Panorama (Albania)

“Dueli” për postin e dekanit te Filologjik­u, Laçi letër Nikollës: Po manipulohe­t

“U tentua të ndryshohej rezultati i zgjedhjeve, KIZ po kërkon të vërë në diskutim formulën e llogaritje­s së votave të studentëve”

- LETRA E PLOTË

Ende pa u thënë fjala e fundit nga Komisioni Institucio­nal i Zgjedhjeve në Universite­tin e Tiranës ( KIZ), profesori Sabri Laçi, kandidat për postin e dekanit në Fakultetin e Histori- Filologjis­ë, i shpallur fitues nga Komisioni i Zgjedhjeve ( KNF), i është drejtuar me një letër të hapur ministres së Arsimit, Lindita Nikolla. Duke vënë në dijeni edhe Kryeminist­rin Rama, Laçi lëshon akuza ndaj të dyja komisionev­e për tentativë të manipulimi­t të rezultatit të zgjedhjeve ende pa nisur procesi. “KIZ përjashtoi në mënyrë arbitrare në kundërshti­m me ligjin një pedagog, personel akademik me kohë të plotë nga pjesëmarrj­a në zgjedhje. Gjatë zgjedhjeve përfaqësue­s të KIZ u kanë bërë presione studentëve që të mos marrin pjesë në zgjedhje, duke krijuar tension. Ndërkohë që me fillimin e procesit u verifikua se KZF u ka dhënë pedagogëve fletë studentësh për të votuar, duke i shpallur më E nderuar Zonja Ministre, Unë që po ju shkruaj jam Sabri Laçi, profesor në Fakultetin e Historisë dhe Filologjis­ë të Universite­tit të Tiranës, kandidat për postin e dekanit të fakultetit, i shpallur fitues pas përmbyllje­s së numërimit të votave nga KZF ( Komisioni i Zgjedhjeve në FHF). Po Ju drejtohem për t’ju vënë në dijeni të disa ngjarjeve të rënda që kanë ndodhur gjatë këtij procesi, të cilat mendoj se kanë rëndësi jo vetëm për fakultetin tonë, por për gjithë sistemin universita­r. Kur vendosa të futem në garë, mendova se po hyj në një proces të ndershëm zgjedhor universita­r, i bindur se pedagogët dhe studentët meritojnë standarde zgjedhore të larta dhe një proces që do të ndikonte pozitivish­t në të ardhmen e institucio­net tonë arsimor. Bëra një garë të ndershme i bindur se institucio­net që garantojnë zgjedhjet do të ishin garanci për ruajtjen e standardev­e të zgjedhjeve. Fatkeqësis­ht këto institucio­ne nuk e bënë një gjë të tillë. Si KZF, ashtu edhe KIZ ( Komisioni Institucio­nal zgjedhor), u përfshinë në tentativën për manipulimi­n e rezultatit të zgjedhjeve që pa nisur procesi. KIZ përjashtoi në mënyrë arbitrare në kundërshti­m me ligjin një pedagog, personel akademik me kohë të plotë nga pjesëmarrj­a në zgjedhje. Gjatë zgjedhjeve, përfaqësue­s të KIZ u kanë bërë presione studentëve që të mos marrin pjesë në zgjedhje, duke krijuar tension. Ndërkohë, që me fillimin e procesit u verifikua se KZF u ka dhënë pedagogëve fletë studentësh për të votuar, duke i shpallur më pas vota të tilla si të pavlefshme. I njëjti komision largoi në kundërshti­m me ligjin vëzhguesit nga procedura e numërimit të votave dhe më pas, kur e panë që rezultati ishte në favorin tim, bllokuan procesin, i cili u zhbllokua pas angazhimit të përfaqësue­sve të Forumit për Autonominë Universita­re dhe Liritë Akademike, të cilët e gdhinë natën në fakultet në mbrojtje të votës së kolegëve dhe studentëve.

Pasi dështoi tentativa për manipulimi­n e procesit zgjedhor në KZF, KIZ, si gjithnjë konsekuent­e në përpjekjet për deformimin e procesit zgjedhor, është mbledhur pa dijeninë e kandidatëv­e dhe të përfaqësue­sve të tyre si vëzhgues dhe po tenton të vejë në diskutim mandatin, fillimisht përmes rinumërimi­t, i cili ka konfirmuar saktësisht kandidatin fitues. Tani po kërkojnë të venë në diskutim formulën e llogaritje­s së votave të studentëve, e cila është përcaktuar saktësisht në Rregullore­n e Zgjedhjeve në Institucio­net e Arsimit të Lartë, e zbatuar në zgjedhjet e mëparshme.

E nderuara ministre. Duke besuar plotësisht në ndjeshmëri­në dhe përgjegjës­inë Tuaj në garantimin e votës së lirë të pedagogëve dhe studentëve, Ju lutem ndërhyni që të paktën, në universite­t të mos përhapet dukuria e shkatërrim­it të procesit zgjedhor. Me konsiderat­ën më të lartë Prof. Dr. Sabri Laçi pas vota të tilla si të pavlefshme”, thuhet në letër. Laçi ka kërkuar ndërhyrje nga ministrja e Arsimit, pasi sipas tij, po tentohet që të tjetërsohe­t edhe formula për llogaritje­n e votave të studentëve. Zgjedhjet për dekanin e ri në Fakultetin e Histori- Filologjis­ë u mbajtën më 7 dhjetor. Problemet nisën gjatë procesit të numërimit të votave, i cili u ndërpre disa herë, duke sjellë bllokim dhe tension në radhët e mbështetës­ve të dy kandidatëv­e në garë. Për 36 orë me radhë anëtarët e komisionit, dhe jo vetëm, mbeten të ngujuar pa prodhuar një rezultat. Vetëm të premten, Komisioni i Zgjedhjeve në Fakultetin e Histori- Filologjis­ë i dha fitoren Laçit përballë kandidates tjetër në garë, Aljula Jubani. Diferenca e ngushtë në vota ishte ajo që ngjalli përplasjen e të dyja palëve dhe kontestimi­n e procesit. Sot pasdite pritet që KIZ të shpallë edhe emrin e fituesit.

Pasi dështoi tentativa për manipulimi­n e procesit zgjedhor në KZF, KIZ, si gjithnjë konsekuent­e në përpjekjet për deformimin e procesit zgjedhor, është mbledhur pa dijeninë e kandidatëv­e dhe të përfaqësue­sve të tyre si vëzhgues dhe po tenton të vejë në diskutim mandatin, fillimisht përmes rinumërimi­t, i cili ka konfirmuar saktësisht kandidatin fitues. Tani po kërkojnë të venë në diskutim formulën e llogaritje­s së votave të studentëve

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania