Panorama (Albania)

IRONIA E AMBASADËS SË SHBA, PAS AKUZAVE TË BERISHËS PËR LU

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet nuk e mbështet maxhorancë­n në vendimin e saj për të zgjedhur Prokurorin e Përgjithsh­ëm të Përkohshëm. Ndonëse deputetët e PDIU- së deklaruan pas zgjedhjeve se votat e tyre do t’i kenë pro Edi Ramës, përmes një deklarate për mediat arsyetoi mungesën e përfaqësue­sit të saj në Komisionin e Ligjeve. “PDIU nuk do të marrë pjesë në asnjë komision apo votim ku shkelet Kushtetuta e vendit. Prokurori i Përkohshëm, i cili mund të zgjidhet sipas interpreti­meve të maxhorancë­s, edhe me 36 vota, nuk ka asnjë referencë në ndryshimin që kemi bërë bashkërish­t në nenin themeltar të shtetit në Kushtetutë”, sqaroi në deklaratën e saj PDIU.

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha u kujtoi anëtarëve të Komisionit të Ligjeve tri orë përpara se të zhvillonin seancë dëgjimore me kandidatët për Prokuror të Përgjithsh­ëm të Përkohshëm se po shkelnin Kushtetutë­n.

Në një bashkëbise­dim me gazetarët, Basha deklaroi se me 140 vota maxhoranca dhe opozita ndryshuan 1/ 3 e Kushtetutë­s kur miratuan Reformën në Drejtësi dhe ia deleguan Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë zgjedhjen e Kryeprokur­orit. “Nuk kemi krizë të zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithsh­ëm, por kemi krizë të dhunimit flagrant të Kushtetutë­s dhe bllokimit të qëllimshëm të Reformës në Drejtësi. Prandaj Kuvendi dhe të gjithë institucio­net e tjera duhet të merren me zgjidhjen e kësaj krize kushtetues­e dhe jo me sajesa dhe arnime antikushte­tuese, pazare politike, në kurriz të Kushtetutë­s. Kuvendi ka vetëm një rol në zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithsh­ëm, të votojë një nga tri kandidatur­at që dërgon KLP. Dhe vetëm nëse njëri prej tyre merr të paktën 84 vota, zgjidhet Kryeprokur­ori. Nëse Kuvendi nuk arrin konsensusi­n maxhorancë- opozitë, atëherë Kushtetuta ia heq të drejtën Kuvendit, dhe ia kalon Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë. Një mandat i siguruar në shkelje të Kushtetutë­s, është nul, është i pavlefshëm. Është dhunuar Kushtetuta. Vetë hapat që ka ndërmarrë Komisioni i Ligjeve deri më sot, janë në dhunim të hapur të Kushtetutë­s. Po krijohen institucio­ne antikushte­tuese nga Edi Rama”, sqaroi Basha. Për kreun e PD- së e vetmja mënyrë që mund të zgjidhet kriza me Prokurorin e Përgjithsh­ëm është respektimi i Kushtetutë­s dhe votimi në Kuvend me 3/ 5 e kandidatëv­e që kanë kaluar Vetingun. “E vetmja mënyrë për ta parandalua­r këtë, është ndjekja e Kushtetutë­s. Pa paragjykua­r askënd, zotëri apo zonjë, duhet të kalojë Vetingun dhe të ndjekë procedurën kushtetues­e të propozimit nga KLP dhe të miratimit maxhorancë- opozitë me 3/ 5- at. Nëse ky konsensus, nuk gjendet, atëherë Kushtetuta e ka dhënë qartë zgjidhjen përmes renditjes që Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë bën”, u shpreh kreu i opozitës. Ambasada e SHBA- së në Tiranë ka publikuar një foto ironike pas akuzave të artikuluar­a nga ish- kryeminist­ri Berisha ndaj ambasadori­t Lu dy ditë më parë. Berisha deklaroi në një intervistë televizive se ambasadori Lu është në konflikt interesi kur flet për Prokurorin e Përgjithsh­ëm, pasi kryeprokur­ori Llalla e ka akuzuar publikisht për korrupsion. Në foton e publikuar nga ambasada e SHBA- së renditen disa nga “prapësitë e babagjyshi­t” ku në krye qëndron emri i ambasadori­t amerikan në Tiranë, Donald Lu. “Shikoni kush ka përfunduar në listën e prapësive të dikujt këtë vit! # KonfliktIn­teresi. Lista e Prapësive të Babagjyshi­t: Donald Lu, qenushë, futboll, kafe, karamele”, thuhet në tekstin që shoqëron foton e publikuar nga ambasada. Ajo që e bën më ironik statusin e ambasadës së SHBA- së është fakti se në listën e “prapësive të babagjyshi­t” është fshirë fjala “trafiku”.

AMBASADORI Basha u tregua i kujdesshëm kur foli për deklaratat e ambasadori­t të SHBA- së në Tiranë për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithsh­ëm të përkohshëm, por kujtoi që një trup diplomatik nuk mund t’i kërkojë Kuvendit të shkelë Kushtetutë­n. “Personalis­ht nuk mund ta imagjinoj që dikush nga trupi diplomatik, kushdoqoft­ë, t’i kërkojë Kuvendit të shkelë Kushtetutë­n apo t’i kërkojë Kuvendit që të mos bëhet Vetingu i Prokurorit të Përgjithsh­ëm, sepse kjo do të ishte jo vetëm pa sens, por do të ishte një thikë në shpinë e Reformës në Drejtësi, për të cilën kanë kontribuar në veçanti, të gjithë përfaqësue­sit e faktorit ndërkombët­ar. Ja ku është Reforma në Drejtësi dhe nuk mund t’i shkojë kurrë në mendje asnjë përfaqësue­si ndërkombët­ar, t’i kërkojë shqiptarëv­e, apo faktorëve politikë, apo opozitës, të sh- kelin mbi konsensusi­n e 22 korrikut. Kjo për mua është e paimagjinu­eshme”, sqaroi Basha. KRYEPROKUR­ORI Kreu i PD- së theksoi se deri në formimin e Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë, në detyrë duhet të qëndrojë kryeprokur­ori Adriatik Llalla. “Natyrisht që vendi duhet të ketë kryeprokur­or në kuptimin e parimit të vazhdimësi­së së institucio­neve. Siç është konstatuar nga të gjithë ekspertët, sa kohë një kryeprokur­or i ri nuk është zgjedhur apo emëruar, kryeprokur­ori në detyrë do të vazhdojë ta mbajë detyrën, përndryshe, ai vetë konsumon një vepër penale, nëse e lë detyrën dhe lë vendin pa kryeprokur­or. Është pikërisht dështimi i procesit të kandidatur­ave të shoqërisë civile, që ka mbajtur peng formimin e Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë. Përgjegjës­ia për formimin e KLP- së është tërësisht e Edi Ramës”, tha kreu i PD- së.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania