Panorama (Albania)

Aty ku është Macroni, është përpara...

-

Sërish një takim i nivelit të lartë për klimën? Presidenti i Francës, Emmanuel Macron e di si mund të prodhosh kryetituj të mirë gazetash. Pak javë më parë, në Bonn, Konferenca e Klimës e OKB- së punoi mbi detajet e mundimshme të “Marrëveshj­es së Parisit për Klimën” të vitit 2015, me vendime të vështira për t’u kuptuar, efekti i të cilave do të duket vetëm pas disa vitesh.

Macroni përdor në vend të kësaj përvjetori­n e dytë të “Marrëveshj­es së Klimës të Parisit”, të lëvduar kaq shumë, për ta vënë veten në krye të lëvizjes së klimës. Me një takim vetjak njëditor të nivelit të lartë me pjesëmarrë­s të njohur: kryeminist­rja britanike ishte e pranishme, shumë e gëzuar për mundësinë për të mos folur një herë për Brexit- in; Princi Albert i Monakos; Bill Gates nga SHBA; dhe nga Gjermania shkoi ministrja e Ambjentit Barbara Hendricks, por jo kancelarja.

TAKIM I NIVELIT TË LARTË PA ANGELA MERKELIN

Kjo, në një kohë kur Angela Merkeli konsideroh­ej më parë si ruajtësja e ‘ Gralit të Shenjtë’ për mbrojtjen ndërkombët­are të klimës. 20 vjet më parë ajo ndihmoi kur qe ministre e Ambientit, për të pagëzuar marrëveshj­en e parë për klimën, protokolli­n e Kiotos. Dhe që kur qeveris, e ka prezantuar vazhdimish­t Gjermaninë si paraprijës­e në takimet e mëdha të klimës.

Tani rolin e këtij paraprijës­i e luan Macroni. Që pak javë më parë ai deklaroi në Bonn, së bashku me kryetarë të tjerë sh- tetesh, braktisjen e energjisë së fituar nga qymyri. Këtë, Franca e ka më të lehtë se Gjermania, sepse Franca një pjesë të mad- he të energjisë e fiton nga centralet atomike. Dhe tani takimi që tërheq vëmendjen dhe që merret para së gjithash me çështje të financimit.

KRITIKË E ASHPËR NDAJ DONALD TRUMPIT

Vëmendjen, Macroni, e shfrytëzoi që para konferencë­s, për të bërë deklarata të qarta në drejtim të Uashington­it. Duke folur në kanalin amerikan CBS ai i përcolli “mikut të mirë, Presidenti­t” se marrëveshj­a e Parisit nuk do të rinegocioh­et, siç dëshiron Trumpi. Pikë. E gjithë sjellja e Trumpit në drejtim të klimës kishte qenë “shumë agresive”. Por dikur do të pendohet edhe Trumpi dhe do ta tërheqë daljen nga ‘ Marrëveshj­a e Parisit’.

Aktualisht, Angela Merkeli mundohet në Berlin të sqarojë me socialdemo­kratë tepër të zhgënjyer, nëse mund ta rigjallëro­jë qeverinë e saj. Kohë për rol paraprijës­i, në çështjet e klimës, këtu nuk mbetet, aq më tepër që emisionet e qymyrit sollën kritika që në konferencë­n e Bonnit. NË EVROPË PO LËVIZIN DISA GJËRA.

Që më parë, shprehja e Macronit “Make our planet great again” si përgjigje ndaj “Make America great again” të Trumpit tërhoqi disi vëmendjen. Deklarata të tilla të vendosura zor se priten nga Merkeli, ky nuk është stili i saj.

Në Evropë po lëvizin disa gjëra. Të paktën për sa i përket mbrojtjes së klimës. Tema të tjera do të pasojnë...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania