Panorama (Albania)

Blushi: Pse refuzova konferencë­n e OSBE- së për votimin elektronik

- Jorida Tabaku

Kryetari i LIBRA- s, Ben Blushi, e cilësoi ironi faktin që konferenca për nxitjen e votimit elektronik organizohe­j nga ata që e penguan atë për zgjedhjet e 2017- s. Përmes një statusi në Facebook, Blushi tregon arsyet e mungesës së tij. "Ironi e madhe kur shikoj se të gjithë ata që penguan votimin dhe numërimin elektronik në zgjedhjet e fundit të qershorit, sot kanë organizuar një konferencë mbi Teknologji­të e Reja të Votimit. Nuk harroj dot bisedat e stërzgjatu­ra me të gjithë ambasadorë­t, që po flasin sot në këtë konferencë. Pa përjashtim secili prej tyre ishte kundër futjes së teknologji­së në votim, aq sa njërit prej tyre u detyrova t'i bëj këtë pyetje: Kush i organizon zgjedhjet, ju apo ne? Këtë pyetje do t'u bëja edhe sot, por duke e ditur përgjigjen, refuzova t'i përgjigjem ftesës për të marrë pjesë në një Konferencë, ku dhunuesit flasin më shumë se viktimat", shkruan Blushi. Sipas tij, për shkak të vjedhjes së votave, LIBRA ka humbur një mandat. "Meqë ra fjala, dua t'u kujtoj të gjithëve se nga 65 kuti që KQZ hapi në Tiranë, LIBRA- s i ishin vjedhur mbi 90 vota. LIBRA rezultoi me fakte partia më e vjedhur në zgjedhjet e 25 qershorit. Nëse votat do t'i kishte numëruar një makinë elektronik­e, LIBRA do të kishte të paktën një mandat. Por me këmbëngulj­en e ambasadorë­ve, votat në Shqipëri nuk i numëroi makina, por doganierët, taksidarët, hipotekarë­t dhe telendarët. LIBRA është e vetmja parti që ka paditur disa numërues, që ende punojnë në administra­të me bindjen se asnjë prokuror nuk do hetojë krimin zgjedhor në Shqipëri dhe asnjë ambasador nuk do të kritikojë prokurorët, që nuk inkriminoj­në ata që vodhën votat", përfundon Blushi sqarimin e tij për mungesën në tryezën e OSBE- së.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania