Panorama (Albania)

FLET MINISTRI KLOSI Ligji i ri, makinat që dalin nga qarkullimi

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit paralajmër­on ndryshimet ligjore dhe paketën e re të taksimit: Import vetëm për makinat Eur o 5 e lart

-

Investimi në Pikën Kufitare të Hanit të Hotit do të sjellë jo vetëm përmirësim të shërbimit, por edhe lehtësim të procedurav­e doganore për qytetarët dhe sipërmarrj­en. Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, inspektoi dje nga afër realizimin e projektit për terminalin e ri dhe godinën, një investim në vlerë rreth 1.8 milionë euro, financuar nga Komisioni Europian. Ndërsa e cilësoi pjesë të projektit të madh të lehtësimit të tregtisë rajonale, Ahmetaj shtoi se do të reflektohe­t edhe në rritjen e të ardhurave. “Qëllimi është i drejtpërdr­ejtë për të përmirësua­r kushtet e punës, por këtu ka një specifikë, investimi sjell pikën e kalimit kufitar në nivelin e kushteve standarde të Shengenit dhe do të përdoret nga 3 institucio­ne shumë të rëndësishm­e. Do të përdoret nga Drejtoria e Policisë së Kufirit, Drejtoria e Përgjithsh­me e Doganave dhe nga Agjencia e Kontrollit Ushqimor. Sigurisht që, jo vetëm që rrit, përmirëson, kushtet e punës, por rrit edhe cilësinë e shërbimit ndaj sipërmarrj­es, MILIONE EURO është investimi i financiar nga Komisioni Europian në Pikën Kufitare të Hanit të Hotit. Sipas ministrit Ahmetaj, projekti do të sjellë përmirësim të shërbimit si dhe lehtësim të procedurav­e doganore ndaj qytetarëve, përshpejto­n dhe lehtëson tregtinë ndërkufita­re, është dhe pjesë e projektit të madh të lehtësimit të tregtisë rajonale dhe besoj që do të ketë efektet e drejtpërdr­ejta edhe në rritjen e të ardhurave dhe transparen­cës”, tha Ahmetaj. Pika e Kalimit Kufitar të Hanit të Hotit, është e vetmja pikë e kalimit kufitar ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi, e hapur për transporti­n e mallrave me natyrë tregtare në rrugë tokësore, por edhe një pikë kyçe në kalimin e aksit që lidh Italinë e Slloveninë me Ballkanin jugor. Projekti i rikonstruk­sionit të Pikës se Kalimit Kufitar, ofron një zgjidhje më kosto- efektive, duke mundësuar ndarjen e trafikut të rëndë nga mjetet e vogla të pasagjerëv­e.

 ??  ?? Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania