Panorama (Albania)

Shqipëria i merr bomberin Zvicrës, Demhasaj pranon ftesën

-

“Në muajt në vijim do të jem në kërkim të lojtarëve të rinj. Kam në mendje edhe një sulmues”, kjo ishte deklarata e Kristian Panuçit në daljen e tij të fundit para mediave në konferencë­n për shtyp në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit. Trajneri i Kombëtares duket të ketë hedhur sytë nga Luzerna. Gazeta “Panorama Sport” ka zbardhur edhe tratativat me një sulmues, i cili në këtë sezon ka shënuar shtatë gola në 16 ndeshje që është aktivizuar në Kupë dhe në kampionati­n helvet.

SHKËLQIM DEMHASAJ Gazeta zbulon emrin që pritet të jetë në grumbullim­in e radhës me kuqezinjtë. Bëhet fjalë për sulmuesin Shkëlqim Demhasaj. 21- vjeçari, i aktivizuar me shpresat helvete në dy ndeshje, ka marrë ftesë nga Shqipëria. Në fillim, vetë futbollist­i me origjinë shqiptare ka hezituar për të vendosur nëse do të pranonte të vishej kuqezi apo jo. Më pas ka qenë vetë menaxheri i tij, i cili është interesuar pranë institucio­nit të futbollit në vend dhe trajnerit të Kombëtares, që të mund të bëhej pjesë e Shqipërisë. Bëhet fjalë për një sulmues shtatlartë 189 centimetra dhe që ka shënuar 7 herë në vetëm 16 ndeshje me skuadrën e re. Sulmuesi është aktivizuar me Zvicrën U- 21 në ndeshjet kundër Uellsit dhe ndaj Bosnjë- Hercegovin­ës. Momentalis­ht, me pranimin e tij, institucio­ni i futbollit është duke plotësuar dokumentac­ionin e nevojshëm që ai të mund të pajiset me pasaportën shqiptare, në mënyrë që në grumbullim­in e radhës të jetë në dispozicio­n të trajnerit Panuçi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania