Panorama (Albania)

DOKUMENTI I QEVERISE Vendimi, pensionist­ët që përfitojnë shpërblim

Qeveria miraton vendimin, zbardhet shpërblimi për 6 kategori të pensionist­ëve. Përfitojnë edhe ushtarakët e punonjësit e bashkisë

- DORINA AZO

Qeveria miratoi dje vendimin e posaçëm për shpërblime­t e fundvitit. Me paketën e solidarite­tit këtë fundvit do të shpërndahe­n shpërblime edhe për punonjësit e Forcave të Armatosura, të Policisë së Shtetit, të forcave RENEA dhe reparteve të FNSH- së që u angazhuan në operacione­t e shpëtimit nga përmbytjet.

Masa e shpërblimi­t për këto kategori do të jetë nga 20 mijë lekë deri në 50 mijë lekë. Lajmin e mirë për shpërblime­t e forcave ushtarake dhe efektivët e Policisë së Shtetit e dha dje ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Ministrja e Mbrojtjes, Xhaçka, tha se shpërblim do të përfitojnë 2917 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 330 efektivë të Policisë së Shtetit. “Me vendimin e sotëm ( dje), fondi prej 63,290,000 lekësh do të shpërndahe­t në shenjë mirënjohje­je, për të gjithë ata që u përfshinë në operacioni­n e jashtëzako­nshëm, përmes të cilit shteti përballoi një emergjencë të rrezikshme dhe në veçanti për ata efektivë që ishin në vijën e parë të shpëtimit të jetëve”, u shpreh Xhaçka.

VENDIMI Sipas relacionit të vendimit të qeverisë, masa e shpërblimi­t llogaritet të jetë nga 20 mijë lekë deri në 50 mijë lekë. Kështu, sipas ndarjes së bërë në këtë vendim, 298 punonjësve nga Forcat e Armatosura do t’u ndahet shuma 14.900.000 lekë, që do të thotë se për çdo punonjës do të ketë nga 50 mijë lekë shpërblim. Rreth 1560 punonjës nga Forcat e Armatosura do të ndajnë shumën 31.200.000 lekë, përcaktuar nga Ministria e Financave dhe ajo e Mbrojtjes, që do të thotë se do të marrin nga 20 mijë lekë secili. Ndërsa pjesa prej 1059 punonjësis­h nga Forcat e Armatosura ndajnë shumën 10.590.000 lekë e secili do të marrë nga 10 mijë lekë shpërblim. Ndërkohë, po sipas këtij vendimi, shpërblimi i punonjësve të angazhuar në strukturat e Policisë së Shtetit do të shpërndahe­t për rreth 330 veta, në masën 20,000 lekë për punonjës. Për repartin special RENEA dhe repartet e FNSHve Tiranë, Fier dhe Shkodër do të shpërblehe­n 70 punonjës. 60 punonjës të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier po ashtu do të marrin 20 mijë lekë shpërblim. Po 20 mijë lekë shpërblim do të marrin edhe 30 punonjës të Policisë Durrës, 30 punonjës të Policisë Tiranë, 70 punonjës të Policisë Vlorë, si dhe 70 punonjës të Drejtorisë Vendore të Kufirit, Migracioni­t Vlorë dhe repartit “Delta Force”.

 ??  ?? Ministrja Xhaçka dje gjatë deklaratës
Ministrja Xhaçka dje gjatë deklaratës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania