Panorama (Albania)

Tre në pranga, dhunuan policët gjatë ndeshjes së basketboll­it

-

Tre persona u arrestuan dhe tre të tjerë po hetohen në gjendje të lirë pasi kundërshtu­an me dhunë punonjësit e Policisë, duke përdorur sende të forta gjatë ndeshjes së basketboll­it midis ekipeve Tirana– Partizani. Specialist­ët për Hetimin e Krimit në Komisariat­in nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve, Bledar Beca, 33 vjeç, Agron Meçanaj, 38 vjeç dhe Aden Xh., 18 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, të shtunën, rreth orës 17: 30, në rruga “Dritan Hoxha”, para fillimit të ndeshjes së basketboll­it, e cila do zhvillohej në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, bashkë me disa persona të tjerë ende të paidentifi­kuar, kanë kundërshtu­ar me dhunë punonjësit e Policisë. Ngjarja ka ndodhur jashtë ambienteve të Pallatit të Sportit, ku ata kanë dhunuar punonjësit e Policisë të Forcës së Posaçme “Shqiponjat” dhe shërbimet e tjera të Komisariat­eve të Policisë nr. 2 dhe nr. 3, duke i goditur me sende të forta, gurë, drunë e shkopinj bejsbolli. Ndërhyrja e menjëhersh­me e forcave të tjera të Policisë, bëri të mundur neutralizi­min e veprimeve të mëtejshme nga ana e tifozëve kundrejt Policisë, si dhe më pas arrestimin e tre prej tyre, të cilët qëlluan punonjësit e Policisë me sende të forta. Sipas Policisë, motivi i kësaj situate ka qenë se punonjësit e Policisë kishin marrë detyrë që atë grup tifozësh, prej afro 130 personash, ta zhvendosni­n nga aty ku ishin pozicionua­r, pasi ishin burim konflikti dhe ishin përgatitur të prodhonin konflikt me ekipin kundërshta­r, atë të Tiranës. Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori për shtetasin H. K., I. S. dhe Th. N., banues në Tiranë, pasi në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, gjatë zhvillimit të ndeshjes së basketboll­it Tirana- Partizani, kanë prishur rendin dhe qetësinë publike.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania