Panorama (Albania)

Votimi elektronik, Lu thumbon PS: A e ka marrë seriozisht këtë çështje?

"Shoh 2 ose 3 anëtarë të maxhorancë­s dhe shpresoj që zoti Çuçi do të shpjegojë se pse të tjerët janë ende në shtrat sot në këtë ditë"

-

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, thumboi dje maxhorancë­n për mungesë pjesëmarrj­eje në tryezën për votimin elektronik të organizuar nga OSBE- ja.

Duke u nisur nga numri i ulët i deputetëve socialistë në këtë tryezë, Lu pyeti nëse maxhoranca e ka marrë seriozisht këtë proces. "Më lejoni të falënderoj opozitën që iu bashkua kësaj konference, në një numër të madh. Dhe më lejoni të pyes se çfarë ndodhi me maxhorancë­n. Mund të shoh 2 ose 3 anëtarë të maxhorancë­s dhe shpresoj që zoti Çuçi do të shpjegojë se pse të tjerët janë ende në shtrat sot. Unë do të thosha që kjo ngre pyetjen nëse maxhoranca e ka marrë seriozisht çështjen e votimit elektronik. Binin dakord apo jo me përdorimin e teknologji­së, e rëndësishm­e është që të dyja, si maxhoranca, edhe opozita, të jenë pjesë e këtij diskutimi", tha ambasadori Lu. Por ironisë së Donald Lusë iu përgjigj socialisti Bledi Çuçi, po me ironi. "Mos të dyshojë në asnjë moment për seriozitet­in e Partisë Socialiste, sepse në sallë janë 7 të komisionit ad hoc të reformës territoria­le. Madje, me standardin e opozitës, duke ju pasur juve në krah, bëhemi 8", tha Çuçi. Ambasadori Lu u shpreh se, nëse klasa politike do ta aplikojë votimin elektronik për zgjedhjet e ardhshme, duhet ta fillojë punën që tani. Por, duke kujtuar vërejtjet në raportin e OSBE/ ODIHR- it, ambasadori tha se votimi elektronik nuk do t'i zgjidhë ato. "Votimi elektronik nuk do t'i zgjidhë këto probleme. Mund të zgjidhë probleme të tjera, por për t'i zgjidhur këto, Shqipëria duhet të implemento­jë rekomandim­et e OSBE/ ODIHR- it", tha Lu më tej. Bledi Çuçi e mbështeti përdorimin e teknologji­së, por sipas tij kjo gjë nuk garanton besim. "Për- dorimi i teknologji­së nuk garanton besim, nuk sjell besim mes palëve. Përkundraz­i, besimi mes palëve politike mund të bëjë të mundur që përdorimi i teknologji­së të sjellë sukses në administri­min sa më eficient të procesit zgjedhor", tha Çuçi.

Por demokrati Oerd Bylykbashi insistoi se në kushtet e Shqipërisë, teknologji­a është më se e nevojshme. "Teknologji­a në votim nuk sjell besim, i duhet besim. Kjo është e vërtetë për shumicën dërrmuese të vendeve që besojnë te votimi me letër dhe laps, por në kushtet e Shqipërisë, ku vit pas viti, zgjedhje pas zgjedhje, ndërtojmë edhe më shumë mosbesim. Për fat të keq, në dy zgjedhjet e fundit karta e identiteti­t ka filluar të kthehet në një problem shumë të madh, pikërisht për të drejtën e votës. Sot flitet për emigrantët. Nuk votojnë emigrantët. Këto lloj impersonif­ikimesh e bëjnë të domosdoshm­e që të vëmë filtrat e identifiki­mit të zgjedhësve në qendrat e votimit", tha Bylykbashi. Tryeza e djeshme u organizua nga OSBE- ja në një diskutim për të folur mbi përfshirje­n e teknologji­së në proceset zgjedhore. OSBE- ja i bëri thirrje komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore të zbatojë rekomandim­et e zyrës së ODIHR- it pas dy zgjedhjeve të fundit. "Jemi të gatshëm të ndihmojmë komisionin dhe i nxisim fort të zbatojnë rekomandim­et e OSBE/ ODIHR- it dhe ta bëjnë këtë qëllim kryesor të punës së komisionit", deklaroi ambasadori i OSBE- së në Shqipëri, Bernd Borchardt, i cili nënvizoi se "çështjet në lidhje me perceptime­t për blerjen e votës, financimin e fushatës, ndjekjen penale të rasteve të shkeljeve në zgjedhje, të denoncuara në Polici dhe Prokurori, si dhe administri­mi profesiona­l i zgjedhjeve, duhet të jenë çështje prioritare, dhe jo vetëm në punën e Komisionit të posaçëm".

 ??  ?? Dje gjatë tryezës së OSBE- së për teknologji­në në zgjedhje
Dje gjatë tryezës së OSBE- së për teknologji­në në zgjedhje

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania