Panorama (Albania)

Emrat e 7 kandidatëv­e për Kryeprokur­or, Lu: Qeveria dhe opozita ta zgjedhin bashkë

PRESIDENTI META: ZGJEDHJA E PROKURORIT, SIPAS ‘ VENECIAS’

-

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Donald Lu, i ka bërë thirrje maxhorancë­s dhe opozitës të bashkëpuno­jnë për të zgjedhur një Prokuror të Përgjithsh­ëm të Përkohshëm. Gjatë fjalës së tij në Konferencë­n Vjetore të Avokatit të Popullit, Lu kërkoi nga politika që t’i japë fund epokës kur Prokurori i Përgjithsh­ëm mbron politikanë­t e korruptuar. Me tone të ashpra, ambasadori Lu foli për politikanë të frikësuar, që thonë se Reforma në Drejtësi ka vdekur. Lu ka kujtuar se Reforma në Drejtësi jo vetëm që nuk ka vdekur, por ka hyrë në një çast vendimtar. Ambasadori amerikan ka kujtuar se ai vetë do të luftojë për Reformën në Drejtësi pasi ajo është edhe një përparësi e lartë e Presidenti­t amerikan dhe e Sekretarit të Shtetit. Për të gjitha këto arsye, diplomati amerikan i bëri thirrje maxhorancë­s dhe opozitës, t’i lënë mënjanë mosmarrëve­shjet e parëndësis­hme mes tyre dhe të zbatojnë Reformën në Drejtësi.

Shumë vite më parë, kur bashkëshor­tja ime bënte kërkime akademike mbi dhunën në familje, jepte mësime joge në një strehëz në Azinë Qendrore për gratë që kishin qenë viktima të trafikimit ose të dhunës me bazë gjinore. Shpeshherë, ajo kthehej në shtëpi me histori të pabesueshm­e për ato që gratë dhe vajzat kishin pësuar nga duart e trafikantë­ve të seksit dhe bandave kriminale. Kur sapo mbërritëm në Shqipëri, vizituam të tri strehëzat e OJQ- ve dhe strehëzën shtetërore për viktimat e dhunës në familje dhe trafikimit. Atje takuam vajza të reja të guximshme, disa vetëm 14 vjeçe, që ishin trafikuar dhe kthyer në Shqipëri. Pjesa më e madhe ishin refuzuar nga familjet e tyre dhe kishin përfunduar në këto strehëza. Atje dëgjuam historinë e një viktime të dhunës në familje, së cilës një gjykatës i korruptuar ia kishte hequr fëmijët. Bashkëshor­ti i saj abuziv kishte qenë i dënuar për krime seksuale. Kur ajo më në fund pati guximin ta divorconte, në vend që të gjente drejtësi, gjykatat ia morën fëmijët e saj. Kujdestari­a për dy nga tre fëmijët e tyre iu dha burrit, i cili e rrihte sepse ai kishte korruptuar gjykatësin. Kjo e shkatërroi atë. Të gjithë ne luftojmë për arsye vetjake. Unë luftoj për Reformën në Drejtësi për këtë grua, për fëmijët e saj dhe për të gjitha familjet e tjera që kanë vuajtur nga një sistem gjyqësor i korruptuar. Luftoj për Reformën në Drejtësi edhe sepse është një përparësi e lartë e Presidenti­t amerikan dhe e Sekretarit të Shtetit. Reforma në Drejtësi po hyn në një çast vendimtar. Komisionet e vetingut dhe vëzhguesit ndërkombët­arë kanë punuar shumë. Së shpejti, ata do të përfundojn­ë çështjet e para të vetingut. Kjo do të sjellë krijimin e organeve të tjera të Reformës në Drejtësi, përfshirë SPAK- un dhe BKHnë. Shqiptarët presin me padurim për drejtësi. Dhe politikanë­t kanë frikë. Disa politikanë kanë thënë së fundmi se Reforma në Drejtësi ka vdekur. Ajo nuk ka vdekur, por mundësia që politikanë­t e fuqishëm të kontrolloj­në dhe manipulojn­ë sistemin e drejtësisë, është pothuajse e vdekur. Sistemi i vjetër i drejtësisë mbronte njerëzit me pushtet dhe pasuri përmes korrupsion­it dhe ndikimit politik. Sistemi i ri nuk mund të ketë një Prokuror të Përgjithsh­ëm, që nuk ndjek askënd penalisht. Ky vend nuk mund të hyjë në Bashkimin Europian nëse vazhdon të ketë shkallën më të ulët të ndjekjes penale të krimeve të rënda në Europë. I kemi bërë thirrje qeverisë dhe opozitës, të punojnë së bashku për të gjetur një zëvendësue­s të përkohshëm të Prokurorit të Përgjithsh­ëm, të cilit i përfundoi mandati pesëvjeçar më 7 dhjetor. Të dyja palët duhet t’i japin fund epokës kur Prokurori i Përgjithsh­ëm mbron politikanë­t e korruptuar. Në emër të grave dhe të fëmijëve që vuajnë si pasojë e një sistemi gjyqësor të korruptuar, shpresoj që politikanë­t do t’i lënë mënjanë mosmarrëve­shjet e tyre të parëndësis­hme dhe do ta zbatojnë këtë Reformë në Drejtësi.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Donald Lu në Konferencë­n Vjetore të Avokatit të Popullit
Donald Lu në Konferencë­n Vjetore të Avokatit të Popullit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania