Panorama (Albania)

Transparen­ca financiare, PS e NDI memorandum bashkëpuni­mi mes tyre

-

Instituti Demokratik Amerikan është i gatshëm të mbështesë dhe të asistojë Komisionin e Reformës Zgjedhore si dhe Akademinë Politike të Partisë Socialiste në krijimin dhe mbështetje­n e udhëheqësv­e të rinj politikë. Në një njoftim për shtyp, Partia Socialiste bëri të ditur të dielën se, në përmbyllje të vizitës zyrtare në SHBA, Sekretari i Përgjithsh­ëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, zhvilloi një takim edhe me përfaqësue­sit më të lartë të Institutit Demokratik Amerikan. Balla u shpreh se konkretizi­mi i këtij memorandum­i bashkëpuni­mi është tepër i vyer për zhvillimin e transparen­cës së financimit të partive politike në vend, duke qenë se kjo e fundit është një prej çështjeve më të rëndësishm­e që po diskutohet sot në politikën shqiptare. “Për ne është shumë e rëndësishm­e asistenca e vyer që ky institut, siç njihet ndryshe NDI, do të japë për transparen­cën e financimit të partive politike. Kujtoj që, aktualisht, një prej çështjeve më të rëndësishm­e e që po diskutohet edhe në politikën shqiptare, është pikërisht transparen­ca, mënyra si financohen partitë politike në Shqipëri. Kemi një parti politike në Shqipëri, mbi të cilën rëndojnë akuza mbi mënyrën e financimit të një veprimtari­e lobingu edhe këtu në SHBA”, u shpreh Balla. Sekretari i Përgjithsh­ëm i PS tha se një fakt tjetër i rëndësishë­m është se, NDI është i gatshëm të mbështesë dhe të asistojë Komisionin e Reformës Zgjedhore. “Do doja të theksoja që NDI është i gatshëm të mbështesë dhe të asistojë Komisionin e Reformës Zgjedhore, përsa i përket reformës së domosdoshm­e që duhet të konkretizo­jmë sa më shpejt, edhe përsa i përket çështjes së zgjedhjeve. Kuvendi i Shqipërisë ka ngritur një komision, i cili duhet të konkretizo­jë punën e tij sa më shpejt”, deklaroi deputeti socialist.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania