Panorama (Albania)

Fyerjet ndaj Trump, prokurori nuk ndryshon

-

Zëvendëspr­okurori i Përgjithsh­ëm i SHBA- ve, Rod Rosenstein, u tha ligjvënësv­e të mërkurën se ai nuk ka arsye për të shkarkuar prokurorin e posaçëm Robert Mueller, i cili po drejton hetimin për të gjetur nëse fushata e zotit Donald Trump ka bashkëpunu­ar fshehurazi me Rusinë gjatë zgjedhjeve presidenci­ale të vitit 2016. Zoti Rosenstein dëshmoi para Komisionit Juridik të Dhomës së Përfaqësue­sve, një ditë pasi u bënë publike qindra mesazheve SMS të shkëmbyera midis dy zyrtarëve të FBI- së në ekipin e hetuesve të zotit Mueller. Në mesazhe ata shfaqnin pikëpamje kundër Trump- it, duke bërë që disa ligjvënës të vënë në dyshim paanshmëri­në e FBI- së, agjencisë kryesore ligjzbatue­se të vendit. Rosenstein, i cili është personi që emëroi zotin Mueller dhe që mbikëqyr punën e ekipit të tij, u përball me pyetje rreth zotit Mueller nga anëtari demokrat i komisionit, Jerrold Nadler. "Nëse ju urdhërojnë sot ta shkarkoni zotin Mueller, çfarë do të bënit?", pyeti Nadler. "Do të ndiqja rregullin. Nëse do të kishte arsye bindëse, do të veproja, përndryshe nuk do të veproja", u përgjigj Rosenstein, i cili shtoi se deri tani nuk ka gjetur ndonjë arsye bindëse. Pikëpyetje­t rreth integritet­it të hetimit të zotit Mueller u ngritën pas shkarkimit gjatë verës të agjentit të FBI- së Peter Strzok, pas zbulimit të mesazheve SMS që ai kishte shkëmbyer me avokaten e FBI- së, Lisa Page. Të dy bënin pjesë në ekipin e agjentëve dhe prokurorëv­e që hetojnë rreth përfshirje­s së Rusisë në zgjedhje. Ndër 375 mesazhet e publikuara të martën ishte edhe një shkëmbim i datës 4 mars 2016. Page e përshkruan­te kandidatin Trump si një "njeri të neveritshë­m", ndërsa Strzok përgjigjej: "E megjithatë ai mund të fitojë ( në zgjedhje)". Kur Strzok e pyeste nëse ajo besonte se Trump do të ishte një president më i keq sesa republikan­i Ted Cruz, Page përgjigjej: "Po, ashtu mendoj". Page dhe Strzok shkëmbenin komente përçmuese edhe për demokratët, përfshirë kandidatin presidenci­al Bernie Sanders dhe ish- Prokurorin e Përgjithsh­ëm Eric Holder. Inspektori i Përgjithsh­ëm i Departamen­tit të Drejtësisë po heton tekstet si pjesë e një hetimi të gjerë për mënyrën se si FBI- ja ka trajtuar çështjen e serverit personal të zonjës Clinton dhe lidhjet e dyshuara të fushatës së Trump- it me Moskën. VOA

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania