Panorama (Albania)

Mançester Siti “vret” kampionati­n, gjunjëzon edhe “djajtë” e Junajtidit

-

Mançester Siti po e “vret” Premier Ligën: fitorja 2- 1 ndaj Junajtidit në derbi e dërgon në 11 pikë avantazhin e skuadrës së Guardiolës nga ajo e Murinjos dhe barazon kështu rekordin e sukseseve radhazi të vendosur nga Arsenali në vitin 2002. Një fitore e merituar që ka për protagonis­t absolut negativ sulmuesin Romelu Lukaku: gabimet e belgut në mbrojtje provokojnë dy golat e Sitit. Te Siti, fantastik David Silva dhe jo vetëm për golin: spanjolli është madhështor në mesfushë. Otamendi është një tjetër personazh që meriton faqen e parë të kopertinës: firmos golin e 2- 1 dhe është regjisori i mbrojtjes.

Goli - De Gea bën mrekullinë pas një goditjeje të Sanesë. Goditja e radhës nga këndi sjell spastrimin e keq të Lukakut në zonë, topi shkon drejt David Silvës, i cili me një kthesë me të majtën, godet përpara se të dalë De Gea. Junajtid hidhet në sulm pas golit të pësuar, ndërsa De Brujne nuk shfrytëzon mirë një kundërsulm. Në rinisjen e “djajve”, Roho kroson nga larg, Otamendi nuk arrin, Delf kontrollon keq dhe Rashford ekuilibron gjithçka.

Otamendi – Pas 9 minutash, goli që vendos ndeshjen: Lukaku largon topin duke e përplasur pas shpinës së Smollingut, Otamendi tregohet më i shpejtë dhe De Gea nuk arrin të bëjë asgjë. Në 79’, episodi që tërbon Murinjon: Otamendit i largohet topi në zonë, Herrera kërkon të përfitojë dhe pas përplasjes, spanjolli rrëzohet në tokë. Oliver, vetëm dy hapa larg, nuk mendon se ka penallti dhe ndëshkon Herrerën për simulim. Në fund, skuadrat zgjaten nga njëra portë në tjetrën, por dopiopritj­en vendimtare e bën Ederson: pret me fytyrë goditjen e Lukakut dhe menjëherë më pas të Matës. Bernardo Silva humbet edhe rastin e golit të tretë, por Guardiola është i kënaqur edhe kështu.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania