Panorama (Albania)

Vrasës me pagesë për vëllain e ish- deputetit, dyshohet se lidhet me detyrën e tij

Mënyra e ekzekutimi­t si dhe veprimet e autorëve pas ngjarjes, bëjnë që hetuesit të ngrënë dyshime se janë vrasës profesioni­stë

-

Ende asnjë gjurmë nga autorët e ekzekutimi­t të Aleksandër Ndokës, hetuesit kanë dyshime të forta se vrasja ka ardhur për shkak të konfliktev­e të lidhura me detyrën.

Autorët e vrasjes së vëllait të ish- deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndoka, sipas grupit hetimor që po punon për zbardhjen e ngjarjes, mund të jenë vrasës me pagesë. Mënyra e ekzekutimi­t si dhe veprimet e autorëve pas vrasjes, bëjnë që të lindin dyshime se vrasësit kanë qenë shumë të kujdesshëm dhe nuk janë përfshirë aspak nga emocionet. 48vjeçari Aleksandër Ndoka u qëllua për vdekje me breshëri automatiku në momentin që po hynte me makinë në oborrin e shtëpisë, në një zonë periferike të qytetit të Lezhës, në lagjen “Nënë Tereza”. Në kohën që babai i katër fëmijëve, dy vajza dhe dy djem, po kthente makinën për ta futur indietro në oborr, autorët e kanë qëlluar 11 herë nga një distancë e afërt. Nga të dhënat e para të ekspertizë­s mjekoligjo­re, rezulton se 48- vjeçari ka marrë në trup 9 plumba dhe për pasojë, mbeti i vdekur në vend. Policia në bashkëpuni­m dhe me Prokurorin­ë e Lezhës po vijojnë hetimet për zbulimin e fakteve që do të çojnë tek autorët e vrasjes, ndërkohë që ka shkuar në 12 numri i personave të shoqëruar në Komisariat­in e Policisë së Lezhës në lidhje me ngjarjen. Mësohet se këta persona, që janë marrë në pyetje, janë persona që kanë pasur konflikte me Ndokën, familjarë të tij që mund të kenë dijeni me konfliktet e 48vjeçarit si dhe të njohur të tjerë, që mund të kenë informacio­ne të vlefshme për hetuesit. Por, deklarimet e tyre nuk e kanë ndihmuar grupin hetimor për të rënë në gjurmët e autorëve të këtij krimi. Për këtë arsye, hetuesit nuk po anash- kalojnë asnjë konflikt që Ndoka dhe familjaret e tij mund të kenë pasur brenda apo jashtë vendit. Burime të Prokuroris­ë Lezhë bëjnë me dije se po hetohet në dy pista, ajo e konfliktev­e personale apo anëtarëve të familjes Ndoka dhe ajo e vrasjes për shkak të detyrës. Kjo e fundit është dhe kryesorja, në të cilën po hetohet, pasi 48- vjeçari ka mbajtur detyra në administra­tën lokale për një kohë të gjatë, ndërsa pak muaj më parë u emërua kryeinspek­tor i Inspek- toratit të Mbrojtjes së Territorit për rajonin e Veriut me qendër në Shkodër. Kurse për rreth 17 vite, Aleksandër Ndoka ka punuar në Inspektora­tin Ndërtimor në Lezhë si dhe jurist pranë Hipotekës dhe Këshillit të Qarkut të Lezhës. Hetuesit thonë se, autorët e këtij atentati kanë pasur informacio­n të saktë mbi lëvizjet që kryente objektivi i tyre dhe e kanë ndjekur atë deri sa kanë gjetur momentin e volitshëm për ta ekzekutuar. Rruga në afërsi të banesës së Aleksandër Ndokës, në lagjen “Nënë Tereza” në Lezhë, është parë si vendi më i përshtatsh­ëm, për shkak se rruga për automjetet është e ngushtë dhe viktima nuk ka pasur mundësi largimi. Sipas ekspertëve të kriminalis­tikës, Ndoka ka qenë duke kthyer makinën për të hyrë në banesë dhe është qëlluar teksa po ecte mbrapsht. Duke iu referuar dinamikës së ngjarjes, më pas, autorët kanë ecur në një pjesë rruge në këmbë, ku mendohet se i priste një automjet dhe janë larguar pa lënë gjurmë. Me interes për hetuesit do të jetë dhe kontrolli i dy telefonave celularë të viktimës, të cilët janë sekuestrua­r si provë materiale. Prokuroria pritet të zbardhë bisedat telefonike dhe SMStë në telefonin e 48- vjeçarit. Gjithashtu, pritet të merren në pyetje dhe familjarët e viktimës për të hedhur dritë më shumë rreth ngjarjes. Vrasja e vëllait të ish- deputetit Arben Ndoka mbetet një mister për mënyrën sesi është kryer, autorët dhe motivin e këtij krimi. Aleksandër Ndoka u qëllua 11 herë me breshëri automatiku, ndërsa trupi i tij u gjet pa shenja jete rreth orës 04: 25 minuta të së shtunës. Autorët kanë mundur të largohen pa lënë gjurmë, pasi ata janë favorizuar nga errësira dhe mungesa e ndriçimit pranë banesës së viktimës. Ndoka, prej vitit 2015, ishte zgjedhur këshilltar në Këshillin Bashkiak të Lezhës, si përfaqësue­s i “Partia Rruga e Lirisë”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania