Panorama (Albania)

“Kanabisin e mora në Vlorë”, ndalohet në doganë 26- vjeçari

I arrestuari: Do më pagunin 1 mijë euro për transporti­n

- GJIROKASTE­R/

Kontrollor­ët e Policisë Kufitare në Pikën e Tri Urave në Përmet, kanë zbuluar një sasi marijuane e destinuar për në tregun grek.

Poseduesi i saj u arrestua në vend, ndërkohë që sasia narkotike u sekuestrua e më pas materialet i shkuan për ndjekje penale organit të akuzës në Përmet. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të pasdites të së shtunës, ku automjeti tip “Ford” ngjyrë gri, me targa AA 190 CN, u paraqit në Pikën Kufitare të Tri Urave për të kaluar drejt Greqisë. Sipas dëshmive të mëpasshme të vetë të arrestuari­t, ai vinte nga kryeqyteti dhe rrugëtimi i tij do të ndalej në qytetin e Konicës, jo shumë larg nga Pika Kufitare e Tri Urave. Fillimisht, Joan Haska, pronari i automjetit ku u gjet lënda narkotike, është paraqitur në sportelin e vendosjes së vulave të pasaportav­e në dalje të territorit shqiptar. Pasi ka mbaruar punë aty, ka kaluar në vijën e dytë kufitare ku kryhet kontrolli fizik i mjeteve. Në këtë moment, njëri prej kontrollor­ëve, i cili është specialist dhe ekspert për zbulimin e hashashit e lëndëve të tjera narkotike, dyshoi për prezencë marijua- ne në zonën e poshtme të automjetit. Kontrollor­i, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga Policia Kufitare për arsye sigurie, i ka kërkuar drejtuesit të mjetit, Joan Haska, 26 vjeç, nga qyteti i Gjirokastr­ës, që të zbresë nga automjeti së bashku me familjen që e kishte në bord, gruan dhe dy fëmijët. Vetë 26- vjeçari ka shfaqur panik gjatë kërkesës për ushtrim kontrolli të imtësishëm në zonën poshtë sediljeve, në pjesën e jashtme të autoveturë­s. Dyshimi i kontrollor­it u shfaq pasi poshtë sediljes kishte një pjesë të fryrë në zonën e tapicerisë horizontal­e, çka linte vend për depozitimi­n e sasive të narkotikëv­e. Pasi është shtrënguar nga kontrollor­i për të thënë se çfarë fshihte në këtë zonë të mjetit, 26- vjeçari nga Gjirokastr­a me banim rezident në Tiranë, është dorëzuar dhe pranoi fshehjen e lëndës narkotike, madje duke dhënë numrin e saktë të pakove që kishte vendosur në dhomën e fshehtë poshtë sediljeve në zonën e shasisë së automjetit. Trafikuesi­t të marijuanës iu kërkua çelësi i hapjes së sediljeve nga kontrollor­i, çka menjëherë ia vendosi në dispozicio­n vetë 26- vjeçari, i cili pranoi se e kishte marrë lëndën narkotike për ta trafikuar drejt Greqisë për arsye përfitimi. Sipas të dhënave, mësohet që lënda narkotike të jetë marrë në zonën e Vlorës, pasi itinerari i Haskës ka qenë Tiranë- Vlorë e pastaj ka mbërritur në Pikën Kufitare të Tri Urave në Përmet. Sipas grupit hetimor, bëhet e ditur që lënda narkotike të jetë tërhequr nga gjirokastr­iti nga dy persona në një zonë periferike të Vlorës dhe që vetë Haska të ketë luajtur rolin e transportu­esit të marijuanës për në Greqi kundrejt një pagese rreth 1000 euro. Policia po heton zbulimin e origjinës së marijuanës dhe e porositësv­e të saj në shtetin grek. Pas zbulimit të sasisë prej 13.5 kg kanabis sativa, të dyshuar për t’u trafikuar në Greqi, 26- vjeçari u arrestua menjëherë nga forcat e policisë.

 ??  ?? Droga e sekuestrua­r
Droga e sekuestrua­r
 ??  ?? Vendi ku fshihej kanabisi
Vendi ku fshihej kanabisi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania