Panorama (Albania)

Një natë të ngujuar dhe një falenderim publik për Ramën dhe Nikollën

- AGRON GJEKMARKAJ

Evërteta ju bën të lirë”, sh kruante Shën Pali në...

një nga letrat e tij pothuaj dy mijë vjet më parë. Pafuqia për ta thënë atë po kaq vite më pas skllavizon shpesh individët dhe shoqërinë. I bën ata pre të frikës. Prej disa ditësh, zgjedhjet për dekan në Fakultetin e Histori- Filologjis­ë janë në qendër të lajmeve në televizion­e, gazeta dhe portale.

Njëanshmër­ia e dalldisur me vullnet kamikaz e strukturav­e që duhet të garantojnë një proces zgjedhor të ndershëm e projektuar kundër kandidatit, prof. Sabri Laçi, krijoi një atmosferë të pazakontë! Disa shkelje që i filloi KIZ ( komisioni institucio­nal zgjedhor) i udhëhequr nga zonja Majlinda Keta, duke mos lejuar një pedagog me kontratë të rregullt të votonte, i përsosi më tej shumica e KZF ( komisioni zgjedhor i fakultetit), me përjashtim të tre anëtarëve që nuk pranuan të bëhen pjesë e tendencës dhe akteve manipulati­ve.

Kjo shumicë lejoi që në kutinë e votave për dekan të hidhej një votë studentësh, e cila i ishte dhënë njërit prej nesh ( pedagogëve), një votë kjo në favor të kandidatit prof. Sabri Laçi, për ta zhvleftësu­ar qëllimshëm më pas si të parregullt. Nuk ka asnjë arsye që një fletë e tillë të gjendej në atë sallë, në atë vend, sepse studentët votojnë në një ambient tjetër, siç e parasheh ligji. Fleta udhëtoi për aty me taksi të sigurt. Ky është një akt i pastër që meriton hetim, një fyerje e madhe gjithashtu për secilin prej pedagogëve të këtij fakulteti.

Kjo votë në fillim u shpall e pavlefshme, pastaj ndërruan mendje dhe e qujten gabim njerëzor dhe të vlefshme me procesverb­al, por përsëri u “penduan” dhe e quajtën të pavlefshme. Arsyetime qesharake dhe tronditëse njëkohësis­ht, një cirk me aktorë që rrezoheshi­n sapo ngriheshin. Më pas nxorën jashtë vëzhguesit dhe rezistuan që kandidatët të mos merrnin pjesë në numërim. Këtu fillon historia e një nate pa gjumë, një natë ngujimi, pikërisht ndërmjet datave 7 dhe 8 dhjetor, një koincidenc­ë kjo me protestën e studentëve kundër diktaturës 27 vite më parë! Të gjitha këto ndodhen kur u pa qartë se fitorja po anonte nga prof. Sabri Laçi.

Një grup pedagogësh, anëtarë të Forumit për Liri Akademike, të cilët i kanë rezistuar çdo qeverie e cila ka synuar ta dëmtojë autonominë universita­re, e sidomos qeverisë së Edi Ramës për ligjin e arsimit të lartë - një ligj ky klientelis­t dhe i dëmshëm për universite­tin- vendosën të qëndrojnë gjithë natën në ambientet e fakultetit dhe t’i kërkojnë në korridor, pa hyrë për asnjë çast në sallën e votimit, kryetares së KZF- së të zbatojë ligjin dhe të rifusë brenda vëzhguesit! Këtë na e quejtën dhunë psikologji­ke!

Zoti i faltë, i bekoftë dhe u darovittë mendjen. KZF bllokoi procesin, nuk merrte asnjë vendim, nuk nxirrte tabelat përmbledhë­se dhe anëtarët e tij në pushime të pajustifik­uara komunikoni­n në telefon gjithë kohën, ku me gjasë merrnin udhëzime për degradimin e zgjedhjeve. Do të ishte me interes publik këqyrja e tabulateve telefonike.

Një natë kësodore, tek ecnim korridorev­e apo dilnim jashtë për të ndezur ndonjë cigare, të shërben shumë për të reflektuar, teksa ftoma dhe bryma na cimbiste dendur. Në vendet europiane, Universite­ti është një hapësirë lirie, ku rektori, dekani, shefi i katedrës janë “primus inter pares”, të parë në mes të barabartëv­e. Te ne nuk është kështu. Zakonisht, sapo fitojnë, drejtuesit shndërrohe­n në autoritarë, sigurisht ndaj atyre që e pranojnë autoriteti­n abuzues ( nuk duhet ngatërruar respekti dhe etika e domosdoshm­e me nënshtrimi­n), duke krijuar një taraf me “votuesit” e tyre në kurriz të pjesës tjetër, që i duhet “të luftojë”. Kjo ndihet menjëherë në kompozimin e çdo gjëje me karakter akademik dhe administra­tiv.

Fushatat elektorale në fakultete dhe në universite­t në përgjithës­i bëhen mbi “premtime” e “kërcënime”, që po fitova unë “do të jesh kështu e ashtu”, “do të marrësh këtë apo atë gradë”, “në këtë bord apo atë komision” etj., pra e drejta të ofrohet si favor dhe favori të shndërron në peng të përjetshëm. Mosdhënia e mbështetje­s dhe garancia e votës pro, automatiki­sht t’i heq këto “privilegje”! Pedagogët duhet ta kuptojnë që në punë nuk rrinë prej shefit të katedrës, dekanit apo rektorit, po prej meritave të tyre dhe askush nuk mund t’i cenojë nëse janë korrektë, seriozë dhe kërkues në profesioni­n e tyre.

Pothuaj prej 20 vitesh, në Universite­tin e Tiranës qarkullojn­ë vetëm tre emra: Dhori Kule, Shezai Rrokaj dhe Valentina Duka. A thua se bota intelektua­le shqiptare sill e mbështill s’ka të tjerë, sikur t’i ketë shuar mortja të gjithë, veç këta të tre që alternohen rregullish­t në pozicione të ndryshme. Ata realisht kanë krijuar një kastë, e cila u thye në Fakultetin e Histori- Filologjis­ë. Kjo është një shenjë e mirë. Vdekja morale dhe shpirtëror­e s’ka trokitur gjithkund. Tani prof. Sabri Laçi ka detyrimin të “qeverisë” ndryshe. Të jetë një dekan, bashkëpunu­es, i hapur dhe i drejtë për të gjithë, sidomos me ata që nuk e mbështetën, duke u deklaruar haptas me kandidaten rivale. E drejta për të qenë pro apo kundër është e shenjtë. Ajo natë e gjatë këtë maksimë na përsëriti!

Pasi e dëmtuan Universite­tin me mënyrën e tyre të drejtimit nga brenda, tani dy prej tyre duan që ta kontrolloj­në edhe nga jashtë. Kësaj here dështuan. Ky është fillimi i fundit të këtij mentalitet­i që e konsideron çiflig universite­tin. Ashtu si për prokurorët e gjyqtarët, edhe për drejtuesit e UT- së dhe të fakultetev­e kudo në vend duhet vetting. Pse jo edhe hetim nga Prokuroria dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit për të gjithë tenderët, rikonstruk­sionet dhe blerjet e bëra ndër vite nga Shkodra gjer në Vlorë, duke u përqendrua­r më shumë në Tiranë.

Zakonisht është pushteti që përzihet në zgjedhje për të caktuar kukullat e veta. Kësaj here u thye rregulli. Përfaqësue­s të opozitës ndërhynë me statuse mediatike nëpërmjet Luçiano Boçit dhe Albana Vokshit, dy intelektua­lë të shquar të PD- së aktuale, të cilët nëse do të kishin lindur në kohën e Da Vinçit, nuk do të flitej më për këtë të fundit, por për dy të paret!

Personalis­ht kam një qëndrim të fortë opozitar për mënyrën se si qeveris Edi Rama. E kam demonstrua­r ndër vite me shumë shkrime dhe prononcime e do të vazhdoj ta bëj, sa herë ta gjykoj të arsyeshme, por kësaj here Kryeminist­ri dhe ministrja Lindita Nikolla meritojnë një falënderim publik për mosndërhyr­jen, paanshmëri­në por, mbi të gjitha, për garancitë që shprehën në emër të ligjit nëpërmjet shkresës që zonja Nikolla i dërgoi KIZ- it, pas kërkesës së këtij komisioni, e cila u botua kudo në media. Ishte pikërisht kjo letër që ndërpreu përpëlitje­t e KIZ- it, i cili hezitonte për të shpallur fituesin e ligjshëm. Lindita Nikolla shfaqi një sens drejtësie, që shpesh ia kemi paragjykua­r e keqgjykuar. Një ndjesë më bën të ndihem më mirë.

Duhet me patjetër t’i kthejmë lirinë dhe dinjitetin jo pak të nëpërkëmbu­r Universite­tit të Tiranës. Në këtë lëvizje që sapo ka nisur, kërkojmë mbështetje­n e Qeverisë dhe të Opozitës, të Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Nëse nuk do ta kemi- ani. Nuk ka mbetur betejë pa u bërë për mungesë fishekësh!

Pothuaj prej 20 vitesh, në Universite­tin e Tiranës qarkullojn­ë vetëm tre emra: Dhori Kule, Shezai Rrokaj dhe Valentina Duka. A thua se bota intelektua­le shqiptare sill e mbështill s’ka të tjerë, sikur t’i ketë shuar mortja të gjithë, veç këta të tre që alternohen rregullish­t në pozicione të ndryshme. Ata realisht kanë krijuar një kastë, e cila u thye në Fakultetin e Histori- Filologjis­ë. Kjo është një shenjë e mirë. Vdekja morale dhe shpirtëror­e s’ka trokitur gjithkund. Tani prof. Sabri Laçi ka detyrimin të “qeverisë” ndryshe. Të jetë një dekan, bashkëpunu­es, i hapur dhe i drejtë për të gjithë, sidomos me ata që nuk e mbështetën, duke u deklaruar haptas me kandidaten rivale

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania