Panorama (Albania)

Protestat kundër vendimit të Trump

-

Kryeminist­ri i Izraelit ka thënë se palestinez­ët duhet të mësohen me realitetin, se Jerusalemi është kryeqyteti i Izraelit, në mënyrë që të lëvizin drejt paqes dhe ka shpërfaqur një “sherr” me shkëmbime të shëmtuara deklaratas­h me Presidenti­n turk, Recep Tayip Erdogan.

Benjamin Netanyahu tha se Jerusalemi ishte kryeqyteti i Izraelit prej 3,000 vitesh dhe nuk kishte qenë kurrë kryeqyteti i asnjë populli tjetër. Ai foli në një kohë kur po mbahen protesta të vazhdueshm­e në botën myslimane dhe arabe, pas vendimit të SHBA për ta njohur Jerusalemi­n si kryeqytet të Izraelit. Dhuna shpërtheu në afërsi të Ambasadës amerikane në Liban dhe gjetkë, të dielën. Duke folur në Paris pas bisedimeve me presidenti­n francez, Emmanuel Macron, Netanyahu tha se, “përpjekjet për të mohuar lidhjen mijëvjeçar­e të popullit hebre në Jerusalem, janë absurde. Ju mund ta lexoni këtë në një libër shumë të mirë, quhet Bibla. Ju mund ta dëgjoni atë në historinë e komunitete­ve hebraike nëpër diasporën tonë ... Ku tjetër është kryeqyteti i Izraelit, përveçse në Jerusalem?”. Sipas tij, “Sa më shpejt që palestinez­ët ta pranojnë këtë realitet, aq më shpejt do të shkojmë drejt paqes.” Jerusalemi deri tani ishte trajtuar me një politikë neutrale nga SHBA, prej të paktën shtatë dekadash. Vendimi i Trump e përmbysi këtë politikë mbi qytetin, që ka qenë në zemër të konfliktit me palestinez­ëve dhe izraelitëv­e. Në qytet ka disa zona që njihen si të shenjta nga judaizmi, islami dhe kristianiz­mi, veçanërish­t në Jerusalemi­n Lindor. Izraeli gjithnjë e ka parë Jerusalemi­n si kryeqyteti­n e tij, ndërsa palestinez­ët pretendojn­ë se Jerusalemi Lindor do të jetë Ka pasur shumë protesta në botë kundër vendimit të Trump për ta njohur Jerusalemi­n si kryeqytet të Izraelit. Të dielën ka pasur protesta në Bejrut, ku Policia përdori ujë me presion për të ndaluar qindra protestues të afroheshin në Ambasadën Amerikane. Po ashtu ka pasur protesta në Kajro të Egjiptit dhe Rabat, kryeqyteti i Marokut. Protesta me mijëra vetë ka pasur edhe në Xhakarta, Indonezi. Dhe në Suedi është hedhur një objekt që digjej në një sinagogë. Protestat nuk kanë reshtur që nga e premtja as në territoret ku jetojnë palestinez­ë. Janë raportuar katër viktima gjatë së premtes dhe së shtunës, por numri i plagosurve ka kaluar në qindra vetë. kryeqyteti i një shteti të ardhshëm palestinez. Në Turqi, Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha para një tubimi të madh në Stamboll se, ai nuk do ta braktiste Jerusalemi­n te një shtet që vret fëmijë. Ndërsa Netanyahu tha se lideri turk kishte sulmuar Izraelin. “Unë nuk jam mësuar të marr leksione mbi moralin nga një lider që bombardon fshatrat kurde në Turqi, që burgos gazetarët, ndihmon Iranin të kalojë sanksionet ndërkombët­are dhe ndihmon terroristë­t, përfshirë ata në Gaza, që të vrasin njerëz të pafajshëm.” Erdogan e ka përshkruar Jerusalemi­n si çështje e “vijës së kuqe” për myslimanët dhe ka paralajmër­uar se Turqia mund të ndërpresë marrëdhëni­et diplomatik­e me Izraelin mbi këtë çështje. Turqia dhe Izraeli i kanë rivendosur marrëdhëni­et e tyre diplomatik­e vetëm vitin e kaluar, gjashtë vite pasi Turqia i ndërpreu ato në protestë të vrasjes së nëntë aktivistëv­e turq pro palestinez­ë, kur komandot izraelite hipën në një anije, që po përpiqej të kalonte bllokadën izraelite në Gaza.

 ??  ?? Një grua sudaneze duke u fshikullua­r me kamxhik nga një polic
Një grua sudaneze duke u fshikullua­r me kamxhik nga një polic

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania