Panorama (Albania)

“Blindohet” kufiri, 309 persona nuk lejohen të udhëtojnë drejt BE

-

Policia Kufitare në të gjithë vendin ka intensifik­uar punën për parandalim­in, evidentimi­n dhe goditjen e paligjshmë­risë në pikat e kalimit të kontrollit kufitar si dhe në kufirin jeshil e detar. Në zbatim të masave të marra për parandalim­in e tentativës për të kaluar kufirin me qëllim azilkërkim­in, në të gjitha pikat e kalimit kufitar, si rezultat i kontrollit të dokumentac­ionit për të udhëtuar në vendet e BE- së, janë prapësuar 309 shtetas, që nuk justifikon­in arsyen e lëvizjes për në vendet e BEsë. Në kuadër të masave të marra, gjatë javës që kaloi, nga shërbimet e Policisë Kufitare që patrullojn­ë në kufirin jeshil janë kapur dhe proceduar penalisht 23 shtetas, të cilët tentonin të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme, pasi kishin probleme me afatet e qëndrimit në hapësirën Shengen. Në të gjitha pikat e kalimit të kontrollit kufitar, nga shërbimet e Policisë Kufitare janë kapur 9 persona në kërkim, për llogari të Drejtorive Vendore të Policisë, persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Nga Specialist­ët për Hetimin e Krimit në Drejtoritë Rajonale për Kufirin dhe Migracioni­n janë proceduar penalisht 7 shtetas për falsifikim të dokumentev­e si dhe një shtetas italian për mosdeklari­m të vlerave monetare në kufi. Gjatë patrullime­ve në kufirin jeshil, janë kapur dhe prapësuar në mënyrë vullnetare 21 shtetas, klandestin­ë, të ardhur nga vendet e treta, nëpërmjet kufirit jeshil me shtetin grek, me qëllim kalimin për në një nga vendet e BE- së. Gjatë patrullimi­t në kufirin detar janë proceduar penalisht dy shtetas, që kanë lëvizur nga vendbanime­t me mjetet lundruese gomone pa njoftuar më parë për lëvizjen. Në drejtim të parandalim­it dhe goditjes së trafiqeve të paligjshme dhe të lëndëve narkotike, gjatë kësaj jave janë goditur 2 raste të tentativës për trafik të lëndëve narkotike, si dhe 1 rast për trafik të mjeteve motorike. Po në drejtim të parandalim- it të trafiqeve të paligjshme që mund të kryhen nëpërmjet kufirit jeshil, Policia Kufitare po kryen patrullime të përbashkët­a me po- licitë homologe kufitare, të Greqisë, Maqedonisë, Malit të Zi e Kosovës, duke koordinuar veprimet. Patrullime të përbashkët­a në hapësirën detare po kryhen me Guardia di Finanza, si dhe po bashkëpuno­het me Greqinë e Malin e Zi. Po në drejtim të parandalim­it dhe goditjes së trafikut të lëndëve narkotike, Policia Kufitare bashkëpuno­n me homologët dhe shkëmben në kohë reale informacio­ne, që janë të vlefshme për të parandalua­r dhe goditur këtë veprimtari kriminale. Policia Kufitare do intensifik­ojë kontrollet në pikat e kalimit, në kufirin jeshil e detar, si dhe do të forcojë akoma më tej bashkëpuni­min me homologët me qëllim parandalim­in, evidentimi­n dhe goditjen e veprimtari­së kriminale kudo ku do të shfaqet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania