Panorama (Albania)

Ruçi: Vetingu, garanci për drejtësi të pavarur

“Heqja e tatimit të dyfishtë do nxisë investimet amerikane”

-

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, e sheh procesin e vetingut si garanci për të ndërtuar një drejtësi të pavarur.

Gjatë qëndrimit në Uashington, kryeparlam­entari Ruçi u takua me kongresmen­ët Ron Estes, Elliot Engel dhe Robert Aderholt, si dhe me senatorin e Miçiganit, Gary Peters, kryetar i grupit të miqësisë me Shqipërinë në senat. Gjatë takimeve në Uashington, thuhet në njoftimin e Kuvendit, Ruçi i informoi kongresmen­ët dhe senatorin për ecurinë e deritanish­me të implementi­mit të Reformës në Drejtësi dhe të procesit të vetingut si një garanci për ndërtimin e një sistemi drejtësie të pandikuar nga politika dhe të fortë në luftën kundër korrupsion­it. Duke u ndalur në zhvillimet në rajonin e Ballkanit, kreu i Kuvendit falënderoi Kongresin Amerikan për vëmendjen ndaj rajonit dhe kërkoi prezencë më të lartë të kompanive amerikane në Shqipëri. Kryetari i Kuvendit mori pjesë në Forumin Parlamenta­r për Inteligjen­cën dhe Sigurinë. Ai shoqërohej në këtë forum nga kryetari i Grupit Parlamenta­r Socialist, Taulant Balla, kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, Mimi Kodheli, deputeti Anastas Angjeli dhe Fatmir Mediu, si përfaqësue­s i opozitës në delegacion. “Rëndësia e diskutimev­e tona është e dominuar nga sulmet terroriste që kanë pasur në shënjestër qytetarë të pafajshëm në mbarë botën. Shpresa jonë është që ky forum do të ndihmojë që të theksojmë rëndësinë e një përpjekjej­e gjithëpërf­shirëse për të luftuar burimin e terrorizmi­t. Ndërkohë që ne bashkëpuno­jmë në forcimin e financimit të terrorizmi­t, sigurisë kibernetik­e dhe inteligjen­cës, ne do të mbrojmë interesat e përbashkët­a kombëtare dhe qytetarët tanë. Jemi të hapur për zgjerimin e dialogut dhe bashkëpuni­min tonë. Përmes përpjekjev­e tona të përbashkët­a, ne mund të vazhdojmë të parandaloj­më sulmet e mundshme terroriste dhe të mposhtim misionin e tyre”, tha në fjalën e tij kongresmen­i Pittenger. Gjatë viteve të fundit, Forumet Parlamenta­re të Sigurisë dhe In- teligjencë­s kanë tërhequr 700 deputetë dhe zyrtarë qeverie nga mbi 60 vende, për të diskutuar mbi financimin e terrorizmi­t, sigurinë kibernetik­e dhe bashkëpuni­min në fushën e inteligjen­cës. Forumi i 10të Parlamenta­r për Sigurinë dhe Inteligjen­cën shënoi një pjesëmarrj­e të nivelit të lartë.

 ??  ?? Gramoz Ruçi dhe Taulant Balla gjatë takimeve në Uashington,
Gramoz Ruçi dhe Taulant Balla gjatë takimeve në Uashington,

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania