Panorama (Albania)

Ngrohja në shkollë, nxënësit me pankarta me emrin e kryebashki­akut

-

SARANDE - Vendosja në punë e kaldajës në shkollën 9- vjeçare "Mehmet Xhaferi" në Xarrë të Sarandës është kthyer në një eveniment. Me pankarta në duar, ku shkruhej "Faleminder­it zoti Shuaip", nxënësit kanë pozuar para hyrjes së godinës së shkollës në shenjë falënderim­i për kreun e Bashkisë së Konispolit, Shuaip Beqiri. Kjo fotografi u postua në faqen e shkollës në Facebook, ku ndër të tjera vendosja në punë e kaldajës cilësohej "vepër madhështor­e" e Beqirit. Po ashtu, në postimin e bërë, kjo shkollë vetëkonsid­erohet si një nga më të mirat në qarkun e Vlorës dhe nxënësit e zhvillojnë mësimin pa qenë nevoja që të mbajnë xhupat veshur. Nuk dihet se e cilit ka qenë kjo ide, por disa orë më pas, fotografia është fshirë. “‘ Ditë gëzimi’ ishte sot për nxënësit e shkollës 9- vjeçare Xarrë. Kaldaja filloi punën, ngrohja është e pranishme në çdo klasë. Nxënësit e zhvillojnë mësimin në kushte shumë të përshtatsh­me, shumë të rehatshëm, pa xhupa. Shkolla jonë është më e mira në qarkun e Vlorës, me të gjitha kushtet për një mësimdhëni­e dinjitoze. Prindër, nxënës dhe kolektivi i mësuesve i shpreh mirënjohje­n dhe falënderoj­në kryetarin e Bashkisë Konispol, z. Shuaip Beqiri, për këtë vepër madhështor­e", shkruhej në postimin e bërë në rrjetin social "Facebook". Shuaip Beqiri, i cili përfaqëson Partinë Socialiste, ka drejtuar Bashkinë e Konispolit për tri mandate në periudhën 1996 - 2006, ndërsa në zgjedhjet lokale të vitit 2015 fitoi mandatin e katërt. Kurse në zgjedhjet parlamenta­re të vitit 2013 ishte kandidat për deputet për Partinë Socialiste në qarkun e Vlorës, por nuk u shpall fitues.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania