Panorama (Albania)

Haxhia: Dokumenti nuk ka vlerë juridike

-

Maks Haxhia, avokati i ish- ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, u shpreh se dokumenti i paraqitur nga Tahiri është marrë në Sekretarin­ë e Prokuroris­ë dhe jo nga titullari. Në këtë formë, nuk ka vlerë juridike. Sipas tij, nëse ecuria e procesit do të varej nga një dokument i tillë, atëherë do të tërhiqej nga titullari i institucio­nit. “Çdokush mund të marrë një vërtetim. Në lidhje me avokatët e tjerë në Itali, morëm vërtetimin se Saimir Tahiri nuk është nën hetim nga autoritete­t italiane. Ka dy mënyra se si jepet një letër. Letra e marrë nga avokati italian është marrë nga titullari i institucio­nit, ndërsa ne e kemi marrë nga sekretaria e institucio­nit. Ky ishte një dokument i marrë nga ne privatisht. Nëse ecuria e procesit do të varej nga një dokument i tillë, natyrisht që ky dokument do të tërhiqej nga titullari i institucio­nit”, tha dje Haxhia, i kontaktuar nga gazeta “Panorama”. Ndërsa shpjegoi se dokumenti i Tahirit është marrë për të vërtetuar dhe paraqitur procedural­isht në formën e kërkuar. “Ka dy mënyra se si tërhiqet një letër. Letra e paraqitur në media është marrë nga titullari i institucio­nit, kurse letra jonë është marrë nga sekretaria e institucio­nit. Kur merret nga titullari është ndryshe, kurse ky i yni ishte një dokument i marrë në Sekretarin­ë e Prokuroris­ë së Katanias. Nuk ka vlerë juridike. Letra që kemi marrë ne nuk është për të vërtetuar dhe paraqitur procedural­isht në formën e kërkuar. Nëse do të vinte rasti për ta bërë këtë, do t’i drejtohesh­im titullarit të institucio­nit të Prokuroris­ë së Katanias”, shprehet avokati.

 ??  ?? Maks Haxhia, avokati i Tahirit
Maks Haxhia, avokati i Tahirit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania