Panorama (Albania)

"Ramiz Alia sabotoi lidhjen me Shtrausin e Bavarisë"

Sokol Hoxha: Babai më tha pse Gjermania e do Shqipërinë

- TIRANE

Në përfundim të rrëfimit të tij, Sokol Hoxha tregon sabotimin që Ramiz Alia i bëri lidhjes që Enver Hoxha donte të bënte me Gjermaninë në vitin ' 82, pas vdekjes së Mehmet Shehut.

Sipas tij, Enver Hoxha kërkonte lidhjen me Gjermaninë sepse ajo e donte Shqipërinë dhe Kosovën sepse kishte tendenca antisllave.

Shumë është folur për refuzimin e Shqipërisë për propozimin gjerman të Shtrausit të Bavarisë. Si kanë rrjedhur gjërat?

Ardhja e Shtrausit nuk ishte e rastësishm­e, por iniciativë e tim eti, që të fillojnë negociatat e hapjes së Shqipërisë drejt Perëndimit. Im atë u kujdes edhe për protokolli­n e pritjes, i cili doemos nuk duhet të ishte i rangut më të lartë për arsye të ideologjis­ë. Gjithçka u përgatit për t'u realizuar mirë në ' 82, por u zvarrit dhe u sabotua krejt pas vdekjes së babait.

Pse nuk e takoi Enver Hoxha Shtrausin atëherë?

Teknikisht për arsye protokolla­re, sepse Enver Hoxha ishte i linjës partiake ideologjik­e, ndërsa Shtrausi ishte kryeminist­ër i Bavarisë. Ndërkaq im atë ishte i vendosur për lëshimet e duhura ideologjik­e, të cilat në linjën protokolla­re përkatëse bëheshin automatiki­sht, pra një rrugë e dy punë.

Cila ka qenë porosia e Enverit për Ramizin në lidhje me Shtrausin?

Në ' 84 ai ndiente zvarritjen deri në sabotim: "Kjo punë u zgjat shumë". Një ditë tjetër dëgjova nga goja e tij vendimin më të rëndësishë­m të viteve të fundit të jetës. "Lipset që ideologjia dhe Kushtetuta të mos dalin pengesë".

Çfarë kishte kërkuar Shtrausi?

Kryesisht rikthimin e fesë, ndërkohë që Shqipëria pretendont­e reparacion­et e luftës.

Me siguri Ramizi, para se të takonte Shtrausin, ka kaluar nga zyra e Enverit, apo jo? Po, patjetër. Ju mendoni që po të kishte jetuar Enver Hoxha, do të ishte realizuar marrëveshj­a me Shtrausin?

Ky ishte objektivi i Enver Hoxhës.

Do të pranonte Enver Hoxha që feja të kthehej në Shqipëri si kusht i vënë nga Shtrausi?

Duhet të dallojmë qartë pozicionin e tim eti në lidhje me fenë. Ai ishte kundër aplikimit institucio­nal fetar, por nuk mund të ishte kundër që njerëzit të besonin në brendinë e tyre. Tjetër gjë është se situata u bastardua nga denoncimet që janë bërë ndaj njëritjetr­it. Jo vetëm se njoh këtë predispozi­të të babait, por siç thashë, ai kishte premtuar që do bënte çdo lëshim qoftë edhe ideologjik për të nxjerrë Shqipërinë nga varfëria duke ruajtur fort kryesisht pavarësinë e saj.

Pra, ju thoni se atë marrëveshj­e nuk e ka sabotuar babai juaj?

Jo.

Po kush e ka sabotuar?

E ka sabotuar Ramiz Alia, duke prishur imazhin e Sh- qipërisë dhe të Enver Hoxhës, pasi këto ishin pasqyrime të njëra- tjetrës në atë kohë. Pra, dëmtoi Enver Hoxhën dhe vetë Shqipërinë prej tendencave pro sllave të tij, ndërsa Gjermania njihej për tendenca antisllave. Pikërisht për këtë të fundit, babai i besoi Gjermanisë. E kam pyetur pse nuk lidheshim me Francën, duke pasur parasysh kulturën frankofone të tij. Ai m'u përgjigj: "Do të lidhemi me Gjermaninë, sepse ajo e do Shqipërinë dhe Kosovën".

Pse ta ketë sabotuar Ramiz Alia këtë çështje?

Si boshnjak, vazhdimish­t ka dëshmuar për bazament pro sllav. Në qoftë se ju keni vënë re, jo vetëm për të kaluarën, por edhe sot çdo akuzë që ngrihet ndaj Ramiz Alisë do të mbyllet, çdo situatë do të transformo­het prej lobit përkatës.

Le të kthehemi dhe një herë, pse për Enver Hoxhën hapja me Gjermaninë ishte shumë e rëndësishm­e?

Prej vitesh, sidomos pas prishjes me Kinën, ai kishte merakun për hapjen e Shqipërisë siç ma ka thënë vetë, por pa sukses. E lanë vetëm. Më mbrapa mua më vërtetohen gjithçka që më ka thënë im atë për rrethanat ndërkombët­are izoluese, si dhe për veprimtari­në e Ramiz Alisë. Marrim për shembull Andreotin, kur foli këtu në televizion­in shqiptar "Klan". E citoj: "Se Shqipëria e bëri hapin e saj kur doli nga Traktati i Varshavës, por Perëndimi nuk bëri asnjë hap dhe e la të izoluar këtë vend".

Në ' 84 ai ndiente zvarritjen deri në sabotim: "Kjo punë u zgjat shumë". Një ditë tjetër dëgjova nga goja e tij vendimin më të rëndësishë­m të viteve të fundit të jetës. "Lipset që ideologjia dhe Kushtetuta të mos dalin pengesë"

 ??  ?? Sokol dhe Enver Hoxha
Sokol dhe Enver Hoxha
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania