Panorama (Albania)

Vërtetimi i Prokuroris­ë italiane që paraqiti Tahiri dyshohet të jetë i falsifikua­r

Kryetari i Dhomës Penale të Katanias: Edhe po të ishte origjinal, dokumenti i Tahirit nuk vërteton nëse ka ndjekje penale ndaj tij

- TIRANE

Më 24 tetor, ish- ministri i Brendshëm Saimir Tahiri doli në një konferencë për shtyp, duke mbajtur në dorë një dokument, të cilin e sillte si provë se nuk po hetohej nga Prokuroria e Katanias.

Tahiri deklaronte se u kishte nisur kërkesë autoritete­ve italiane për t’u informuar nëse ishte në hetim për akuzat si i përfshirë në trafik droge apo jo, duke shtuar se përgjigjen e kishte marrë për 48 orë. Dje, televizion­i “Top Channel” publikoi të dhënat e një investigim­i, gjatë të cilit kishte kontaktuar 3 avokatë profesioni­stë italianë dhe i kishte pyetur për vërtetësin­ë e këtij dokumenti. Sipas avokatëve, dokumenti nuk mund të jetë origjinal, pasi i mungojnë disa shenja identifiku­ese.

DOKUMENTI Emri i Saimir Tahirit për herë të parë doli nga dosja e “Habilajve” e Prokuroris­ë së Katanias. Për të vërtetuar që përdorimi i emrit të tij ishte rastësor dhe i papërfshir­ë në hetime, ish- ministri i Brendshëm doli në një konferencë për shtyp, ku deklaroi se brenda 48 orëve kishte mundur të merrte nga Prokuroria e Katanias këtë vërtetim që dëshmonte se ai nuk është person nën hetim nga italianët. “Brenda 48 orëve me një kërkesë fare të thjeshtë, unë sigurova këtë dokument nga Prokuroria e Katanias. Ky dokument mban datën 23 dhe thotë se për sa i përket shtetasit Saimir Bashkim Tahiri, i lindur më 30 tetor 1979, nuk rezulton sot dhe më herët deri në këtë datë, që të ketë pasur ndonjëherë procedim penal nga Prokuroria e Katanias”, deklaronte Tahiri më 24 tetor. “Top Channel” i kërkoi Prokuroris­ë së Katanias sqarime të mëtejshme për rastin në fjalë. Përgjigjja nga zyra e Prokurorit të Katanias ishte: “Prokurori nuk e sheh të arsyeshme të përgjigjet”. Në këtë moment gazetarët kërkuan të dinin se si mund të merrej një vërtetim i tillë. Për këtë pyetën një studio avokatie në Katania. Avokatja Carmen Gulizia shpjegoi se një vërtetim të tillë mund ta kërkojë çdo shtetas, italian ose jo, fizikisht ose me ndërmjetës­inë e një avokati italian. Për këtë arsye, gazetarët autorizuan avokaten Carmen Gulizia që të kërkonte një vërtetim të tillë. Pasi kërkesa u dorëzua, pritën 48 orë. Përgjigjja nuk erdhi. Përgjigjen avokatja e mori pranë kancelaris­ë së Prokuroris­ë vetëm pas 7 ditësh. Gazetarët u interesuan nëse vonesa kishte të bënte me ta. Por avokatja italiane shpjegoi se një doku- ment i tillë nuk mund të merret për 48 orë. Edhe nëse do të ishin paraqitur vetë fizikisht pranë Prokuroris­ë së Katanias, afati nuk ndryshon. Në bashkëpuni­m edhe me kolegët e “Meridio News” iu drejtuan dy studiove të tjera në Katania, përfshirë kreun e Dhomës Penale të Katanias, të cilët u siguruan dokumente të tjerë, kësaj here të shtetasve italianë. Ajo që u konstatua fillimisht është që afati i marrjes së dokumentev­e është për të gjithë mbi një javë pas depozitimi­t të kërkesës. Në njërin prej dokumentev­e nuk ka firmë, por është një skan- kod shtesë në të djathtë lart. Avokatët sqaruan se nëse dokumenti merret në mënyrë elektronik­e me e- mail, i vihet ky skankod shtesë. Nëse merret fizikisht, me postë apo pranë sekretaris­ë, ka firmë.

NDRYSHIMET Të krahasosh dokumentin e siguruar nga gazetarët, me dokumentin e paraqitur nga ish- ministri Tahiri, me sy të lirë këto 2 dokumente janë shumë të ndryshëm, edhe në përmbajtje, por sidomos në formë. “Dokumente të tilla nuk kam parë kurrë. Jo vetëm që nuk kam parë, por nuk janë të tilla dhe mund ta shohim. Është e dukshme, mungojnë një sërë gjërash. Së pari, nuk është logoja e Republikës së Italisë, që duhet të jetë në çdo akt zyrtar italian. Nuk është barkodi, që është një kod që shërben për të identifiku­ar aktin dhe cili e ka lëshuar këtë akt. Ka një numër protokolli dhe mbi të gjitha, këtu thuhet: Nuk rezultojnë regjistrim­e. Duket sikur dikush e ka parë këtë dhe e ka shkruar në mënyrë pak të shpejtë, sepse ligji italian nuk thotë nëse ka apo jo regjistrim­e, por thotë: Nuk rezultojnë regjistrim­e të mundshme për t’u njoftuar. Por e përsëris, ka një dallueshmë­ri objektive. Mjafton që të shikoni, ky është origjinali ky është dokumenti që më keni treguar. Janë të papërpuths­hëm? Jo, të ndryshëm, të papërpuths­hëm. Ky është një dokument fals. Domethënë, nuk mund ta them që është fals, është një krim i rëndë ‘ falsifikim­i i akteve publike’. Është një nga krimet më të rënda të parashikua­ra në Kodin tonë Penal”, thotë avokati, Gofrredo D’Antona. “Absolutish­t më duket një dokument jo origjinal, duke marrë parasysh që dokumenti i Prokuroris­ë, pra ai zyrtari, ka një bar kod, ka kokën me logon, ka një kod të skanueshëm. Ky është modeli që lëshohet nga Prokuroria e Katanias. Nuk më rezulton që të ekzistojnë të tjera. Kjo vulë nuk mund të them ç’është, por nuk mund të përjashtoj që të jetë e vërtetë. Por ama nuk tregon se cili është burimi që e ka vendosur. Ka një firmë me stilolaps, por jo emrin e punonjësit të Kancelaris­ë që e ka lëshuar. Mirëpo, nuk është e thënë që edhe nëse ekziston një procedim penal në ngarkim, ai të shkruhet dhe të jetë pjesë e dokumentit të lëshuar, sepse në shumicën e rasteve në certifikat­ë shkruhet: nuk rezultojnë regjistrim­e të mundshme për t’u njoftuar. Çka do të thotë, që një subjekt mund të jetë i hetuar për krime të rënda, por pa iu komunikuar kjo, sepse duke qenë një sekret hetimor është e natyrshme që nuk do të tregohet në një dokument që i lëshohet subjektit, që është objekt i atij hetimi”, thotë Enrico Trantino, kryetar i Dhomës Penale të Katanias. Pra, në bazë të këtij investigim­i dhe intervista­ve, duket që kemi të bëjmë me 2 vërtetime të ndryshme; ai i siguruar nga gazetarët, nëpërmjet avokates Carmen Gulizia dhe ai Tahirit me mangësitë e formës dhe të përmbajtje­s që ka. Siç thotë edhe kryetari i Dhomës Penale të Katanias, dokumenti i paraqitur nga Saimir Tahiri, edhe po të ishte një dokument origjinal, nuk vërteton në mënyrë të prerë nëse ndaj tij, ka apo jo ndjekje penale nga Prokuroria e Katanias.

“Dokumente të tilla nuk kam parë kurrë. Jo vetëm që nuk kam parë, por nuk janë të tilla dhe mund ta shohim. Është e dukshme, mungojnë një sërë gjërash. Së pari, nuk është logoja e Republikës së Italisë, që duhet të jetë në çdo akt zyrtar italian. Nuk është barkodi, që është një kod që shërben për të identifiku­ar aktin dhe cili e ka lëshuar këtë akt

 ??  ?? ISH- MINISTRI I BRENDSHEM SAIMIR TAHIRI GJATE KONFERENCE­S KU PARAQITI DOKUMENTIN E PROKURORIS­E SE KATANIAS NE FOTO
ISH- MINISTRI I BRENDSHEM SAIMIR TAHIRI GJATE KONFERENCE­S KU PARAQITI DOKUMENTIN E PROKURORIS­E SE KATANIAS NE FOTO
 ??  ?? Dokumenti i paraqitur nga Saimir Tahiri
Dokumenti i paraqitur nga Saimir Tahiri
 ??  ?? Formati zyrtar i dokumentit të Prokuroris­ë së Katanias
Formati zyrtar i dokumentit të Prokuroris­ë së Katanias

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania