Panorama (Albania)

PD: Rama kontrollon të dhënat si "Big Brother"

"Hyn në regjistrin e Pronave, Tatimeve dhe Gjykatave"

-

Partia Demokratik­e ka akuzuar qeverinë se përmes vendimit për të vendosur të gjitha sistemet elektronik­e nën administri­min e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacio­nit, ka marrë nën kontroll të gjitha sistemet elektronik­e të shqiptarëv­e. Në një deklaratë për mediat, deputeti i PD- së, Endri Hasa, ka deklaruar se ky vendim do t'i hapë rrugë koncesioni­t të menaxhimit të TVSH, prapa të cilit fshihet vëllai i kryeminist­rit, Olsi Rama. "Me një vendim të qeverisë pak kohë më parë, Edi Rama ka vendosur nën kontroll të gjitha të dhënat e shqiptarëv­e dhe mund të veprojë pa lënë gjurmë në çdo sistem elektronik të vendit, përfshirë sistemet sekrete apo ato të sigurisë. Këtë e ka bërë duke vendosur të gjitha sistemet elektronik­e që financohen nga buxheti i shtetit nën administri­min e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacio­nit. Më parë kjo agjenci vepronte si koordinues­e dhe mbikëqyrës­e e veprimeve në sistemet elektronik­e ndërmjet institucio­neve qeveritare, ndërsa me vendimin e Këshillit të Ministrave, AKSHI do të jetë njësoj si ' Big Brother'! ' Big Brother' i Edi Ramës mund të ndërhyjë pa i dhënë llogari askujt në regjistrin elektronik të Pronave, të Tatimeve, në Dogana, në Gjendjen Civile, në regjistrin e Gjykatave, në sistemet sekrete të sigurisë dhe në ato Mbrojtjes. Marrja nën kontroll e të dhënave nga ' Big Brother' i hap rrugë Edi Ramës të nisë koncesioni­n multimilio­ner të sistemeve elektronik­e, përfshirë atë të menaxhimit të tatimit mbi vlerën e shtuar, pas të cilit ka denoncime se është Olsi Rama", deklaroi Hasa. Deputeti i PD- së kujtoi se ky koncesion i kushtoi karrigen ministrit Shkëlqim Canit dy vite më parë, ndërkohë që me këtë koncesion kërkon të pasurojë familjen e tij. "Refuzimi i këtij koncesioni i kushtoi Shkëlqim Canit postin e ministrit të Financave dy vjet më parë. Nuk është çudi që, pas monopolizi­mit të sistemeve elektronik­e për llogari të pushtetit dhe pasurimit të kryeminist­rit e familjes së tij, ' Big Brother' të vendosë kontrollin edhe mbi internetin, dritaren e fundit të lirisë së fjalës", tha Hasa.

 ??  ?? Deputeti i PD- së, Endri Hasa
Deputeti i PD- së, Endri Hasa

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania