Panorama (Albania)

“Vuaj nga kanceri”, i jep fund jetës punonjësi i FSHF- së

Familjarët: Kohët e fundit ishte i shqetësuar për një plagë

- SARANDË/

Një punonjës i Federatës Shqiptare të Futbollit është gjetur plotësisht i djegur brenda ashensorit të një pallati të pabanuar.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e së dielës dhe dyshohet se ka kryer vetëdjegie­n për shkak të gjendjes depresive. Policia bën të ditur se viktimë ka mbetur Agim Proda, baba i dy fëmijëve. Gjithçka u zbulua pasi rreth orës 14: 10 të së dielës, një telefonatë në Sallën Operative në Komisariat­in e Policisë të Sarandës, njoftonte se në katin përdhes të një pallati në ndërtim është gjetur një trup i pajetë dhe tërësisht i djegur. Menjëherë ka shkuar në vendngjarj­e grupi hetimor dhe ka gjetur në bodrumin e një pallati në ndërtim në lagjen nr. 4, që pretendohe­t se ky vend do të përdorej më vonë si kasa e vendfillim­it të ashensorit të pallatit shumëkatës­h, trupin pothuajse tërësisht të shkrumbuar. Ndërsa trupi i tij pritet t'i nënshtrohe­t ekspertizë­s mjekoligjo­re, mësohet se viktima, totalisht e djegur, dyshohet të jetë shtetasi Agim Proda, 61 vjeç, punonjës i Ndërmarrje­s Ujësjellës­Kanalizime në qytetin e Sarandës. Gjithashtu mësohet se 61- vjeçari punonte dhe si vëzhgues i ndeshjeve të futbollit për llogari të Federatës Shqiptare të Futbollit. Babai i dy djemve të rritur njihej si njeri mjaft pozi- tiv në Sarandë, ndërsa dyshohet se aktin e rëndë ta ketë kryer në kushtet e depresioni­t. Në bazë të informacio­neve që familjarët kanë dhënë gjatë marrjes në pyetje nga Policia, ata janë shprehur kohët e fundit se 61- vjeçari shfaqej i shqetësuar për gjendjen e tij shëndetëso­re. Shkak për këtë ishte bërë një plagë që Prodës i ishte shfaqur në pjesën e buzës. Nisur nga kjo, ai kishte dyshime se vuante nga kanceri dhe ky mendim e kishte zhytur në një gjendje depresive. Mesditën e së dielës, 61- vjeçari është larguar nga banesa e tij, e cila ndodhet në qendër të qytetit, për të shkuar rreth 2 km larg, në lagjen nr. 4, në një pallat ende në ndërtim e siç shprehet edhe Policia, dyshohet të jetë vetëdjegur. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që policia gjeti pranë vendit të ngjarjes disa nga rrobat e tij si dhe një kartë identiteti. "Më datë 10.12.2017, rreth orës 14: 10, Salla Operative Sarandë është njoftuar nga një telefonatë se në lagjen nr. 4, në brendësi të ashensorit të një pallati ende në ndërtim, është gjetur i djegur plotësisht një shtetas. Shërbimet policore dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë pranë vendit të ngjarjes dhe kanë konstatuar se në brendësi ( në gropën) e ashensorit gjendet plotësisht i djegur trupi i një shtetasi të seksit mashkull", bën të ditur Policia Sarandë.

 ??  ?? Viktima Agim Proda
Viktima Agim Proda

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania