Panorama (Albania)

Dëshmia e edukatores: Më tërhoqi zvarrë nëpër shkallë

-

Edukatorja e dëmtuar deklaroi se ishte dhunuar nga drejtoresh­a në momentin që ajo i kishte kërkuar të fotokopjon­te ankesën e prindit. Ajo u paraqit me hematoma në spital, teksa deklaroi se eprorja e saj e kishte tërhequr zvarrë pas një presioni psikologji­k që kishte nisur muaj më parë ndaj saj. Në një intervistë për “Panoramën” dy ditë më parë, 50- vjeçarja e dëmtuar rrëfeu gjithçka kishte ndodhur, ndërsa çështja tashmë është duke u hetuar.

Znj. Brahimllar­i, a mund ta na thoni se si ndodhi ngjarja?

Më tha drejtoresh­a se kishte pasur një ankesë nga një prind me argumentin se unë nuk respektoja etikën, pasi u thosha prindërve çfarë bënin fëmijët e tyre gjatë kohës që unë kujdesesha për ta. Ndërkohë që unë e kam detyrim që t’i informoj prindërit për çdo gjë që ndodh me fëmijët, çdo sjellje të tyre të mirë apo çdo gabim që bëjnë. Më thirri në zyrë dhe më komunikoi që kishte këtë ankesë prindi dhe madje kishte mbledhur komisionin e etikës. Dhe më tej çfarë ndodhi? I kërkova letrën që pretendont­e se e kishte bërë prindi dhe ajo e nxori dhe ma tregoi. Në ato mo- mente, unë i kërkova që ta bëja fotokopje dhe t’ia ktheja origjinali­n dhe nisa ta palos. Por ajo u revoltua nga kjo gjë dhe nisi të më godasë. Unë dola nga zyra, por ajo më ndoqi dhe po më tërhiqte zvarrë nëpër shkallë... Më pas iu shkëputa nga duart dhe hyra në klasë, ku ishin edhe fëmijët. Mendova se për shkak se aty kishte fëmijë, nuk do të vinte atje. Ju ndoqi? Po, ka hyrë në klasë dhe në sy të fëmijëve, që janë 5- vjeçarë, më goditi, ata u traumatizu­an. Më pas doli nga klasa dhe unë u ula në një karrige. Nuk isha në gjendje të qëndroja, isha e shokuar. Pak më vonë humba ndjenjat dhe më kanë shtrirë mbi tavolinën ku hanë ushqim fëmijët. As ambulancën nuk lajmëroi që të më çonin në spital. Thirra vetë urgjencën dhe më kanë mjekuar atje, mbi tavolinë.

Keni pasur konflikte të mëparshme me drejtoresh­ën?

Kam 32 vjet që punoj në sistemin arsimor dhe nuk kam pasur asnjëherë probleme. Kam 3 muaj që përballem me presion psikologji­k të vazhdueshë­m, pasi kjo drejtoresh­a nuk e di pse grindej me mua për çdo gjë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania