Panorama (Albania)

Kryemadhi: Marrja në pyetje e prokurorëv­e në Kuvend e paligjshme, detyrë e KLP- së

-

Kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi ka akuzuar Kryeminist­rin se, përmes shoqërisë civile të kontrollua­r prej tij, ka bllokuar ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë, organin që ka të drejtë të zgjedhë Prokurorin e Përgjithsh­ëm. Në një bashkëbise­dim me gazetarët, Kryemadhi kërkoi që forcat politike të ndryshojnë nenin ku i jepet një anëtar Shoqërisë Civile për aq kohë sa po bllokohet ngritja e KLP- së dhe po zgjidhet një kryeprokur­or politik. “Të ndryshojmë nenin për shoqërinë civile, meqenëse shoqëria civile për disa vite nuk është e gatshme të japë një kandidat për Këshillin e Lartë të Prokuroris­ë, hajde ta ndryshojmë, për aq kohë sa ata ta mendojnë: për 5 vjet, për 10 vjet, apo 2 vjet, të jetë shoqëria civile për të qenë pjesë e Reformës. Por ne nuk mund të presim shoqërinë civile derisa të jetë e gatshme për të na dhënë një kandidat për të ngritur Këshillin e Lartë të Prokuroris­ë. Kjo është edhe një nga arsyet që mbahet peng”, tha Kryemadhi. Kryetarja e LSI- së e cilësoi të paligjshme mbledhjen e Komisionit të Ligjeve dhe marrjen në pyetje të kandidatëv­e për Prokuror të Përgjithsh­ëm të përkohshëm duke kujtuar se organi që ka të drejtë të marrë në pyetje kandidatët është vetëm Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë. “Komisioni i ligjeve që bën seancën dëgjimore është totalisht i paligjshëm, nuk e dimë me çfarë targeti e bën takimin. Komisioni i Ligjeve nuk është Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë. Dëgjesat me kandidatët për Prokuror të Përgjithsh­ëm i bën Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë. Në zgjedhjen e prokurorit, dëgjesat me kandidatët për prokuror janë të shkruara në Kushtetutë, e cila është e votuar me 140 vota si asnjëherë tjetër”, sqaroi kryetarja e LSI- së.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania