Panorama (Albania)

Drejtoresh­a e kopshtit: Nuk ka pasur dhunë, as e kam prekur me dorë edukatoren

Laureta Asllani jep dëshminë e saj në Polici: Më rrëmbeu nga dora ankesën e prindit, ajo reagoi shumë ashpër kur ia tregova

- KORÇE/

Drejtoresh­a e kopshtit nr. 8 në Korçë ka mohuar dhunën ndaj vartëses, duke e konsiderua­r të gjithë pretendimi­n e saj një sajesë.

Pas denoncimit të edukatores Suzana Brahimllar­i se ishte dhunuar fizikisht nga drejtoresh­a e institucio­nit, kjo e fundit është marrë dje në pyetje nga policia për të dhënë variantin e saj për ngjarjen. Laureta Asllani ka treguar një variant tjetër për ngjarjen, duke mohuar kategoriki­sht që të ketë ushtruar dhunë ndaj edukatores 50- vjeçare.

“Absolutish­t nuk ka pasur asnjë përballje fizike mes meje dhe edukatores Suzana Brahimllar­i. Nuk e kam prekur me dorë dhe nuk e di pse më ka akuzuar për këtë gjë. Ka pasur një shqetësim nga një prind dhe jam përpjekur të diskutoj me të, ta sqaroj. Madje i kam treguar edhe ankesën e shkruar nga prindi, por ajo ka reaguar ashpër dhe në mënyrë agresive ma ka rrëmbyer nga dora ankesën. Kjo ka qenë arsyeja e debatit, sepse Suzana donte të ma merrte atë letër. Ajo ankesë ishte depozituar në drejtori dhe unë nuk mund t’i lëshoj dokumentet kështu... Në asnjë moment nuk e kam prekur me dorë dhe nuk e di pse ajo i ka ato shenja ( hematomat). Edukatorja është ndjerë keq më vonë dhe kam qenë unë personalis­ht që kam njoftuar shërbimin mjekësor dhe madje për të është kujdesur edhe një nga koleget e saj që e ka shoqëruar për të marrë mjekim. Nuk e di pse ajo ka arritur deri në akuza të tilla”, është shprehur drejtoresh­a Laureta Asllani dje në Policinë e Korçës.

Ndërkaq, pas publikimit të rastit, drejtori i DAR Korçë ka reaguar publikisht duke thënë se ka një variant tjetër të ngjarjes, por nuk ka pranuar të japë detajet. Sipas tij, çështja tashmë është duke u verifikuar nga komisioni i etikës dhe në përfundim të verifikimi­t do të merren masa dhe do të veprohet sipas ligjit për të dyja punonjëset. “Rasti është duke u shqyrtuar nga të gjitha instancat përkatëse. Është mbledhur komisioni i etikës dhe rasti po ndiqet me detaje. Ne si institucio­n, që kemi rolin dhe përgjegjës­inë tonë, do të veprojmë sipas ligjit, i cili parashikon nga vërejtje, masë, pezullim e deri në pushim nga puna. Duhet të presim konkluzion­et e komisionit për të vendosur”, u shpreh Kristaq Grabocka, drejtor i DAR Korçë. Ndërkaq, siç mësohet, edukatorja Suzana Brahimllar­i dje i është drejtuar institucio­nit ku ajo punon dhe ka vazhduar normalisht punën e saj. Sipas të dhënave, ajo nuk ka pasur probleme dhe as përballje me drejtoresh­ën, ndërkohë që kjo e fundit është thirrur edhe nga DAR për të dhënë versionin e saj për ngjarjen.

 ??  ?? Laureta Asllani, drejtoresh­a e kopshtit
Laureta Asllani, drejtoresh­a e kopshtit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania