Panorama (Albania)

Veliaj: Shpërblim për të gjithë punonjësit e Bashkisë

“Sakrifica njerëzore është më e dobishme se infrastruk­tura”

-

Të gjithë punonjësit e bashkisë Tiranë do të përfitojnë shpërblim me rastin e festave të fundvitit. Lajmin e dha Kryebashki­aku Erion Veliaj, një ditë më parë, por pa zbuluar shumën që do të shkojë në xhepat e çdo punonjësi apo faturën totale që do të adresohet. Teksa çmoi sakrificën e çdo punonjësi, kryesisht atyre që janë në pararojë të situatave emergjente, Veliaj tha se nuk janë paratë ato që bëjnë diferencën, por ato janë një mjet stimuli dhe vlerësimi për punë të mirë. “Edhe këtë fundvit, do të japim një shpërblim për të gjithë punonjësit tanë të Bashkisë së Tiranës, sidomos ata të emergjenca­ve, jo se paratë bëjnë diferencën, por për të treguar se për ne sakrifica njerëzore është po aq e dobishme, në mos më e dobishme sesa infrastruk­tura”, deklaroi Veliaj. Kujtojmë që një muaj më parë, të gjithë punonjësit e sektorit të mbështetje­s e logjistikë­s në Drejtorinë e Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin, njohur ndryshe edhe si shërbimi zjarrfikës, përfituan rritje page dhe shpërblim për mirëmenaxh­imin e situatës së zjarreve gjatë verës. I pranishëm në 5- vjetorin e themelimit të Emergency Response Albania ( ERA), kryetari i Bashkisë së Tiranës, i shoqëruar nga ambasadori i Zvicrës në Shqipëri, Christoph Graf, mori pjesë në përurimin e sallës së re dhe të autoambula­ncës që do të shërbejë gjatë 24 orëve në 7 ditë të javës në qytetin e Tiranës. Duke i cilësuar punonjësit e shërbimit zjarrfikës dhe të urgjencave si heronjtë e heshtur të qytetit, Veliaj tha se ka ndryshuar perceptimi, por ka ende shumë për të bërë. “Respekt për ata që shërbejnë, një pakicë e shoqërisë që del nga rehatia e vet për të sakrifikua­r për të tjerët. Unë besoj që kemi nevojë për këtë kulturë në ko- mbin tonë. Është shtuar respekti për uniformën e policisë, për punën e zjarrfikës­it, për bluzën e bardhë të mjekut, por ende nuk jemi aty ku duhet”, theksoi Kryebashki­aku, ndërsa shtoi po ashtu se sensi i detyrës dhe i trajtimit të uniformës me respekt e dinjitet, pavarësish­t kush është në pushtet, meriton të vlerësohet. Ambasada e Zvicrës ka financuar për qendrën e re të operacione­ve e cila mundëson komunikim më të shpejtë dhe më të mirë midis ERA dhe spitaleve apo klinikave. “Ajo që shohim këtu sot është teknologji e klasit më të lartë, e njëjta që përdoret edhe në qytete zvicerane”, shtoi Ambasadori Graf. Shërbimet e ERA- s në Tiranë ofrohen falas për çdo qytetar pa dallim, mbështetur nga donacione vullnetare. Që prej 2015 ERA po zbaton një projekt të shërbimit të emergjencë­s mjekësore paraspital­ore në përputhje me standardet ndërkombët­are në këtë fushë. Ky projekt synon të krijojë një model ekselence bazuar në praktikat më të mira evropiane e amerikane duke ia përshtatur ato kontekstit shqiptar.

 ??  ?? Kryebashki­aku Erion Veliaj
Kryebashki­aku Erion Veliaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania