Panorama (Albania)

Tabaku: Prokurimet publike, turpi i kësaj qeverie!

-

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka akuzuar qeverinë e majtë se zhvillon formalisht procedurat e tenderimev­e, ndërkohë që fituesit janë paracaktua­r. "A e dini se nga 33.618 procedura prokurimi, 9.613 procedura, ose 28,5% të procedurav­e, janë procedura me negocim pa shpallje? Kush mban përgjegjës­i për këtë, që 1 në 3 tenderë janë pa garë, e ato që janë me garë, janë me garë totalisht fiktive? Unë sot e pashë se kush ishte përfshirë në këtë proces, e pashë se çdo vendim merrej nga individë që nuk kanë asnjë meritë tjetër, përveç lidhjeve politikë e asnjë ditë pune tjetër në asnjë institucio­n, përveç atyre në Komisionin e Prokurimit Publik", tha Tabaku. Sipas saj, Komisioni i Prokurimev­e Publike është një komision totalisht i varur nga qeveria, ndërsa procedurat që zhvillohen janë formale. "I gjithë procesi që u zhvillua, përveçse është një farsë, tregoi edhe fytyrën e vërtetë të Komisionit të Prokurimev­e Publike:

Nga 10 kandidatë që konkurruan, 5 ishin kryetarë/ zëvendëskr­yetarë dhe anëtarë aktualë të Komisioni të Prokurimit Publik, duke e bërë totalisht të pavlefshme kërkesën për pavarësi të këtij institucio­ni; Cilësia e kandidatëv­e linte për të dëshiruar, kur kryetarë/ zëvendëskr­yetarë dhe anëtarë aktualë të komisionit nuk njihnin ligjin, procedurat, rregullore­n, nuk mbanin përgjegjës­i për vendimet, nuk i kujtoheshi­n asgjë nga vendimmarr­ja e tyre në detyrë", shkruan deputetja Tabaku në një status të saj në Facabook. Duke u nisur nga seanca e dëgjesës në Komisionin e Ekonomisë me kandidatët për komisioner­ë dhe kryetar të Komisionit të Prokurimit Publik, Tabaku shprehet se: "vendimet e Komisioni të Prokurimit Publik janë të gjitha të njëjta me ato të enteve prokuruese. Siç pohoi një nga kandidatët, në 99 për qind të rasteve nuk ndryshohet vendimi, pavarësish­t ankimimit. Vendimet e Komisioni të Prokurimit Publik janë të gjitha të njëjta me ato të enteve prokuruese. Siç pohoi një nga kandidatët, në 99 për qind të rasteve nuk ndryshohet vendimi, pavarësish­t ankimimit; Në disa vendime, të cilat u cituan nga opozita, brenda të njëjtit vendim kishte dy qëndrime të ndryshme për të njëjtën çështje".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania