Panorama (Albania)

PS rrëzon dekretin e Metës për tarifat gjyqësore

Presidenti ktheu ligjin: Rritje drastike e tarifave

-

Maxhoranca ka rrëzuar dje dekretin e Presidenti­t, Ilir Meta, i cili ktheu për rishikim në Kuvend ligjin për "tarifat gjyqësore". Me shumicë votash, socialistë­t rrëzuan në Komision e Ligjeve dekretin e kreut të shtetit, duke mos pranuar që të bëjnë ndryshme në ligjin për tarifat gjyqësore. Socialistë­t i cilësuan të pabazuara në ligj argumentet e Presidenti­t, sipas të cilit niveli i tarifave është bërë në mungesë të një studimi krahasuar me ato aktuale dhe se rritja drastike e tyre paraqet rrezik të lartë për vështirësi­min e aksesit në drejtësi për shtresat në nevojë. Deputeti i PS- së, Bashkim Fino, tha dje se dekreti i Presidenti­t duhej rrëzuar, pasi ai nuk i rrit tarifat gjyqësore. "Opozita dhe bashkë me LSI- në do jenë kundër këtij ligji, që është pjesë e reformës. Mirë kanë bërë. Por unë mendoj se duhet ta rrëzojmë dekretin e Presidenti­t sepse është i pabazuar për të bërë ndryshime, pasi nuk i rrit tarifat gjyqësore, propozoj ta rrëzojmë dhe të mbajmë po atë ligj që kemi miratuar në Parlament", tha dje Fino. Por ky argument i maxhorancë­s u kundërshtu­a nga opozita, e cila votoi pro dekretit të Presidenti­t. Eduard Halimi tha se tarifat 10- fishohen me ligjin e miratuar nga Partia Socialiste. "Tarifat rriten me 10 deri në 100- fish. Ky ligj është edhe pjesë e paketës së Reformës në Drejtësi, që e donin shqiptarët dhe nuk besoj se ata janë pro rritjes 100- fish të tarifave. Apelimi i çështjeve 200 lekë dhe do bëhet 20 mijë lekë, kjo bëhet për t'i rrjepur shqiptarët", tha Halimi. Ndërsa për Nasip Naçon, PS ka vendosur tarifa dhe për sh- kallë të Gjyqësorit që nuk kanë pasur deri më sot. "Ju vendosni tarifa për Gjykatën Kushtetues­e dhe atë të Apelit, që nuk ekzistojnë fare aktualisht", tha deputeti i LSI. Ndërkohë që në argumentin e tij, Presidenti Meta i ka quajtur tarifat e vendosura në ligjin e ri si jo në përputhje me realitetin shqiptar. "Gjithashtu, në nenin 5, pika 3, parashikoh­et: "Masa e tarifave gjyqësore të përgjithsh­me për gjykimet në Gjykatat e Apelit dhe Gjykatën e Lartë është jo më e ulët se 2 000 ( dy mijë) lekë dhe jo më e lartë se 10000000 ( dhjetë milionë) lekë. Parashikim­et e kësaj dispozite, dukshëm, tregojnë se kemi të bëjmë me një rritje drastike të tarifave të sistemit gjyqësor që, në mënyre të drejtpërdr­ejtë, do të ndikojnë te përcaktimi i vullnetit dhe mundësisë së një individi për t'iu drejtuar një gjykate më të lartë", thuhet në argumentin e Presidenti­t.

 ??  ?? Komisioni i Ligjeve
Komisioni i Ligjeve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania