Panorama (Albania)

Feja islame dhe Perëndimi nuk janë kontradikt?

- LOAY MUDHOON* * D. W.

... të mundshëm demografik të përgatites­him si para një katastrofe natyrore të pashmangsh­me, e cila mund t'i lëkundte themelet e shoqërive europiane. Sidoqoftë njoftime të tilla mund t'u kenë ngjallur shumë qytetarëve të thjeshtë të paktën siklet, veçanërish­t nëse mediat e kanë lënë pas dore, që këto rezutate jorealiste të studimit t'i shpjegojnë në mënyrë kritike.

E sikurse edhe pritej, populistët e djathtë dhe islamofobë­t e të gjitha ngjyrave, që prej vitesh anembanë paralajmër­ojnë pa u lodhur për rrezikun e islamizimi­t dhe krijimit të një "Eurabia" në Gjermani dhe në Perëndim, shohin tani të jenë konfirmuar nga studiues të njohur të SHBA- së përfytyrim­et më të këqija të tyre.

Por duke analizuar më saktë menjëherë të bëhet e qartë se rezultatet e studimit nuk janë patjetër të përshtatsh­me për të formuluar parashikim­e bindëse mbi zhvillimin faktik të popullsisë në vendet perëndimor­e. Kjo për faktin se studimi niset duke u bazuar në kushtet më ekstreme. Këtë e vështirëso­n edhe më shumë fakti se deklarata të vlefshme mbi lëvizjet globale të migracioni­t në dekadat e fundit janë dëshmuar si me shumë mangësi. LIRIA E BESIMIT ËSHTË NJË E DREJTË THEMELORE

Kush argumenton me kolona shifrash, pa dashur shket në logjikën e radikalëve paranojakë dhe të profetëve të fundit të botës. Këta nuk janë sinqerisht të interesuar për integrimin e migrantëve në bashkësitë e demokratëv­e. Ndaj është shumë më e rëndësishm­e të shtrohet çështja parimore, se si demokracit­ë e shtetit ligjor pajtohen me faktin që numri i myslimanëv­e në Europë do të rritet në të ardhmen.

Në këtë kontekst duhet theksuar se është çështje private fakti se në çfarë besojnë ose nuk besojnë qytetaret dhe qytetarët në shtetin ligjor pluralist demokratik. E drejta themelore e besimit fetar ka një vlerë të madhe në kushtetutë­n tonë të lirë demokratik­e. Aq më tepër shteti me botëkuptim neutral e ka detyrim të mbrojë lirinë e besimit - e kjo madje edhe nëse botëkuptim­i fetar bie në kundërshti­m me normat shoqërore të shumicës së shoqërisë. Por kjo nuk do të thotë që të gjitha çfarë kërkon një fe të jetë ligj dhe të realizohen në shtetin demokratik. MYSLIMANËT NUK JANË "AUTOMATË TË KURANIT"

Studimi aktual i "Pew Research Center" pa dyshim sugjeron që shoqëritë europiane në të ardhmen duhet të përgatiten për një prani më të madhe të myslimanëv­e në hapësirën e tyre publike. Po ashtu duhet të përgatiten edhe që qytetarët myslimanë të Europës do të insistojnë që ta jetojnë të lirë dhe hapur besimin e tyre, ashtu siç e praktikon çdo ditë edhe të gjithë anëtarët e feve të tjera, e në radhë të parë të krishterët.

Ky konstatim i studimit nuk është arsye për të ndjellë fantazmën e "islamizimi­t të Perëndimit". Sepse "Islami" nuk ekziston si një njësi statike e pandryshue­shme. Ky është një trill si i salafistëv­e, ashtu edhe i lëvizjeve islamofobe. As myslimanët nuk janë një bllok monolit në asnjë vend të botës. Nuk është vetëm feja që përcakton sjelljen. E formuluar më mprehtë: ata nuk janë "automatë të Kuranit". Në secilin vend me karakter islamik faktikisht propagando­het dhe praktikohe­t një variant i ndryshëm i fesë islame. EDHE MYSLIMANËT PO BËHEN LAIKË

Pikërisht edhe për këtë arsye janë të destinuara të dështojnë përpjekjet e forcave radikale të djathta, që e paraqesin "Islamin e prapambetu­r dhe të afërt me dhunën" si modelin e kundërt të Perëndimit të iluminuar dhe të civilizuar. Ky dualizëm naiv nuk u përshtatet realitetev­e komplekse. Qysh tani mbi 80% e qytetarëve myslimanë në Europë janë laikë në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Shifra të reja vërtetojnë se gjithnjë e më pak myslimanë në Europë e jetojnë në mënyrë aktive fenë e tyre; një tërheqje në heshtje nga besimi po duket gjithnjë e më shumë, përkundër të gjitha fantazive për sundim të botës nga islamistët radikalë.

Nuk është aq i rëndësishë­m numri i myslimanëv­e në Europë. Shumë më e rëndësishm­e është që ne të reflektojm­ë për kuptimin e qytetarisë në demokraci. Kjo do të thotë të krijojmë mundësi të reja për një pjesëmarrj­e të vërtetë të qytetareve dhe qytetarëve në shoqëritë e migracioni­t në Europë dhe njëkohësis­ht të mbrojmë arritjet e demokraciv­e të lirisë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania