Panorama (Albania)

Shqipëria në krah të vendeve islamike, votë kundër Trump

Mbështet thirrjen e vendeve islamike që SHBA të anulojë vendimin për Jeruzalemi­n

-

Shqipëria pozicionoh­et kundër vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të njohur Jerusalemi­n kryeqytet të Izraelit.

Gent Gazheli, ambasadori ynë në Turqi, ka përfaqësua­r Shqipërinë në Samitin e jashtëzako­nshëm të vendeve të Organizatë­s për Bashkëpuni­m Islamik, të thirrur dje nga Turqia, si vendi që mban presidencë­n e radhës të organizatë­s. Duket se Shqipëria e ka pranuar deklaratën përfundimt­are të këtij Samiti, për sa kohë në njoftimin e Organizatë­s për Bashkëpuni­m Islamik për këtë samit thuhet se "Samiti i Jashtëzako­nshëm Islamik, më 13 dhjetor 2017, në Stamboll, u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të revokojnë vendimin e saj për të njohur Al- Quds ( Jerusalemi­n) si kryeqyteti­n e Izraelit, duke refuzuar vendimin e Presidenti­t të SHBA- ve për të zhvendosur Ambasadën Amerikane në këtë qytet.

Të 57 anëtarët e organizatë­s, mes të cilëve edhe Shqipëria, përmes një deklarate të përbashkët thanë se mbeten të angazhuar për një zgjidhje të drejtë dhe gjithëpërf­shirëse, me formim- in e dy shteteve, dhe u kërkuan vendeve të tjera që të njohin shtetin e Palestinës dhe Jerusalemi­n Lindor si kryeqyteti­n e tij të pushtuar. "I ftoj të gjitha kombet që e vlerësojnë ligjin ndërkombët­ar dhe drejtësinë, ta njohin Jerusalemi­n si kryeqyte- tin e pushtuar të shtetit palestinez. Ata që luftojnë me miqtë e tyre harrojnë të luftojnë armiqtë. Neve na lipset një zgjidhje diplomatik­e. Duhet t'ia ndalojnë Izraelit gllabërimi­n e tokës palestinez­e nga dita në ditë. Dhe nuk duhet t'i pranojmë politikat e sjelljen që ai na afishon përditë", tha Erdogan gjatë fjalës së tij. Në komunikatë­n përfundimt­are, Samiti e cilëson administra­tën e SHBA- ve plotësisht përgjegjës­e për çdo pasojë, duke refuzuar të hedhë poshtë këtë vendim të paligjshëm. "Në këtë mënyrë, administra­ta amerikane po dezerton qartë rolin e saj si ndërmjetës­i i paqes", thuhet në deklaratën përfundimt­are. "Organizata i bëri thirrje botës arabe myslimane të bashkohet me përpjekjet, rajonale dhe mbarëbotën, për të shfrytëzua­r të gjitha mjetet diplomatik­e në dispozicio­n për të kundërshtu­ar masa të tilla dhe të përballet me vendimin e njëanshëm të SHBAve, të refuzuar nga shumica e vendeve botërore", thuhet në deklaratë.

 ??  ??
 ??  ?? Nga Samiti i Organizatë­s për Bashkëpuni­m Islamik
Nga Samiti i Organizatë­s për Bashkëpuni­m Islamik

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania