Panorama (Albania)

‘ Moisiu i bleu gruas së Tahirit gjerdan 15 mijë euro’

Zbardhen përgjimet e reja: S’do para, por gjerdanë me diamante

-

Në vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, që i bllokoi pasaportën Saimir Tahirit, pjesë e argumentev­e janë edhe disa përgjime të reja, që janë paraqitur si provë nga Prokuroria. Në përgjimet e realizuara nga Drejtësia italiane dhe që janë në dosjen prej 1800 faqesh, janë nënvizuar rastet kur përmendet ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Sipas materialit që është bërë publik nga organi i akuzës, personat e përgjuar e kanë përmendur sërish Saimir Tahirin duke thënë se ai nuk do para, por gjerdanë dhe diamante dhe, sipas tyre, Moisi Habilaj ka shpenzuar 15 mijë euro për një gjerdan që e ka blerë për bashkëshor­ten e Tahirit. Në përgjime, personat e arrestuar në Itali flasin edhe për makinën “Audi A8” dhe mënyrën se si u ble makina e Tahirit nga Artan Habilaj, që në fakt përdorej nga Moisi Habilaj, e cila sipas të përgjuarve është dhënë me mirëbesim, me aq sa ka dashur Tahiri. Prokuroria ka shkëputur një bisedë të përgjuar mes Eneo Sulajt dhe një personi të paidentifi­kuar. Më poshtë përgjimet e reja që ndodhen në materialin e Prokuroris­ë.

Enea Sulaj: Kur shkova atje më thoshte pronari, sepse kishte folur me Saimirin, që i kishte kështu… kostumin. Më tha zgjedhjet, por unë e kuptova sikur po thoshte leksionet. Ndërsa ata me zgjedhje quajnë votimet. Dhe ai më tha, po zgjedhjet mirë? Dhe unë i thashë … po çfarë të tha që shkojmë në shkollë. Çfarë i the? Dhe ai më thoshte, po jo, jo, flet meqenëse ka folur me Saimirin dhe po pyet për zgjedhjet. Dhe unë i thashë, kam një lëmsh. I kanë vjedhur të gjithë votat. Kështu fillova të flisja për politikë më atë… dhe Moisiu me thoshte, lërë këtë muhabet, sepse sikur të vijë ai, sepse e ka mbajtur numrin ( aludon për faktin se Saimiri e ka ruajtur numrin e pronarit të dyqanit). Sikur të vijë për të blerë, sepse i kishte pëlqyer ( kostumi).

Eneo Sulaj: E more vesh se çfarë i ka blerë Moisiu bashkëshor­tes së tij?! Një gjerdan që kushton 15 mijë euro. Burri: Po, çfarë po thua?

Eneo Sulaj: Tani për tani që u nis, përveç parave Burri: Kostumin dhe…

Eneo Sulaj: Jo, jo! Burri: Nuk jep asgjë pa bashkëshor­ten thua?!

Eneo Sulaj: Po! Përveç Sokolit që i mori paratë për punën, Saimiri nuk donte para. Është e qartë sepse me ata… dhe i tha…. gjerdanin me diamante.

Në një tjetër bisedë mes dy personave përmendet automjeti “Audi A8” dhe nëse Moisiu kishte ndërmend ta shiste.

Eneo Sulaj: “Audin”? Po jo, nuk e shet atë. Në fillim do të blejë detyrën Saimiri dhe pastaj……

Burri: Saimiri ia ndryshon S- në, merr ndonjë tjetër për të marrë…. Eneo Sulaj: Ajo është e shtetit. Burri: Ah, ai është i shtetit. Eneo Sulaj: Po! Më duket se është i shtetit, është 150 me atë…. Moisiu trak- trak. Moisiu tani më tha se do të marrë një S të vitit 2013. Me sa para do ta marrësh? Më tha me 50 mijë. Në një tjetër përgjim në automjetin e Meridian Sulajt përmendet sërish automjeti i Tahirit. Meridian Sulaj: Presidenti e ka 01, Kryeminist­ri e ka 02, 03 është “Audi” që ka Artani. Që e kishte ai kushëriri ynë. Vetëm ata e kanë. Avdyl Sulaj: E mirë, targa të veçanta janë. Meridian Sulaj: Targa të veçanta, 03 e ka Artani, që i ka dhënë ai. Burri: Cili Artan? Meridian Sulaj: Ishte i kushëririt tonë. Ai, Kryeminist­ri vëlla? Si quhet, çfarë është tani ai? Avdyl Sulaj: Saimiri. Meridian Sulaj: Saimir Tahiri. 01 e ka Presidenti, 02 e ka Kryeminist­ri, 03 e kishte ky Saimiri. Avdyl Sulaj: E ka Saimiri! Meridian Sulaj: Po ai është Ministër i Brendshëm. Avdyl Sulaj: Targat e qeverisë u hiqen targat makinave të qeverisë kur shiten. Meridian Sulaj: Po ai ia ka dhënë Artanit me të gjitha dokumentet. Ta marrë dreqi, çfarë thotë ky shiten. Ua heqin, është e tij personale, o vëlla! Avdyl Sulaj: Është personale, nuk është e punës? Burri: Nuk e ndalon. Meridian Sulaj: Po atë e ka dhënë kështu, në mirëbesim, nuk e ka dhënë… Avdyl Sulaj: Po ajo dihet. Meridian Sulaj: Por në të vërtetë ia ka dhënë Moisiut. Moisiu ia ka blerë me sa ka dashur ai. Ia ka blerë.

 ??  ?? Prokurorët që kërkuan arrestimin e Saimir Tahirit
Prokurorët që kërkuan arrestimin e Saimir Tahirit
 ??  ?? Faksimile e vendimit të Gjykatës
Faksimile e vendimit të Gjykatës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania