Panorama (Albania)

Spitali: Gazetarët nuk kishin autorizim, por mjeku theu etikën

-

KORÇE- Drejtoria e Shërbimit Spitalor Korçë reagoi dje nëpërmjet një deklarate, në lidhje me pamjet e publikuara në media, ku shefi i urgjencës shtyu dhe ofendoi gazetaret që tentuan të merrnin intervistë­n e edukatores së dhunuar. “Duke marrë shkas nga videoja e publikuar në media dhe portalet online, sqarojmë të gjithë opinionin publik se ngjarja e ndodhur është analizuar nga Drejtoria e Shërbimit Spitalor Korçë, brenda kuadrit ligjor. Më 12 dhjetor 2017, ora 13: 30, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore një qytetare. Mjeku që është kujdesur për pacientin, ka qenë mjeku roje Dhimitër Samara. Më pas, janë paraqitur gazetarë të mediave të ndryshme, të cilët pa asnjë autorizim nga eprori i institucio­nit apo shefi i shërbimit të urgjencës, kanë kërkuar me insistim të intervisto­jnë pacientin, i cili ishte duke marrë trajtim mjekësor, çka përbën shkelje të ligjeve, rregullore­s së institucio­nit dhe etikës në punë. Mjeku roje në krye të detyrës për të dhënë ndihmën e parë jo vetëm pacientit në fjalë por edhe pacientëve të tjerë të ndodhur në kushte të emergjencë­s shëndetëso­re, shërbim i cili kërkon përgjegjës­i të lartë, u ka kërkuar gazetarëve të qëndrojnë jashtë ambienteve të shërbimit të urgjencës”, thuhej në njoftimin e spitalit të Korçës. Më tej theksohet se pasi u ka kërkuar disa herë me mirësjellj­e të largohen për të mos penguar punën, mjeku roje, në kushtet e ngarkesës në punë, gjatë komunikimi­t të tij me gazetarët ka shfaqur elemente te thyerjes së etikës në komunikim. Për këtë nga ana e Drejtorisë Rajonale të Spitalit Korçë, pasi të analizohet ngjarja, do të dilet në një përfundim.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania