Panorama (Albania)

Dokumentet, Tahiri dyshohet se falsifikoi dokumentin e Prokuroris­ë italiane

DOSJA/ “MOISIU I BLEU GRUAS SE TAHIRIT GJERDAN 15 MIJE EURO”

-

Maxhoranca në Komisionin e Ligjeve ka zhvilluar dje pa praninë e opozitës seancën dëgjimore me 7 kandidatët për Prokuror të Përgjithsh­ëm të Përkohshëm. Deputetët e PD- së dhe LSI- së bënë të ditur se nuk do të merrnin pjesë në seancën dëgjimore, ndërkohë që në mbledhjen e djeshme mori pjesë dhe deputeti i PSD- së, Tom Doshi. Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, tha dje se të 7 kandidatët për Prokuror të Përkohshëm do t’i nënshtrohe­n një forme “vetingu” nga Parlamenti, pasi para se ata të dërgohen në Parlament, do t’u verifikohe­t pasuria nga ILDKP dhe pastërtia e figurës nga Autoriteti i Hapjes së Dosjeve. Para deputetëve të majtë paraqitën platformën prokurorët Arqile Koça, Arta Marku, Artur Sel- mani, Besnik Muçi, Ferdinad Elezi, Ermira Tafani dhe Granit Shahu. Gjatë seancës, kandidatja Arta Marku tha se Prokuroria e Përgjithsh­me ishte na kaos, ndërkohë që kandidati Besnik Muçi tha se Prokuroria vuan nga sëmundjet virale të korrupsion­it. Ndërsa kandidatja Ermira Tafani tha se konkurrime­t më parë bëheshin mbi baza preferenci­ale dhe klanore. Kandidatët e tjerë, Arqile Koça dhe Artur Selmani nuk kanë pranuar të japin komente për punën e paraardhës­ve, duke e gjykuar si joetike. Ndërsa kandidati Granit Shahu tha se duhej shtuar numri i prokurorëv­e, pasi ai vetë kishte përballuar në një vit 300 dosje. Kandidati Ferdinand Elezi pranoi dje se kishte marrë masë disiplinor­e nga ish- kryeprokur­orja Ina Rama, por këtë masë e kishte rrëzuar Gjykata e Apelit dhe ajo e Lartë.

 ??  ?? Tahiri me dokumentin italian në Kuvend
Tahiri me dokumentin italian në Kuvend
 ??  ?? BASHA DJE ME GAZETARET
BASHA DJE ME GAZETARET

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania