Panorama (Albania)

Qeveria miraton shpërblimi­n për festat, 6 kategoritë e pensionist­ëve që përfitojnë

Zbardhet Paketa e Solidarite­tit, 3 mijë lekë për moshën e tr etë, 2 mijë lekë për ndihmën ekonomike e personat me aftësi të kufizuara

- Ogerta Manastirli­u TIRANE

Qeveria vendosi dje të ndajë 3 mijë lekë për pensionist­ët dhe 2 mijë lekë për ata që marrin ndihmë ekonomike dhe për personat me aftësi të kufizuara. Gazeta zbardh të plotë vendimin e Paketës së Solidarite­tit bashkë me kategoritë që do të përfitojnë shpërblimi­n. Në vendim saktësohet se shpërblime­t do të ndahen brenda dhjetorit.

“Shpërblime­t të kalohen në llogaritë e pensionist­ëve në muajin dhjetor 2017 dhe të paguhen gjatë këtij muaji. Në rastet kur pagesat efektive nuk kryhen brenda muajit dhjetor 2017, ato të paguhen gjatë vitit të ardhshëm”.

KUSH PËRFITON Masa e shpërblimi­t është e barabartë për pensionist­ët, prej 3 mijë lekësh. Atë do ta përfitojnë rreth 649 mijë pensionist­ë, nga të cilët mbi 506 mijë janë pensionist­ë në pension pleqërie, 70 mijë persona në pension invalidite­ti, 55 mijë persona në pension familjar, dhe mbi 18 mijë persona të tjerë në trajtim financiar me pension social, pension apo trajtim të veçantë financiar si minatorë të nëntokës, punonjës të ish- ndërmarrje­ve ushtarake dhe ushtarakë në pension të parakohshë­m. Sipas relacionit, qëllim i vendimit është “përmirësim­i i vazhdueshë­m i nivelit të plotësimit të nevojave të pensionist­ëve, nëpërmjet një kontributi financiar për mbulimin e një pjese të shpenzimev­e personale për festat e fundvitit”. Në vendim parashikoh­et që brenda javës të lidhet marrëveshj­a me postën dhe të vendosen datat e fillimit të ndarjes së shpërblimi­t. Pensionist­ët nuk do të paraqesin asnjë dokument shtesë për të marrë paratë e Paketës së Solidarite­tit.

Pjesë e skemës së shpërblime­ve do të jenë edhe personat me aftësi të kufizuara dhe me ndihmë ekonomike. “Kemi vendosur të shpërblehe­n me rastin e festave të fundvitit në masën 20 mijë lekë të vjetër edhe personat që trajtohen me ndihmë ekonomike, si dhe kategorinë e personave me aftësi të kufizuara”, theksoi ministrja Manastirli­u gjatë prezantimi­t të vendimit të qeverisë. Ministrja tha se fondi total që qeveria ka vendosur të vë në dispozicio­n për shpërblimi­n e fundvitit ka vlerën 2 miliardë e 253 milionë lekëve të rinj. “Kjo Paketë Solidarite­ti konfirmon edhe një herë vëmendjen dhe përkujdesi­n e qeverisë për ata që kanë nevojë për përkujdesj­e dhe mbështetje në këtë prag festash”, u shpreh ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania