Panorama (Albania)

Atentati në Orikum, dyshime pas sherrit për pazar droge

Arrestohet miku i shënjestrë­s, i gjendet drogë në makinë

- VLORE

Atentati i ndodhur në Orikum, ku mbeti i plagosur një 23vjeçar, dyshohet se ka ardhur për shkak të prishjes së pazareve të drogës.

Një pistë e tillë po hetohet nga policia pasi në automjetin e Geraldo Hasanajt, 20 vjeç, që ndodhej bashkë me të plagosurin Denis Brahimi u gjet një sasi prej 514 gramësh lëndë narkotike kanabis sativa. Pikërisht lënda narkotike dyshohet nga policia se është shkaku kryesor i plagosjes së Brahimit. Ngjarja ndodhi rreth orës 17: 30 të ditës së martë, pranë një pike karburanti në rrugën nacionale Vlorë- Orikum, kur Brahimi dhe Hasanaj janë takuar me dy të rinjtë e shpallur në kërkim si autorë të plagosjes. Policia bën me dije se autorët janë G. Ç., 23 vjeç dhe G. B., 33 vjeç, ndërsa ka sekuestrua­r edhe një automjet tip "Volkswagen", me të cilën dy të rinjtë i shpëtuan arrestimit. Autorët e plagosjes u larguan në drejtim të Llogorasë në vendin e quajtur "Çipaj", ku braktisën automjetin, duke u larguar më këmbë. Policia dyshon se të dy shtetasit të jenë ndihmuar nga persona të tjerë për t'u larguar nga Llogoraja. Ndërsa në vendin e ngjarjes në cilësinë e provës materiale është sekuestrua­r një armë tip pistoletë dhe një gëzhojë. Nga ana tjetër, policia ka arrestuar Deraldo Hasanajn, i cili ndodhej bashkë me 23- vjeçarin e plagosur në momentin e ngjarjes. Në automjetin e Hasanajt, një makinë tip "Ford Fiesta", është gjetur një sasi lënde narkotike, rreth 514 gramë, çka mendohet dhe shihet nga policia si pista kryesore ku po hetohet për ngjarjen e ndodhur. Burime nga grupi hetimor kanë saktësuar për gazetën "Panorama" se pista kryesore mbetet ajo e prishjes së ndonjë pazari për lëndën narkotike, çka ka sjellë më pas edhe konfliktin mes 23vjeçarit dhe dy autorëve të shpallur në kërkim. Gjatë marrjes në pyetje nga oficerët e policisë, Geraldo Hasanaj është treguar i rezervuar, por ka saktësuar se Brahimi dhe dy autorët kanë pasur një debat verbal para se të ndodhte plagosja. Por, nga ana tjetër, Hasanaj nuk ka konfirmuar nëse diçka e tillë të ketë ardhur për shkaqe të drogës apo të ishte një konflikt i çastit. Pas këtij konflikti, konfirmojn­ë burimet, një prej dy personave ka nxjerrë armën tip pistoletë duke qëlluar në këmbë 23- vjeçarin Brahimi dhe më pas të dy autorët janë larguar me shpejtësi me automjetin tip "Volkswagen".

 ??  ?? I plagosuri Denis Brahimi
I plagosuri Denis Brahimi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania