Panorama (Albania)

Reali nuk fal, Ronaldo në histori

Portugezi bëhet golashënue­si më i mirë i historisë në Botërorin e klubeve

- PËRGATITI: GENTJAN ALINANI

Kishte pak dyshime, por tani mund të themi zyrtarisht: Reali i Madridit është finalisti i dytë i Botërorit të klubeve.

Por sa shumë vuajtje për ta siguruar biletën. Ndeshje e çmendur, ku kampionët e botës në fuqi përmbysën 2- 1 Al Xhazirën, pas shumë tentativas­h drejt portës kundërshta­re. Shtylla, gola të anuluar, pritje spektakola­re të portierit, por në fund Ronaldo dhe shokët e tij do të luajnë në finale kundër Gremios në orën 18: 00. Portugezi sërish në histori si golashënue­si më i mirë i këtij kompeticon­i me 6 gola, duke kaluar Mesin, i cili ka shënuar 5.

Shumë raste- Ajo që ndodh në pjesën e parë është e pabesueshm­e. Në 10 minutat e para, portieri i Al Xhazirës bën 6 pritje spektakola­re duke ndalur gola të sigurt të Realit. Pastaj një shtyllë dhe një traversë. Benzema, Modriç dhe Ronaldo afrohen me rrjetën, por i ndal portieri. Ai bën mrekulli sërish ndaj Varanit dhe kroatit, ndërsa shokët e tij duket se nuk e mbajnë dot topin më shumë se dy sekonda në këmbë. Realit i anulohen edhe 2 gola, një faull dhe një me VAR. Por në minutën e 41- të ndodh ajo që nuk pritej. Romarinjo kalon Ashrafin dhe shënon golin e

avantazhit për vendësit. Goditjet janë 17- 3 në favor të Realit, por rezultati është 1- 0 për Al Xhazirën.

Ronaldo rekord- Shumë më e çmendur se pjesa e parë ishte fillimi i së dytës. Al Xhazira shënon golin e dytë, por për fatin e Realit, Busufa gjendet në pozicion jashtë loje. "Monstra" Husani largo- het nga fusha për probleme muskulore. Në minutën e 53të, Modriç pason për Ronaldon dhe portugezi shënon golin e barazimit. Gol me peshë edhe për statistika­t, sepse ai u bë lojtari me më shumë gola në këtë kompeticio­n ( 6) duke kaluar Mesin dhe Suarezin me 5.

Vendos Bejl- Sërish shumë raste, por portieri Al Senani kopjon shokun e skuadrës duke pritur gjithçka. Atëherë kur nuk arrin ai, i vjen në ndihmë shtylla dhe Benzema ishte i pafat. Nuk është dita e tij dhe Zidan e zëvendëson me Bejlin. Uellsiani sjell fat. Prekja e parë, goditja e parë dhe gol. Kampionët e Europës marrin frymë lirisht.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania