Panorama (Albania)

“Na deshi fati e Zoti, s’mund të luanim pa tifozët”

- TIRANE

Të fitosh ndaj Skënderbeu­t në shtëpi apo transfertë nuk është asnjëherë e lehtë, madje për një skuadër si Laçi një mision i tillë mund të duket i pamundur.

Por skuadra e drejtuar nga Gentian Mezani ia ka dalë dhe ka triumfuar me një gol të Myrto Uzunit, i cili me një supergol i ka dhënë fitoren skuadrës së tij, që tashmë e sheh veten në një pozicion komod në mesin e tabelës së klasifikim­it. Ndërsa Skënderbeu me këtë humbje vazhdon të jetë në krye, por me një diferencë prej gjashtë pikësh nga vendi i dytë që mbahet nga Flamurtari.

Pjesa e parë – Ashtu siç parashikoh­ej, Skënderbeu e ka nisur takimin në sulm në kërkim të golit të avantazhit për ta mbyllur sa më shpejt takimin. Gavazaj fiton pothuajse çdo dyluftim me Fangajn në krah, duke krosuar rrezikshëm në zonën kundërshta­re ku Muzaka në dy raste gjuan me kokë, por Selmani është në pozicion dhe arrin të presë. Por rasti më i mirë për vendasit do të jetë në minutën 18- të, kur Rexhinaldo kombinohet bukur me Uzunin në zonën korçare dhe mesfushori gjuan fort, por Shehi grushton me vështirësi. Mbyllet pa gola ky fraksion. Uzuni kontrollon një top në hyrje të zonës së korçarëve dhe me një gjuajtje të kalibruar mirë e kalon topin poshtë krahut të Shehit. Sfera përplaset në dy shtylla dhe ndalet në rrjetë. Pavarësish­t përpjekjev­e të miqve, vendasit arrijnë të mbrohen mirë dhe të ruajnë fitoren. PARTIZANI- TEUTA Partizani ka marrë një fitore me përmbysje në “frymën e fundit” ndaj Teutës. Goli i kapitenit Batha në minutën e 94- t ka bërë që të shpërthejë në festë stadiumi “Selman Stërmasi”, pasi të kuqtë morën trepikëshi­n, i cili i afron më shumë me kreun. “Demat” e kanë shijuar shumë fitoren dramatike ndaj durrsakëve, të cilët me pak kujdes meritonin të merrnin një pikë në kryeqytet. Takimi ishte një ndeshje e një niveli jo të kënaqshëm, ku ndikoi edhe terreni jo i mirë. Lojtarët e të dyja ekipeve bënë gabime të shumta, por në fund rënduan te Teuta që u mund në sekondën e fundit. Me këtë sukses të kuqtë ruajnë ecurinë e mirë të fazës së dytë dhe e kanë ngushtuar në 10 pikë diferencën me Skënderbeu­n e vendit të parë. Edhe pas këtij suksesi “demat” mbetën të gjashtë në renditje, por tani me 21 pikë dhe 4 pikë larg vendit të dytë që mbahet nga Flamurtari. KAMZA- LUFTËTARI Në fazën e parë, në Gjirokastë­r, ishte Kamza që shpërtheu në festë me një gol në minutat shtesë nga ku edhe nisi ecurinë pozitive. Dje, Luftëtari i Likës shfaqi të gjithë potenciali­n e vet me shumë raste për shënim, dominim mbi kundërshta­rin dhe, pavarësish­t pengesës nga arbitri Alla që i mohon një 11- metërsh, ia del që të marrë tri pikë. Fitore “in ek- stremis” për bluzinjtë në fushën e Kamzës që “fusin xixat” në fundin e tabelës së klasifikim­it falë Rrocës në minutën e 90+ 4’, me Vllazninë që duket më e pafuqishmj­a në “vorbullën e rënies”. Miqtë janë

Realist për “Fitoret në sekondat e fundit janë shumë të kënaqshme, por edhe të dhimbshme për atë që i mund. Nuk është se vodhëm gjë. Por ishim me fat që morëm 3 pikë. Edhe Teuta meritonte diçka më shumë. Mund të ndeshet me këdo skuadër dhe mund të marrë pikë me më të mirët. I dëmtoi mbrojtja e re. Nuk kam kohë të them për Kupat e Europës, jo më për titullin kampion. Objektivi ynë është ndeshja e radhës. Ne nuk e filluam lojën mirë. Arsyet janë të shumta. Skuadra duhet të jetë e dubluar. Teuta është e aftë të bëjë rezultat kudo. E kam zili sulmuesin kryesor të atyre, mos flas për Çyrbjen dhe ata të tjerët. Bëmë një lojë brilante, por jo të mirë gjatë gjithë kohës. Ne insistuam për ta fituar ndeshjen. Por fati dhe Zoti deshën që ne të fitonim. Në kohën kur një pjesë e tifozërisë kërkon që loja mos të fillojë se një pjesë e tyre janë jashtë, nuk mund të luanim dot futboll pa qenë tifozët në stadium. Nuk mund të luanim me dyer të mbyllura. Nuk ka precedent. Sipas rregullore­s, në qoftë se Partizani e përsërit përsëri vonesën, do të dënohet. Ne nuk e deshëm atë situatë. Në UEFA është ndryshe se UEFA e ka rregullore­n. UEFA nuk i kërkon kartat e identiteti­t në sekondën e fundit”, u shpreh trajneri i Partizanit, Sulejman Starova, për mikrofonin e “SuperSport”. kërkues dhe në të 17- ën minutë ka një pretendim për 11- metërsh. Alla është fare pranë, por e konsideron të rregullt ndërhyrjen ndaj Bregut, fillimisht brenda zonës dhe në vijim të aksionit, atë pa top të Kuqit ndaj Rrocës. Rreziku shkon menjëherë në portën tjetër, kur Kamza provon me Rezin në të 26ën, i cili del përballë portierit mik që pret dhe devijon në këndore. Luhet e fundit minutë e shtesës dhe krosimi i Zguros nga këndi gjen Përgjinin që devijon me kokë para Halilajt dhe më pas Rroca gjuan e shënon. Luftëtari në ekstazë, ndërsa Kamza merr mësimin e duhur mbi euforinë. Bluzinjtë fitojnë pas katër javësh dhe japin shkëndija në fund duke “trazuar” edhe një herë kartat e mbijetesës…

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania