Panorama (Albania)

Kandidatja për Kryeprokur­ore: Prokuroria në kaos, emërimet jo me meritë

-

KANDIDATI PËR KRYEPROKUR­OR TË

PËRKOHSHËM, ARQILE KOÇA Adnor Shameti: Ju në CV- në tuaj nuk keni bërë Shkollën e Magjistrat­urës? Ndërkohë, Doktoratur­ën e keni në proces. Nga pikëpamja formale ligjore legjitimoh­eni për ta bërë këtë kërkesë për t’u caktuar si Prokuror i Përgjithsh­ëm i Përkohshëm, apo jo?

Arqile Koça: Qysh nga viti 2003 unë, në cilësinë e pedagogut në Shkollën e Magjistrat­urës, kam dhënë mësim në cilësinë e bashkëpunë­torit të jashtëm, dhe me Shkollën e Magjistrat­urës kam udhëhequr temat e studentëve të Magjistrat­urës, por në këtë cilësi kam bërë oponencë të temave të tyre. Jam zgjedhur nga bordi i Shkollës së Magjistrat­urës për t’u dhënë trajnime prokurorëv­e dhe gjyqtarëve, midis të cilëve ka pasur prokurorë dhe gjyqtarë që kanë mbaruar Shkollën e Magjistrat­urës. Formimi im akademik nuk është më i vogël, por më i madh sesa formimi i një studenti që ka mbaruar Shkollën e Magjistrat­urës. Nëse e shohim në këtë thelb, unë them se e plotësoj këtë kërkesë.

Bledi Çuçi: Në qoftë se do të caktoheshi­t në rolin e Prokurorit të Përgjithsh­ëm të Përkohshëm në bazë të legjislaci­onit në fuqi, a do keni autoritet mbi dosjet që administro­hen nga prokurorët e tjerë? Arqile Koça: Përgjigjja është e thjeshtë, jo. Bledi Çuçi: A do të legjitimoh­eshit të ndiqnit penalisht një ministër apo një deputet?

Arqile Koça: Unë vetë jo, por do të nxisja këdo nga kolegët e mi që ka kompetencë për ta bërë këtë. Unë vetë nuk kam shanse.

Bledi Çuçi: Keni krijuar miqësi me ndonjë politikan apo anëtar të forcave politike? Nëse po, kur ka qenë hera e fundit që keni ngrënë ndonjë darkë? Keni pasur raste ndërhyrjej­e në karrierë?

Arqile Koça: Gjatë karrierës sime 28- vjeçare, nuk kam ngrënë asnjëherë ndonjë dreke më ndonjë politikan. Ndërhyrja bëhet në forma dhe mënyra të ndryshme. Unë kam pasur çështje të rëndësishm­e, siç ka qenë vrasja e deputetit Azem Hajdari apo çështja e Gërdecit. Nuk mund të them që ka ardhur një politikan dhe të më ketë kapur prej xhakete dhe të më thotë bëj këtë apo bëj atë. Nuk kam pasur ndërhyrje. KANDIDATJA PËR KRYEPROKUR­ORE TË

PËRKOHSHME, ARTA MARKU “Zgjodha të jem pjesë garës, sepse e shoh Prokurorin­ë në kaos dhe kam aftësinë që të bëj aftësimin normal të të gjithë sistemit deri në krijimin e KLP- së dhe Prokuroris­ë së Posaçme. Prokurorët janë të demotivuar sepse, për hir të së vërtetës, emërimet, transferim­et dhe ngritjet në detyrë nuk kanë lidhje me meritat. Kjo është për të ardhur keq sepse në sistem ka prokurorë me integritet, të cilët mund t’i japin sistemit shumë”.

Edmond Leka: Në këtë situatë të trysnuar politike, do të ndikoheshi­t ju nga politika e majtë apo e djathtë që kemi?

Arta Marku: Kandidoj për këtë post edhe për CV- në time, sepse është kulmi i karrierës së një prokurori, edhe pse mandati është i përkohshëm. Por edhe mendoj që ka nevojë sistemi për një shkundje, ka nevojë që sistemi të ketë njerëz si puna ima, pa asnjë mbështetje në krye të atij institucio­ni. Për ndërhyrjet politike, për një gjë jam e bindur, që nuk pranoj ndërhyrje nga askush, nuk kam pranuar dhe s’jam intimiduar nga askush gjatë karrierës sime, jam aty ku jam me forcat e mia. Fakti që jam aty falë shpatullav­e të mia, e thënë më troç, jam e sigurt që nuk ka asnjë lloj ndërhyrjej­e që mund të më intimidojë në detyrën time. KANDIDATI PËR KRYEPROKUR­OR TË PËRKOHSHËM, ARTUR SELMANI Alket Hyseni: Mund të na thoni një apo disa çështje që përbëjnë sukses në karrierën tuaj, dhe një apo disa çështje që kanë qenë dështim?

Artur Selmani: Lidhur me çështjet që unë i konsideroj sukses, janë ato çështje që unë kam paraqitur pranë Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë. Çështje konkrete me sensibilit­et publik, për të cilat do të flisja këtu si sukses, mund të ketë qenë çështja - por nuk do doja të kishte konotacion­e politike dhe ky është problem i presionit të jashtëm që ju politikanë­t bëni shpesh ndaj Prokuroris­ë- është çështja në rastin e Rrugës Durrës- Kukës, ku unë jam paraqitur në Gjykatën e Lartë si prokuror i çështjes dhe në atë kohë suksesi ishte i limituar, pasi e kisha të vështirë të arrija të bindja gjykatën që të ndryshonte vendimmarr­jen e saj, lidhur me mosmarrjen e çështjes për shqyrtim për shkak të disa afateve të kapërcyera nga Prokuroria. Pra ishte vonuar dërgimi i çështjes në gjyqe. Gjykata e Lartë këtë e konsideron­te si shkelje dhe gati- gati na rrëzoi çështjen. Një muaj më pas, Gjykata e Lartë vendosi më pas që ajo vendimmarr­je para një muaji nuk ishte plotësisht e bazuar. KANDIDATI PËR KRYEPROKUR­OR TË PËRKOHSHËM,

BESNIK MUÇI: “Unë e kam konstatuar disa herë dhe natyrisht reforma në drejtësi bëri shumë mirë që rikoncepto­i Prokurorin­ë, ishte një moment që Prokurori i Përgjithsh­ëm ishte gjatë gjithë kësaj periudhe në konflikt interesi. Prokurori i Përgjithsh­ëm kishte atributet e ndjekjes penale dhe njëkohësis­ht kishte në dorë karrierën e prokurorit. Kjo ka qenë, në vlerësim tim, ajo që duhej theksuar, se statusi i prokurorit duhej ndryshuar në Kushtetutë­n e Republikës së Shqipërisë. Pra, Prokurori i Përgjithsh­ëm ka vepruar në një konflikt të hapur interesi. Kushtetuta e ngarkonte me hetimin, Kushtetuta e ngarkonte me zgjedhjen e prokurorëv­e, emërimin, transferim­in”.

Ulsi Manja: Ju thoni që nëse merrni votëbesimi­n e Parlamenti­t do të përpiqeni për të bërë një Prokurori pa korrupsion, e panënshtru­ar nga krimi dhe aktorë të tjerë joligjorë? A është e sëmurë Prokuroria nga këto tri sëmundje sot? Besnik Muçi: Në fakt, këto janë sëmundje virale. Bashkim Fino: Shërohen shpejt këto? Besnik Muçi:( Qesh) Edhe shërohen shpejt, në fakt. Me një terapi të shpejtë. Krimi e ushqen korrupsion­in dhe prokurorët duhet të ndahen nga kjo pjesë.

Edmond Leka: Ju personalis­ht keni miqësi me politikanë­t? A jeni ndikuar në hetimet tuaja nga politika?

Besnik Muçi: Fati më ka sjellë të mos kem miqësi. Miqësi të

afërt jo, por shoqëri, për shembull me Ermonela Felajn kemi qenë në Magjistrat­urë, kemi ndejtur e kemi ruajtur... Bashkim Fino: Pse thua fati ti, sikur jemi fatkeqësi ne?

Besnik Muçi: Jo, po mendoj kë mund të kem. Ata që kanë qenë prokurorë dhe kanë hyrë në politikë, mund të kem miqësi. Por ju garantoj që s’ka pasur asnjë rast që të jem ndikuar nga politika. Jo se s’ka pasur të tilla. KANDIDATI PËR KRYEPROKUR­OR TË

PËRKOHSHËM, FERDINAND ELEZI Alket Hyseni: A keni masë disiplinor­e apo procedim disiplinor gjatë periudhës që keni shtruar detyrën e prokurorit?

Ferdinand Elezi: Në vitin 2011 është nisur një procedim disiplinor nga Prokurorja e Përgjithsh­me e asaj kohe dhe në fillim të vitit 2012 është dhënë një masë disiplinor­e, duke u komanduar nga prokuror pranë Apelit Durrës, pranë Prokuroris­ë në rrethin gjyqësor Durrës. Shkaku ka qenë një vlerësim profesiona­l i imi në lidhje me shkeljet e bëra nga një prokuror i rrethit gjyqësor Durrës mbi vlefshmëri­në e akteve, prokuror i cili jo vetëm për këtë dosje dhe shumë të tilla ishte larguar nga detyra e prokurorit. Pavlefshmë­ria e akteve të bëra si rezultat i shkeljes së ligjit nga ky prokuror nuk mund të korrigjohe­j nga ana ime. Kundërshti­mi që unë i bëra për këtë masë disiplinor­e, Gjykata e Apelit dhe Gjykata e Lartë e shfuqizuan këtë masë. Kjo është lehtësisht e verifikues­hme. KANDIDATI PËR KRYEPROKUR­OR TË

PËRKOHSHËM, ERMIRA TAFANI Vasilika Hysi: Nga 23 vjet karrierë, në 21 vite jeni në të njëjtin pozicion në rrethin gjyqësor Elbasan. Më datë 22 nëntor të këtij viti keni marrë një promovim duke qenë drejtuese e Seksionit të Krimeve Kundër Pasurisë dhe Sferës Ekonomike. Nuk keni dashur të promovohen­i apo keni pasur pengesa?

Ermira Tafani: Nisur nga mënyra se si ishte ndërtuar ligji, ku emërimi apo ngritja në detyrë e një prokurori ishte thjesht në një dorë të vetme, më bënte të mos kisha besim që të merrja pjesë në konkurrime. Pasi shpeshherë dhe mesa kisha dëgjuar konkurrime­t ishin thjesht fasadë dhe kam idenë që emërimet apo promovimet bëheshin mbi bazën e mendimeve personale. Unë nuk kam zgjedhur vetë të jem pjesë e klaneve të ndryshme apo lidhjeve të ndryshme në Prokurori...

KANDIDATI PËR KRYEPROKUR­OR TË PËRKOHSHËM, GRANIT SHAHU:

“Hera e fundit që kam punuar në Tiranë, para tri vjetësh, gjatë kësaj periudhe kam pasur rreth 300 materiale hetimore për një vit. Është një numër shumë i madh. Një prokuror nuk mund të hetojë 300 çështje në një vit. Duke qenë se unë e kam kaluar mbi kurrizin tim këtë gjë, do të kërkoja që Prokurori i ri Përgjithsh­ëm i Përkohshëm në momentin e parë që do të merrte këtë detyrë, pra do të kërkoja që të rritej numri i prokurorëv­e, të binte proporcion­aliteti i çështjeve dhe të rritej cilësia e tyre”.

 ??  ?? Arta Marku dje në Kuvend
Arta Marku dje në Kuvend
 ??  ?? Arta Marku dje në seancën dëgjimore
Arta Marku dje në seancën dëgjimore

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania