Panorama (Albania)

DEKLARATA E NOBELISTES SË PAQES

-

Bota përballet me një krizë bërthamore nga një ego vrasëse. Kështu u paralajmër­ua të dielën nga Fushata Ndërkombët­are për Heqjen e Armëve Bërthamore ( Ican), në një referencë të dukshme ndaj tensioneve midis SHBA dhe Koresë së Veriut. Duke pranuar çmimin “Nobel” për Paqen të dielën, drejtorja ekzekutive e Ican, Beatrice Fihn, tha se “nga vdekja e miliona njerëzve, na ndan vetëm një zemërim i vogël. Ne kemi një zgjedhje: fundin e armëve bërthamore, ose fundin tonë.” vendet ( Japoni, SHBA, Kore e Jugut) punojnë së bashku për të gjurmuar raketat balistike, sipas forcave amerikane të mbrojtjes. Koreja e Veriut e ka ndezur situatën e tensionuar duke hedhur raketa mbi Japoni, pavarësish­t sanksionev­e ndërkombët­are. Dhe kjo ka përshpejtu­ar në mënyrë dramatike pro- gramin e saj të armëve bërthamore, me organizimi­n e disa testimeve nëntokësor­e, të cilat thuhet se kanë shkaktuar tërmete dhe rrëshqitje toke pranë zonave të testimit në këtë vend. Teknikisht, Koreja e Veriut është në luftë me fqinjin e saj, Kore e Jugut, pas përfundimi­t të luftës koreane me armëpushim, por jo paqe, në vitin 1953. “Tensionet në gadishulli­n Korean janë çështja më e rrezikshme e sigurisë në botë dhe duhet të zgjidhet shpejt dhe në mënyrë diplomatik­e për të shmangur luftën”, kështu u shpreh një i dërguar i lartë i Kombeve të Bashkuara, pas një vizite të rrallë në Korenë e Veriut. Xhefri Feltman, nënsekreta­r i përgjithsh­ëm i OKB- së për çështjet politike, vizitoi Korenë e Veriut, duke shënuar udhëtimin e parë nga një zyrtar i lartë i OKBsë atje, në gjashtë vjet. Gjatë vizitës së tij, ai u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Koresë së Veriut, Ri Yong Ho, ministër i Koresë së Veriut për Punët e Jashtme. Ri dhe Feltman u pajtu- an se situata aktuale ishte çështja më e tensionuar dhe e rrezikshme për paqen dhe sigurinë në botë sot, njoftoi OKB në një deklaratë. Feltman theksoi nevojën për zbatimin e rezolutave përkatëse të Këshillit të Sigurimit, duke thënë se një zgjidhje diplomatik­e mund të arrihej përmes dialogut të sinqertë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania