Panorama (Albania)

Përplasja e këngëtarëv­e për pikët, Rovena Dilo: Kam marrë shumë goditje

- Franc Koruni Ardit Gjebrea

“Kujdes! Ngjyra blu është zero pikë. Kanë mbetur edhe tre votimet e fundit. Ngjyra blu është zero pikë”.

Sigurisht Ardit Gjebrea e dinte dhe fakti që po e përsëriste dy herë që “blutë” ishin zero pikë, tregonte se diçka do të ndodhte në momentin e fundit. Tabela e pikëve mund të pësonte ndryshime të papritura. Kur të gjithë prisnin që Elhaida Dani të shpallej fituese e “Këngës Magjike”, me këngën “E ngrirë”, i fundit që jep pikët del kantautori Franc Koruni, i cili vendos t’i japë zero pikë këngëtares dhe 30 pikë Kastro Zizos. Ky zeropikësh për Elhaidën, la në krye të tabelës këngëtaren Anxhela Peristeri. Të dyja këngëtaret mbetën të shtangura, po aq sa edhe publiku apo teleshikue­si. Por ishte gjithsesi një befasi e pranueshme, pse jo dhe e bukur, pasi kënga e Anxhela Peristerit ishte më e duartrokit­ura në sallë dhe ndër më të pëlqyerat në rrjetet sociale dhe “Youtube”. Franc Koruni jo pa qëllim u la në fund. Në njëfarë mënyre, vlerësimi i tij u “përdor” nga produksion­i. Siç dihet, finalistët dhe çmimet e para të festivalit “Kënga Magjike” jepen nga vetë pjesëmarrë­sit. Sigurisht ata nuk votojnë live. Votimi është i regjistrua­r më herët dhe produksion­i sigurisht që e di se cili është fituesi i çmimit të parë. Këtë herë, për të shtuar pak tensionin e garës, aq më tepër që vendi i parë dhe i dytë këmbeheshi­n vazhdimish­t me njëri- tjetrin dhe nuk kishte një fitore të qartë, votimi i Korunit u la për në fund. “Kur jepen vlerësimet, bëhet edhe pak spektakël. Vendoset për në fund Franc Koruni që i dha zero pikë Elhaida Danit, për të krijuar emocionin e fundit. Kur të gjithë njerëzit prisnin që Franci të thoshte 30 pikë: Elhaida Dani, ai ia jep Kastros dhe mbetet Anxhela në vend të parë”, shpjegon Ardit Gjebrea tek “E diela shqiptare”, ku siç është kthyer në traditë, një ditë pas festivalit, ka ftuar finalistët e festivalit, që shfrytëzoj­në këtë rast, për të nxjerrë edhe inatet me njëritjetr­in për pikët që kanë marrë. Por këtë vit, shigjetat më të forta u hodhën ndaj Francit, që u la për në fund.

VOTIMI I FRANC KORUNIT Për të shpjeguar pikët e tij në festival, Ardit Gjebrea zhvilloi një lidhje telefonike me Franc Korunin, i cili do të thoshte se s’kishte asnjë vrarje ndërgjegje­je dhe se pikët i ka dhënë pa asnjë lloj ndërhyrjej­e, mbështetur në shënimet që ai ka mbajtur gjatë festivalit. “Të gjithë prisnin që unë të thosha Elhaida, por unë thashë Kastro Zizo. Unë mendoja që Kastro e meritonte çmimin. Unë u lashë për në fund për efekt spektakli, por filluan komentet nëpër portale, duke thënë që ishte gjithçka e menduar, përse prite aq gjatë për çmimin, pse ke shitur votën dhe gjithfarë komentesh. Unë kam mbajtur shënime deri në fund të spektaklit me 3- 4 komente për çdo këngëtar dhe komentet më të mira i kam bërë bashkë dhe në fund më mbetën 5 pikët e fundit për alternativ­a ekstra në votim. Doja të ndaja dy gjëra: Së pari, kam votuar me kokën time, sepse unë nuk njoh personalis­ht asnjë nga këngëtarët dhe ata e dinë shumë mirë. Më ka ardhur një telefonatë nga një prej elementëve të finales, që unë nuk dua ta përmend, por më vret ndërgjegjj­a që në ato 5 pikët e fundit mua Elhaida Dani më shpëtoi”, shpjegon Koruni, që gjithsesi thotë se edhe sikur t’i kishte dhënë Elhaidës 5 pikë, nuk do ta kishte nxjerrë dot fituese, pasi vendi i parë dhe i dytë kishin një diferencë prej 11 pikësh. “Më pas u qetësova se në bazë të shënimeve të mia në provat gjenerale, unë Elhaidës nuk i jepja dot më shumë se 5 apo 6 pikë, ndërkohë që mësova se duhej të ishin mbi 10 pikë që të bënin diferencën në çmim. Unë nuk votova Elhaidën apo Kastron, por këngët. Nëse do merremi me njerëzit, aty ka djem dhe vajza shumë të mira që meritojnë të gjithë çmimin e parë. Unë u mbështeta vetëm në shënimet e mia që kam mbajtur nga fillimi deri në fund”, tha ai.

Si gjithmonë çmimet janë të kontestues­hme dhe nuk ka festival pa të pakënaqur. Duke qenë se vlerësojnë njëri- tjetrin, edhe inatet i ndajnë po me njëri- tjetrin. Ardit Gjebrea, që “vigjilon” mbi votimet, ka pakënaqësi­të e veta. Sigurisht ai “nuk mund t’ia falë” Kastro Zizos që i dha zero pikë Klinti Çollakut për një nga këngët më të bukura të festivalit dhe që ai vetë vendosi t’i japë çmimin e produksion­it, por ai e di se “pazareve” ky festival nuk u shpëton dot, madje edhe në siglën e votimeve jepet Pazari i Ri i Tiranës. Gjatë debatit tek “E diela shqiptare” në “TV Klan”, këngëtarët nxorën pakënaqësi­të e tyre, ndërkohë që Gjebrea do të zbulonte se i kanë ardhur edhe mesazhe “çarçafë” të gjata nga ata që nuk u futën në finale.

Kastro Zizo: Për votimin kam rezerva me disa. Dua t’u kërkoj falje çunave të Alar band që i kam vlerësuar me pak pikë. Unë këtë vit vendosa të mos u jap asnjë pikë talenteve të reja. Talente kishte shumë, por unë u dhashë zero pikë. Jam shumë i lumtur që në finale shkuan ata që unë i mbusha me pikë. Ne votojmë këngët, por votojmë edhe miqtë. Nëse Stine apo Stresi do kishin ardhur me këngë kot, unë prapë do t’i vlerësoja, por qëlluan që ata këtë vit kishin këngë të mira. Më ka mbetur qejfi me ndonjë element që më ka dhënë një pikë. Më mirë zero.

Ardit Gjebrea: Një vit më parë kam pasur të njëjtin debat me një këngëtare, e cila nuk ndodhet këtu. Dhe më tha që kam dhënë zero pikë, se më kishin mbetur vetëm 1- 5 pikë. E pyeta, a nuk i dalin pikët për t’i vlerësuar të gjithë. Dhe më tha që nuk më del llogaria. Vërtet, është më mirë që të mos japësh asnjë pikë, se sa pak pikë:

Kastro Zizo: Po. Është ofezë. Unë kam 20 vjet në skenë, nuk mund të më ofendojë mua një çilimi.

Ardit Gjebrea: Prit, se kam edhe unë rezerva nga pikët e tua. Unë nuk do t’i jepja zero pikë Klint Çollakut!

Kastro Zizo: Nuk i kam dhënë pikë se është i ri.

Klint Çollaku: Unë nuk e di se si funksionon, por më kanë ardhur në prova dhe më kanë thënë që je perfekt. U kam dhënë zero pikë se e dija që do më jepnin zero pikë.

Ardit Gjebrea: Këtu kam një problem. Unë kam shumë vite në skenë dhe asnjëherë nuk jam sjellë me të tjerët se si ato do të silleshin me mua, sepse ndryshe do të isha i humbur. Më bëre shumë përshtypje dhe bashkë me Anilën, Jonin dhe Anën vendosëm të të vlerësojmë, që të kesh një jetë në skenë. Ne të japim bekimin tonë skenik, por unë dua të jap një bekim, një këshillë edhe si prind: Mos u nis nga vlerësimet e të tjerëve. Nëse e vutë re, te sigla e çmimeve unë kisha pazarin e ri, sepse pak pazar bëhet, por pikët nuk duhet të jenë llogari, por vlerësim. Ka këngëtarë, me të cilët unë nuk kam fare komunikim, por “Kënga Magjike” është një institucio­n dhe dyert janë jo të hapura, por të shqyera për ta. Njerëzit që ankohen, nuk i do kush. E falënderoj Gjergj Lekën, që s’më ka bërë asnjë telefonatë që nuk u fut në finale, ndërkohë që të tjerë më kanë bërë mesazhe çarçaf.

Aurel Thëllimi: Të gjithë i kemi bërë elozhe njëri- tjetrit, por ne duhet të vlerësojmë si profesioni­stë. Unë kam hyrë shumë vonë në natën finale të “Këngës Magjike”, por unë jam këngëtar profesioni­st dhe do të vazhdoj të këndoj gjithë jetën. Këngës i duhet vlerësuar si interpreti­mi, edhe muzika dhe teksti. Ndihem keq që Elhaida, Fifi apo Rovena Dilo, më kanë dhënë zero pikë.

Rovena Dilo: Unë kam pasur shumë goditje gjatë karrierës sime, me materiale të jashtëzako­nshme dhe asnjëherë nuk jam ankuar. Më ka ndodhur të mos futem në finalen e Festivalit të RTSH- së, kur vetë kolegët më kanë thënë që do ta shijosh shumë këtë çmim. Por tani dua t’i drejtohem Klejti Mahmutajt, që u mërzit shumë që nuk hyri në finale. Ai kishte një këngë të mirë, të ndjerë. I them, që sa herë goditesh, bëhesh më i fortë, kur goditesh, të duan edhe më shumë. Edhe kur nuk hyn në finalen e “Këngës Magjike”, rrugëtimi yt do të jetë më i suksesshëm. Më ka shqetësuar mërzia e tij. Për mua ai është një këngëtar që premton. Kam qenë edhe unë njëherë 21- vjeçare, kam pasur këngë të mirë, zë të mirë, prezencë dhe e di shumë mirë se ç’do të thotë të mos dalësh në natën e fundit. Dhe u drejtohem djemve dhe vajzave të reja që mund të pësojnë të tilla goditje: Bëheni më të mirë, më të mirë dhe më të suksesshëm. Ka pasur këngë shumë të mira, që unë nuk i kam vlerësuar sepse kisha vetëm 25 në 47. Aq mundësi kam pasur. Kam një karrierë shumë të gjatë dhe kam pasur shumë zero pikësha nga kolegët e mi.

Xhesika Polo: Lexova një status të tij, që nuk u fut në finale. Unë e kam votuar, sepse më pëlqeu kënga. Por s’jam pro asaj që, kur nuk vlerësohes­h dhe nuk arrin atë që do të arrish, shan kolegët e tjerë, i quan pseudokëng­ëtarë. S’mund të na gjykojë askush votat tona, aq më tepër të kthehesh në një mënyrë aq të keqe, kur ke aq pak vite karrierë. Edhe unë kam marrë shumë goditje, por nuk i kam vajtur askujt me shpatë, t’u them se përse e bëtë këtë. Por e kam bërë në ato raste kur më kanë thënë: Xhesika, ti je e mrekullues­hme, zemër, je këngëtare shumë e mirë! Dhe në fund kam marrë zero pikë. Unë kam dhënë zero pikësha sa të duash në Këngën Magjike, por mund të pyesni kë të doni, a i kam thënë kujt: je i mrekullues­hëm? Anxhelës tre vjet rresht i kam dhënë zero pikë dhe s’kam vajtur kurrë t’i them se je shumë e mirë! Këtë herë i dhashë 30! Aurelit i kam dhënë zero, Kastros 1 pikë dhe Kastro ankohet, si i jep një pikë apo si i jep zero pikë. Ne nuk gjejmë asnjëherë rehat, nuk kënaqemi kurrë. Jemi këtu, jemi finalistë, kemi marrë një kupë dhe kjo është gjëja më e rëndësishm­e, se sikur të nxjerrim të gjithë listën se sa bërryla kemi ngrënë, i bie që kjo natë të zgjasë 10 vjet rresht.

Anxhela Peristeri: Zero pikësha ka pasur dhe do të ketë gjithmonë, por një material i mirë, vendin e vet në “Këngën Magjike” e ka marrë. Kam pasur shumë surpriza, si për mirë dhe për keq, që nuk i mendoja. Fundi ka qenë shumë emocionues. Personalis­ht kam votuar me 30 pikë Elhaida Danin dhe mendoja që do të fitonte Elhaida. Dhe kur emri im ngeli sipër, ngela e hutuar.

Stresi: Kam ardhur për vlerësimin e televizion­it “Klan”, jo për të kritikuar ndokënd, sepse lumturia e të tjerëve nuk mund të bëhet lumturia ime dhe as mërzia ime nuk mund të bëhet mërzia e të tjerëve.

Fifi: Në këtë festival, unë kisha disa tekste të miat dhe ka ndodhur që të mos i jap asnjë pikë, që do të thotë që unë të mos kem vlerësuar punën time. Atyre që u kam dhënë 0 pikë, nuk kam dashur t’i fyej. Këtë e kam për Aurel Thëllimin. Të vlerësoj shumë për të të dhënë 2 pikë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania