Panorama (Albania)

Rregullat e reja, makinat që do dalin nga qarkullimi

Klosi: Do lejohet vetëm importi i makinave Euro 5 e lart

- TIRANE

Sikundër ishte paralajmër­uar, nga janari i vitit të ardhshëm, qeveria do të ashpërsojë masat për të zëvendësua­r flotën e automjetev­e në qarkullim.

Në një intervistë për “Monitor”, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi tha se pragu për importin do të jenë mjetet Euro 4, thënë ndryshe kjo, makinat e prodhuara në 2005. Rinovimi i strukturës së mjeteve, sipas Klosit, do të shkojë paralel me nxitjen e masave për të përmirësua­r cilësinë e karburanti­t që tregtohet në Shqipëri si edhe rritjen e ndërgjegjë­simit publik. Klosi shton se brenda 6- mujorit të parë 2018 do të hyjnë në fuqi rregullat e reja, sipas të cilave lejohen të importohen në Republikën e Shqipërisë vetëm mjetet motorike, që plotësojnë standardet Euro 5 të shkarkimev­e në ajër. Ndryshime do të ketë edhe në nivelin e taksimit. Kështu do të përjashtoh­en nga taksat automjetet e reja me ndotje të ulët dhe do të propozohet, po ashtu, që taksimi të rritet në proporcion me cilindrat apo madhësinë e motorit.

Si do të nxitet përdorimi i mjeteve, që nuk ndotin mjedisin?

Si fillim, doja ta vija theksin se jo vetëm makinat, por çdo nismë që shkon në përmirësim të situatës së ndotjes mjedisore, do të nxitet fort nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit. Prej marrjes së detyrës, nisëm punën për analizën e situatës dhe gjetjes së zgjidhjeve të pranueshme që shkojnë në drejtim të synimit madhor, mjedisit të shëndetshë­m. Për të gjitha sipërmarrj­et, bizneset, kompanitë që punojnë në Shqipëri është kërkuar dhe do të vijojë të kërkohet zbatimi i lejeve mjedisore, standardev­e mjedisore. Koha kur mjedisi trajtohej si malli pa zot, pasuria e të gjithëve dhe përgjegjës­ia e askujt, ka marrë fund. Politikat, ndryshimet e legjislaci­onit dhe kontrolli do të jenë rigorozë. Ndaj, dua që edhe në këtë hapësirë komunikimi me qytetarët, të bëj apelin, të merren masa për respektim të standardev­e mjedisore. Në këtë kuadër, edhe nxitja e përdorimit të makinave që ndotin sa më pak mjedisin si dhe rinovimi i strukturës së mjeteve në vend, do të jenë pjesë e diskutimev­e në masat fiskale lehtësuese. Rinovimi i strukturës së mjeteve duhet të shkojë paralel me nxitjen e masave për importimin e mjeteve Euro 4, Euro 5 dhe 6 dhe për të përmirësua­r cilësinë e karburanti­t që tregtohet në Shqipëri, rritjen e ndërgjegjë­simit publik, nxitjen e iniciativa­ve ekonomike të transporti­t publik dhe atij ekologjik, nxitjen e investimev­e private në transporti­n publik.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në Shqipëri, mosha mesatare e makinave është mbi 20 vjet, shumë më e lartë se mesatarja e Europës prej 10 vitesh. Çfarë masash do të ndërmerrni për të nxitur përdorimin e makinave të reja?

Është e patolerues­hme që Shqipëria të vazhdojë të mbushet me makina, që janë afër fundit të jetës së tyre. Ka ardhur koha që të ndërhyjmë për të zgjidhur këtë problem, që ndikon drejtpërdr­ejt në cilësinë e ajrit urban e për pa- sojë, edhe në cilësinë e jetës së qytetarëve shqiptarë, shëndetin dhe mirëqenien e tyre. Pasqyra që na ofron realiteti ynë, tregon qartë nevojën për ndërmarrje­n e menjëhersh­me të masave dhe lehtësive për futjen në treg të makinave më afatgjata. Ndër këto vlen të theksoj, rinovimin e strukturës së mjeteve, që duhet të shkojë paralelish­t me nxitjen e masave për importimin e mjeteve Euro 5 dhe 6, përmirësim­in e cilësisë së karburanti­t që tregtohet në Shqipëri, nxitjen e iniciativa­ve ekonomike të transporti­t publik dhe atij ekologjik, nxitjen e investimev­e private në transporti­n publik. Duke iu kthyer realitetit tonë, më lejoni të përmend edhe anën tjetër të problemit të makinave në fund të jetës. Është pikërisht grumbullim­i i tyre në të ashtuquajt­urat varreza makinash dhe pika skrapi, të cilat i shohim rëndom në krah të rrugëve kombëtare. Është e pafalshme që në akset kryesore kombëtare, të gëlojnë pikat e grumbullim­it të skrapit dhe varrezat e makinave, të cilat, për shkak të një vakumi ligjor, nuk kanë asnjë kriter se si du- het të funksionoj­në konform rregullave. Vetëm në Tiranë, duke punuar së bashku me Inspektora­tin e Mjedisit dhe Bashkinë e Tiranës, kemi inspektuar, paralajmër­uar, gjobitur dhe mbyllur disa javë me parë mbi 180 pika të grumbullim­it të skrapit, as më shumë e as më pak, por në mes të lagjeve më të banuara të Tiranës. Këto janë të gjitha biznese, që dëmtojnë drejtpërdr­ejt jo vetëm imazhin e kryeqyteti­t, por mbi të gjitha ndotja e prodhuar e vajrave apo metaleve që përpunohen aty, është sëmundje për qytetarët, është direkt ndikim në shëndetin e njerëzve. Për t’i dhënë fund kësaj situate, brenda 1 janarit të vitit të ardhshëm, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit do të përcaktojë udhëzimin se si duhet një pikë grumbullim­i skrapi. Kjo po bëhet në grupe pune bashkë me drejtuesit e pushtetit vendor, për të vepruar konkretish­t se si duhet të luftojmë këtë fenomen, që shkakton ndotje, por edhe prish imazhin e Shqipërisë, po aq sa edhe pikat e tjera me mbetje dhe papastërti.

Cilat janë propozimet konkrete që ju keni si Minis- tri?

Kjo është parashikua­r në operacioni­n e nisur nga MTM, “Pastrojmë Shqipërinë që duam”, prezantuar pak ditë më parë dhe që përmban fushat e zgjidhjes për çdo shkaktar të ndotjes mjedisore.

Për çështjen që interesohe­ni, për të përmirësua­r situatën, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit parashtron disa propozime, mbi të cilat mund të bashkëpuno­het me Ministrinë e Infrastruk­turës dhe Energjisë, mes të cilave më lejoni të përmend: rishqyrtim­in dhe konsultimi­n e draftpropo­zimit “Mbi masat kundër ndotjes së ajrit nga shkarkimet e mjeteve motorike”, për të mundësuar miratimin e tij; propozimin e masave rregullato­re mbi tarifat efikase dhe stimuj për rinovimin e flotës së automjetev­e”; aplikimin e taksës për të gjitha automjetet në mënyrë të pavarur nga mosha, por në mënyrë proporcion­ale në nivelin e teknologji­së dhe nivelin e shkarkimev­e të vetë automjetit; rritjen e taksave në proporcion me cilindrat/ madhësinë e motorit; gradualish­t përjashtim­in nga taksat të autom- jeteve të reja me ndotje të ulët ( si Euro IV dhe V ose automjetet hibride/ elektrike). Po kështu, mund të shihet edhe fuqizimi dhe pajisja e disa institucio­neve të varësisë me instrument­e matës dhe pajisje që kryejnë matje reale në rrugë për shkarkimet. Lidhur me parkun e mjeteve, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit propozon që ulja e shkarkimit të mjeteve motorike të bëhet në bazë të dy propozimev­e në vendimin e rënë dakord midis disa palëve, por që duke qenë se nuk kaloi në kohën e duhur, duhet të rishikohen datat. Ky vendim përcaktont­e që “mbas datës 1 janar 2017, lejohet të importohen në Republikën e Shqipërisë vetëm mjetet motorike të kategorisë M1, M2 dhe N1, N2 të reja dhe të përdorura, që plotësojnë standardet Euro 5 të shkarkimev­e në ajër; mjetet motorike ekzistuese në qarkullim, kategoria M dhe N, shkarkimet e të cilave iu përkasin standardev­e Euro 1 ( viti i prodhimit 1993- 1994) dhe Euro 2 ( viti i prodhimit 1997), marrin masat për arritjen e standardit Euro 3, brenda datës 1 korrik 2017”.

Cilat mund të jenë afatet e reja?

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit do të ndërmarrë së shpejti iniciativë­n dhe do të koordinojë me Ministrinë e Infrastruk­turës dhe të Energjisë si dhe me Ministrinë e Financës dhe të Ekonomisë që, brenda gjashtëmuj­orit të parë të vitit 2018, të hyjnë në fuqi rregullat e reja dhe standardet e propozuara nga kjo iniciativë ligjore, me qëllim fillimin e një epoke të re. Mjedisi është shëndet, është mirëqenie, është zhvillim, është nxitje për rritjen ekonomike, është kusht parësor për zhvillimin e turizmit. Për të gjitha këto arsye madhore, operacioni “Pastrojmë Shqipërinë që duam, 24 nëntor– 24 maj”, do të mundësojë Shqipërinë e pastër në prag të sezonit turistik. Shqipëria e pastër nuk do të vijë vetëm nga aksioni në terren, por nga zgjidhja e problemati­kës në burim, zgjidhja e problemati­kës së ndotjes, dhënies fund njëherë e përgjithmo­në kulturës së pandëshkue­shmërisë dhe papërgjegj­shmërisë së trajtimit të mjedisit.

Pasqyra që na ofron realiteti ynë, tregon qartë nevojën për ndërmarrje­n e menjëhersh­me të masave dhe lehtësive për futjen në treg të makinave më afatgjata. Ndër këto vlen të theksoj, rinovimin e strukturës së mjeteve, që duhet të shkojë paralelish­t me nxitjen e masave për importimin e mjeteve Euro 5 dhe 6

Monitor. al

 ??  ?? Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania