Panorama (Albania)

Arrestohet fallxhorja, vodhi dy personat që u pa filxhanin

Gruaja nga Fushë- Kruja mashtroi një vajzë e një të moshuar

-

Një 41- vjeçare nga Fushë- Kruja është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, duke u hequr si fallxhore, ka vjedhur dy persona.

Burime nga Policia thanë se shtetasja rome, me iniciale L. G., është arrestuar të premten rreth orës 20: 00 nga shërbimet e Komisariat­it nr. 3, pas kallëzimit që kishte bërë një vajzë 23- vjeçare. Të njëjtat burime thanë se përveç vajzës që denoncoi ngjarjen dy javë më parë, edhe një burrë në Yzberisht kishte pasur të njëjtin problem me fallxhoren nga Fushë– Kruja. Duke u parë filxhanin e kafesë në shtëpitë e tyre, e dyshuara i ka mashtruar dy të dëmtuarit, duke u marrë varëset, unazat dhe byzylykët e floririt. Ajo trokiste derë më derë, duke u thënë personave të ndryshëm se shihte fall dhe do u zgjidhte problemet që kishin. Ata që i besonin, e ftonin brenda dhe pasi pinin kafen, me pretendimi­n e së dyshuarës se dinte të shihte filxhanin, binin pre e mashtrimit të saj duke i dhënë sendet me vlerë.

DENONCIMET Rreth tre muaj më parë, më datë 12 shtator, një i moshuar iu drejtua Komisariat­it nr. 6, duke denoncuar një grua, të komuniteti­t rom, që sipas tij e kishte mashtruar duke i hedhur fall. Policia tha se shtetasi 72- vjeçar me iniciale H. L., kallëzonte se fallxhorja i kishte marrë një varëse floriri në shtëpinë e tij në Yzberisht. Menjëherë pas këtij kallëzimi Policia nisi hetimet për identifiki­min e të dyshuarës. Ndërsa dy javë më parë, kur ende Policia nuk kishte rënë në gjurmët e saj, një vajzë 23- vjeçare përshkroi të njëjtën grua në kallëzimin që bëri në Komisariat­in nr. 3. Va- jza me iniciale M. N., denoncoi në Polici shtetasen 41vjeçare nga Fushë- Kruja, duke pretenduar se në rrugën “Kastritotë­t”, tek pallatet e verdha, kjo grua i kishte vjedhur një unazë floriri, një varëse dhe 2 buzylykë. Të premten, Policia bëri identifiki­min dhe arrestimin e autores së dyshuar të ngjarjes. Nga ana tjetër, vetë e dyshuara e mohon që ua ka vjedhur sendet e floririt dy personave që e kanë denoncuar. Ajo preton se ata ua kanë dhënë vetë me dëshirë, pasi i kanë treguar hallet që kishin, me pretendim për t’ua zgjidhur.

POLICIA Në njoftimin zyrtar, Poli- cia e Tiranës tha se, të premten, rreth orës 20: 00, shërbimet e Komisariat­it nr. 3 ndaluan me iniciativë shtetasen rome me iniciale L. G., 41 vjeç, banuese në Fushë– Krujë. “Arrestimi i saj u bë pasi, para 2 javësh, në rrugën ‘ Kastriotët’, te pallatet e verdha, me anë të mashtrimit, i ka marrë shtetases M. N., 23 vjeç, 1 varëse, 1 unazë dhe 2 byzylyk dore floriri. Nga veprimet e kryera rezultoi se, shtetasja L. G., është autore e ngjarjes së datës 12 shtator, ku me anë të mashtrimit i ka marrë një varëse floriri shtetasit H. L. 72 vjeç në Yzberisht”, tha dje Policia e Tiranës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania