë përvjetor të demokratëv­e, por emri pritet të vendoset gjatë mbledhjes së sotme të Grupit të PS. Ndërkohë që LSI, pas bashkëpuni­mit të fundit të nisur me PD- në përmes Fronit Opozitar, pritet të përfaqësoh­et në nivelet më të larta në ceremoninë e 27- vjetorit të PDsë përmes kryetares Monika Kryemadhi dhe kreut të Grupit të LSI- së, Petrit Vasili. Burime nga PD bëjnë me dije se ftesa janë dërguar për të gjithë themeluesi­t, personalit­etet dhe kontribuue­sit ndër vite për forcën kryesore të së djathtës në vend. Ky 27vjetor i gjen demokratët me zhvillime të rëndësishm­e brenda tyre, ku pas humbjes së zgjedhjeve të 25 qer- shorit, disa rryma brenda PD- së kanë kërkuar ndryshime të forta statusore dhe largimin e kreut të PD- së, Lulzim Basha. Kreu i PD- së ka deklaruar se gjatë muajve në vazhdim, në përfundim të analizës së brendshme që po kryhet për humbjen në zgjedhjet parlamenta­re, do të nisë një proces për hapjen dhe bashkimin e partisë. Bashkimin e demokratëv­e e ka kërkuar publikisht edhe lideri historik i PD- së, Sali Berisha, i cili në disa dalje publike u ka kërkuar ish- funksionar­ëve të lartë të PD- së të lënë mëritë dhe të bashkëpuno­jnë për fitoren e PDsë në zgjedhjet e ardhshme.

 ??  ?? Nga ceremonia e 26- vjetorit të themelimit të PD
Nga ceremonia e 26- vjetorit të themelimit të PD
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania