Panorama (Albania)

Tirana rigjen Kukësin, Flamurtari sfidon "demat"

-

I mbani mend ndeshjet e pjesës së dytë të edicionit të kaluar mes Tiranës dhe Kukësit? Tashmë do të rikthehen në Kupën e Shqipërisë. Çifti që prodhoi "aleancën" e famshme në turin çerekfinal të edicionit të kaluar, do të jetë përballë në të njëjtin raund. Pasi eliminuan Vllazninë, bardheblut­ë rigjejnë një kundërshta­r që iu hapi rrugën për fitimin e Kupës së 16- të në historinë e tyre, por në sezonin kur për herë të parë pësuan rënien nga Kategoria Superiore. Tashmë gjërat kanë ndryshuar shumë, me Tiranën që kërkon rikthimin në elitë dhe Kukësin kampion në fuqi, që synon të shpëtojë sezonin. Me përfundimi­n e sfidave të djeshme të turit të dytë, u përcaktuan edhe çiftet çerekfinal­e, teksa ndeshjet e para do të luhen më 31 janar, ndërsa ato të kthimit më 14 shkurt. Tirana- Kukësi, Teuta- Skënderbeu, Flamurtari- Partizani dhe LaçiLuftët­ari janë sfidat e turit çerekfinal. Por, për të zyrtarizua­r kundërshta­rin e kurbinasve duhet pritur edhe vendimi i Komisionit të Disiplinës për ndeshjen Luftëtari- Bylisi, e cila nuk u zhvillua dje dhe, sipas rregullore­s, gjirokastr­itët fitojnë në tavolinë 3- 0, duke qenë ata në turin tjetër. Nuk është vetëm Tirana që ka rigjetur Kukësin, por TeutaSkënd­erbeu është një tjetër çift që rikthehet të luajë në Kupën e Shqipërisë. Në edicionin e shkuar u takuan në gjysmëfina­le, ndërsa do të përballen në çerekfinal­e. Një "finale" e parakohshm­e në miniaturë duket Flamurtari- Partizani. Pasi kanë snobuar Kupën disa edicione radhazi, të kuqtë tashmë e kanë këtë trofe si një objek- tiv madhor. E njëjta gjë edhe për vlonjatët, pasi Kupa është një rrugë më e shkurtër për të qenë në Europë. Një shans i artë edhe për Laçin e Luftëtarin. Një prej tyre do të jetë në gjysmëfina­le, teksa historia e dekadës së fundit flet për kurbinasit. Në ndryshim nga tre turet e para, me çiftet që ishin të përcaktuar­a nga FSHF, në gjysmëfina­le do të ketë short të lirë. ÇUDIRAT - Skuadra që injorojnë tifozët dhe i zhvillojnë ndeshjet në fusha asnjanëse, por edhe raste si të Bylisit, që, edhe pse i duhet të udhëtojë vetëm dy orë për të shkuar në Gjirokastë­r, ia lë gjithçka rastësisë dhe, më pas, ndodh ajo që nuk pritej. Skënderbeu zgjedh të presë Besëlidhje­n në Kavajë, ndërsa Kukësi luan në Pezë ndaj Erzenit. Një mungesë seriozitet­i në një kompeticio­n që ndoshta i ka ardhur kohë të ndryshojë skemën dhe të kopjojë shembujt më të mirë europianë.

 ??  ?? Çast nga ndeshja Vllaznia- Tirana
Çast nga ndeshja Vllaznia- Tirana

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania