Panorama (Albania)

I biri i arrestuar i jep lamtumirën i shoqëruar me dy furgonë policie

-

Përcjellja për në banesën e fundit të Aleksandër Ndokës, vëllait të ish- deputetit Arben Ndoka, që u vra me breshëri automatiku dy ditë më parë, mblodhi në Lezhë mijëra qytetarë nga e gjithë Shqipëria. Homazhet u zhvilluan në lagjen “Nënë Tereza” të Lezhës, pranë banesave të familjes Ndoka. Dyert e mortit u hapën pikërisht në shtëpinë e Ndue Ndokës, babait të viktimës. Për t’i hedhur një grusht dhe mbi varr të atit, Drejtoria e Përgjithsh­me e Burgjeve i dha leje të birit, Samuel Ndoka, i cili ndodhet i arrestuar nga policia me akuzën e plagosjes. Djali i vogël i Aleksandër Ndokës mbahej i shoqëruar nga dy furgonë me policë, të cilët qëndronin në gatishmëri nga distanca. Përveç 19- vjeçarit Samuel Ndoka, të pranishëm në ceremoni ka qenë dhe vajza e tij e madhe, Jorida, ndërsa ka munguar djali tjetër, Klajdi, për shkak se është person i shpallur në kërkim nga policia, sepse akuzohet se ka dhunuar nënkryetar­in e qarkut të Lezhës, ngjarje e ndodhur në shkurt të këtij viti, dhe vajza e vogël 8 vjeçe për shkak të moshës. Krahas qytetarëve të thjeshtë, homazhe në familjen Ndoka bënë edhe politikanë të shumtë lokalë dhe qendrorë. Për shkak të këtij fluksi, rrugët drejt vendit ku po kryheshin ceremonitë mortore u mbushën nga automjete të shumta. Edhe nga larg vihej re prania e shumë të pranishmëv­e të mbledhur për të nderuar 48- vjeçarin e vrarë, Aleksandër Ndoka. Nuk ka munguar edhe Policia e Shtetit, kryesisht për të monitoruar trafikun që krijohej shpeshherë në rrugët që lidhnin daljet kryesore me vendin ku po kryhej ceremonia mortore. Varrimi i Aleksandër Ndokës u bë rreth orës 13: 30 të së dielës, në varrezat e lagjes ku jeton familja Ndoka.

 ??  ?? Saumel Ndoka duke i dhënë lamtumirën babait të tij
Saumel Ndoka duke i dhënë lamtumirën babait të tij

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania